Pse Iliri, Rama e Alia si dalin në ndihmë Kosovës kundër Serbisë?

Opinione

Pse Iliri, Rama e Alia si dalin në ndihmë Kosovës kundër Serbisë?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 12 gusht 2018 Në ora: 12:01
Sulejman Mehazi

Është kohë historike për bashkimin e trojeve shqiptare, ose sot, ose kurrë. Ne s'jemi për ndërrime kufijshë e territoresh mashtruese e në dëm të shqiptarëve, s'duam të na qepin kufijtë si duan serbët e të tjerët! Ose si duan shqiptarët, ose jo ndryshe!  Mjaftë na kanë mashtruar në Londër, Berlin, pas Luftës së Dytë, 1945, e deri më sot. 

Një gjë nuk mundtë ta kuptojmë, kur e gjithë bota, BE-ja e SHBA-ja, bisedojnë për ndërrime kufijshë mes shqiptarëve e serbëve, përveç politikanëve të heshtur e të pazësh?m shqiptarë në Shqipëri e Maqedoni. Si është e mundur, Ilir Meta e Edi Rama, Ali Ahmeti e Talat Xhaferi, mos ta kuptojnë simbolikën, e ndërrimeve kufinjësh, e cila s'ka të bënte vetëm me Kosovën e Hashim Thaçit, por për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Na duket sikur të gjithë kënaqen me Hashim Thaçin, për brengat e zortin e madh të tij politikë për ndërrime territoresh me Serbinë. Zotërinjtê e lartèpërmendur ose shtiren, s'duan, ose e dinë se kufijtë e Kosovës s'kanë të bëjnë vetëm me Luginën e Preshës, por për gjithë trojet shqiptare. Ndërrimi i territoreve është fjalor politik i bashkimit të trojeve shqiptare në një.

Pse Iliri e Rama i Shqipërisë, Ahmeti e Talati i Maqedonisë si dalin në ndihmë Hashimit e Ramushit e t'ju thonë diplomatëve të fuqive të mëdha, SHBA-sê e BE-së, se nëse shkëmbehen territoret serbe - shqiptare atëherë kërkojmë bashkimin e tërë territoreve shqiptare e jo vet?m të Luginës së Preshevës.
Çështë ky turp i përhershëm politik shqiptar, vetëm politikanët kosovarë ngrenë zërin për kufijtë, ku është zëri i politikës shqiptare e maqedone, pse s'del e të thotë guximshëm Edi Rama, se nëse bëhet shkëmbimi i kufijve me serbinë, atëherë ne duam të bashkohemi me Kosovën e me shqiptarët e Maqedonisë?, pse Ali Ahmeti s'thotê, nëse Lugina i bashkohet Kosovës pse dhe shqiptarët e Maqedonisë mos t'i bashkohen Shqipërisë?
Shtojcë:

Hasan Prishtina pasi e mori Vilajetin e Shkupit, duke parë se do ta humb e do t'ia marrin serbët përsëri, kërkoi ndihmë prej Vilajeteve tjera shqiptare, mirepo nga inati pse Hasani me luftë fitoi Shkupin, askush si ndihmoi, për gjashtë muaj përsëri Shkupin e morën serbët, e lanë të vetmuar sikurse sot që është i vetmuar Hashim Thaçi, pa ndihmën e Ilirit, Ramës e Aliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat