Viktimat e sotme të propagandës hedoniste

Opinione

Viktimat e sotme të propagandës hedoniste

Nga: Dedë Palokaj Më: 17 gusht 2018 Në ora: 19:07
Dedë Palokaj

Jetojmë në epokën e cila vërtetë na bënë thirrje serioze që ta kuptojmë domethënien dhe qëllimin e ekzistencës sonë. Asgjë në botë nuk na duket më konkret, më i arsyeshëm, më i afërt dhe më i kjartë se sa njeriu. Mirëpo, përkundër kësaj, në thelb asgjë më misterioze, më i paparashikueshëm dhe më i paarësyeshëm nuk na dukët se sa njeriu. Njeriu nuk është krijesë që mund të parashikohet dhe të planifikohet jeta dhe e ardhmja e tij, sepse rrugët e tij janë të mistershme. Mirëpo, përkudër kësaj, çdo gjë është ndryshe, e kuptuar, atëherë kur i besohet atij. Njeriut mund ti besohet apo mos ti besohet. Mirëpo, kur i zëmë besë, atëherë besnikërisht i dorëzohemi. Kështu është edhe me fenomenin e quajtur dashuri.

Dashuria është njëra ndër qëllimet më të rëndësishme në jetën e njeriut dhe të gjitha miteve, kulteve, dhe feve botërore. Jemi të krijuar nga Dashuria dhe për dashuri. Potenciali më i madhë njerëzor pa të cilën nuk mundët të jetoj raca njerëzore, është dashuria. Ajo është fuqia dhe supërfuqia më e madhe e njeriut dhe shpëtimtarja e vetme e tij. Atë njeri që e duam, përherë e kemi pran nesh, në zemrën tonë, edhe nëse ai gjindet me mijëra kilometra larg. Kurse atë që nuk e duam, edhe nëse ushqehemi bashkë prej një pjate, largësia prej tij është më e madhe se lagësia e Tokës dhe Diellit. Në mungesë të dashurisë dhe mizorisë së egër të zemrës, njeriu më lehtë mund të shkoj edhe në vendet më të largëta të botës, me vizë apo pa vizë, se sa të shkoj të vëllau apo fqiu i vet. Kështu, vetëm prania fizike nuk krijon afërsi, pa bashkim shpirtërorë. As bashkimi fizik i bshkëshortëve nuk e ndihmon dhe nuk e bashkon qenien e tyre pa dashuri. Dashuria është si një nënë e mirë që i ushqen fëmijet e vet dhe që i zgjedh të gjitha problemet e tyre. Duke na ofruar me njeri – tjetrin, dashuria na bënë të ngjajshëm ndërmjet veti si bijet e një nëne të vërtetë. Dhe, mu për këtë dashuria është temë qendrore për të cilën më së shumti shkruhet, përshkruhet, dëgjohet, kritikohet, predikohet, këndohet, meditohet, flitet dhe përflitet.

Oh, sa të shumta janë bukuritë dhe mrekullitë që ka natyra dhe qeniet njerëzore, por dashuria është më e bukura dhe më madhështorja në botë. Dhe, ai që nuk vepron në emër të kësaj “princeshe”, i përket diktaturës sunduese monarkiste qe dikton vullnetin e vet të mjerë: në familje, në punë, në pushtet dhe çdo kund tjetër. Asgjë nuk është më e ëmbël, më e fortë, më e sigurt, më ushqyese dhe më e plotë as në qiell as në tokë se sa dashuria e vërtetë. Kush mund ta harroj zemrën e madhe të nënës së vet me plot dashuri, dhe zemrën e atij që vërtetë të do? Tagore thotë: “ O, i Madhërueshem, kur tëvdes ruaje në heshtjen tënde për mua vetëm një fjalë:DASHURI.”

Fenomeni i vetëm që bënë dritë përherë dhe që nuk krijon hije asnjëherë, është dashuria. Ai që jeton në dashuri, punon, jeton, vrapon pa përtesë, nuk lodhet asnjëherë, gëzohet pandërprerë, është i lumtur, i lirë dhe nuk është i lidhur me asgjë në botë. Shih, se si dashuria është si një festë madhështore pambarim e cila marrëdhëniet ndërnjerëzore i bënë të ngrohta, të gjalla, të mira dhe të lira. Ajo është si një mensë ku ushqehemi bashkërisht, vllazërisht dhe vazhdimisht, në të cilën  rritemi dhe piqemi pandërprerë.

Mirëpo, dashuria nuk është fat. Ate nuk mund ta prognozojmë sikur parashikimin e motit. Dashuria nuk është e paracaktuar. Ajo nuk është lënë në dorën e verbër të fatit siç janë: horoskopi, testet e dashurisë, filxhani i kafës, letrat tarot etj. Dashuria nuk është një gjë që mund të na ndodhë apo të mos na ndodhë. Nuk është marketing, por është kënga dhe jeta e zemrës sonë. Për këtë, ai që jeton në dashuri dhe dhe për dashuri,  këndon më mirë se bilbili, sepse zemra e tij pa pushim i këndon lirisë dhe dashurisë. Nuk i këndon vetëm goja, sepse zëri i tij nuk është si zëri i kukuvajkës që ndjell zi, por i këndon krejt “shtëpia” - tërë jeta i bëhët jehonë e zemrës së dashur.

Njeriu nuk është lodër as lojë e fatit ku përjashtohet vullneti dhe liria e tij. Ta dorëzosh jetën në duart e fatit të panjohur, të verbët i cili pret ti ngjajë apo të mos i ngjajë diçka, është qëndrim pasivist qe vetveten e shndërron në një vrojtues të plogësht që nuk vetëvepron. Kjo njeriun e bënë shikues, vezhgues të pafuqishem, të paaft dhe të pa fat në jetë. Dashuria, liria dhe parimet morale janë në duart e njeriut. Ato janë të lindura bashk me njeriun dhe janë të rrënjosura thellë brenda nesh. Njeriu është i lindur që ta realizojë jetën e vet në liri dhe dashuri. Mu për këtë çdo gjë varet prej vendimeve dhe vullnetit të tij të lirë.

Edhe përkundër propozimeve dhe reçetave që dëgjohen sot për dashuri, kurrë nuk kemi pasur më shumë nevojë për dashuri të vërtetë se sa sot. Bota ka përparuar shumë, më shumë se kurdoherë në histori, por ka mbetur pa zemër, e dëmtuar rëndë në sferën e dashurisë.Tokës sonë gjithnjë e më shumë po i mungon qielli i hapur e i ndritshëm, dhe krahet e lehtë të njeriut për të “fluturuar”, e kjo do të thotë: dashuria e zemrës për të jetuar.Qysh prej “Rënies”, njerëzit u bënë të huaj për njeri-tjetrin. Në vend që ta mbrojnm njeri-tjretrin, sulmohemi ndërmjet veti. Pa dashuri familjet dhe njerëzimi mbetët shumë prapa, larg përparimit dhe qytetërimit të vërtetë.

Historia e dashurisë së sotme është bërë histori e mundimshme dhe shmangie nga rregulli normal i dashurisë. Individët si të pa shpirtë, në emër të dashurisë vrapojnë si tregtarë të trupit duke bërë pazar të turpshëm me dashurinë. Ky pazar i zi pune, dashurinë e sotme po e bënë edhe më të zezë, dhe më të shëmtuar. Sot, mund të blesh çdo gjë, edhe trupin e njeriut nëse ka nevojë, por si mund ta blesh dashurinë si një malllë në treg. Zëri i epsheve dhe prezentimi i lakuriqësisë së shfrenuar të trupit me plot erotizëm, hedonizëm dhe perversione jonatyrore, është bërë banalitet dhe anomali joshëse, mashtruese dhe degraduese. Ky zë, kjo reklamë në emër të dashurisë, ka marrë hov të madhë dhe po manifestohet kudo para syve të botës si virus mortorë. 

Mirëpo, zëri i epsheve dhe i kërkesave trupore nuk është edhe zë i dashurisë së vërtetë. ”Ska gjë më boshe se epshi”- thotë, Platoni. Dashuria e pastër nuk është vetëm ndjenjë dhe një lojë argtuese, nëse nuk të bën të duash me gjithë zemër. Dhe, shih se si dashuritë e bazuara vetëm në kërkesa, bëhën lojë intrigash, dhe dashuri të dështuara. Këngët e sotme pikëlluese mbi vajtimet e dashurive të humbura më së miri e dëshmojnë këtë. Vajtimet e tilla i përngjajnë vajtorës që vajton të vdekurin i cili nuk ngjallet më. Për këtë, këto dashuri nuk zgjasin shumë dhe i përngjajnë luleve stinore të cilat për gjashtë muaj rresht i ekspozohen diellit dhe pastaj i zë dimri dhe i zhdukë përgjithmon. Pre e kësaj “dashurie” që  shumë shpejt të zë rob, në vçanti janë të rinjët. Atyre në vend që tju ofrohen kuptimi, qellimi i jetës dhe rruga e dashurisë së vërtetë, ju ofrohën fenomene destructive. Sdo mend se të rinjët e sotëm si “bijet” e kohës gjinden në udhëkryq pa udhërrëfyes, dhe në sprova të papregaditura nga tundimet negative. Kënaqësia si qëllim i jetës përherë ka qenë si termeti rrënues, sepse jeta nuk është kënaqësi, por është dashuri. Kjo tregon se sa serioze dhe e thellë është kriza e shoqërisë së sotme. Një shoqëri është në krizë të thellë kur nuk ka më kontroll mbi rinin e vet dhe kur nuk ka më se çka tju ofroj atyre.

Dashuria e çiltër është e zemrës. Ajo përsonin tjetër e bënë shok, vëlla, dashnorë… mik të vërtetë jete si në rrezik ashtu edhe në nevojë. Atij që i thua shok, në dashuri i thua edhe vëlla, motër, babë, nënë, bashkëshort, bashkëshorte etj. edhe pse nuk ke lidhje gjaku me të, sepse dashuria i bënë njerëzit të afërt dhe të ngjajshëm ndërmjet veti. Dashuria e vërtetë i përket sferës së zemrës e cila ka cilësi të veçanta dhurimi, pajtimi dhe nuk njeh interesa. Kjo është sfera e jetës, e butësisë, virgjërisë, intimitetit, ndjeshmërisë, pafajsisë, është sfera ku buron fuqia, mirësia dhe dashuria. Ky është trualli prej nga lind dashuria e çiltër. Nga zemra njeriu duhet ta vëzhgoi dhe ta shkolloj dashurinë dhe lirinë e vërtetë. Kjo dashuri askënd nuk synon ta mbisundoj as ta përjashtoj, por vetëm dëshiron të jet në shërbim dhe të rrezatoj. Dhe, kjo e bënë njeriun që të dhuroj dashuri ashtu siç dhuron edukim dhe dituri. Nga ky thesarë njeriu jep dhe merr dashuri. Atë që kemi dhuruar nuk humbet asnjëherë, dhe nuk zvoglohe ndonjëherët. Kështu dashuria rritet dhe na bënë më të pasur për aq sa kemi dhurar. Dhe, më i  pasuri nuk është ai njeri që ka fituar dhe mësuar më shumë, por ai që ka dhënë më shumë. Të kesh pasuri, kjo nuk është mjaft që njeriu të quhet pasanik, sepse jeta nuk matët sipas kohës, vitëve dhe ditëve, por sipas veprave të mira të dashurisë. Gjërat më fisnike të kësaj bote gjinden tek ne, në thellësinë e zemrës sonë. Për këtë, ai që është i pasur në vetvete nuk kërkon fat, sepse jeta e tij është pasurim me të Pasurin. Vetëm gjërat materiale kur i ndajmë zvoglohen, kurse dashurinë kur e ndajmë me të tjerët ajo shtohet ashtu si shtohen bimët, kafshët, njerëzit dhe tërë bota e gjallë. Këtu  edhe qëndron pushteti dhe forca e fshehtë dhe e thjeshtë e dashurisë  për të cilën duhet të jetojmë ose të vdesim përgjithmonë. Dashuria e tillë nuk njeh vite as nuk vdes kurrë – thotë, Paskali. Dashuria është ajo që na bart tërë jetën me vete. Në mungesë të saj njeriu mbetët i vetëmuar si statujë mermeri, pa shokë, në konflikt me të gjithë.

Të lindësh, të rritesh dhe të jetosh në dashuri dhe për dashuri don të thotë: TË DEPËRTOSH MË THELLË NËVETVETE – aty ku janë rrenjët. Dashuria i ka rrënjët shumë thellë brenda nesh. Aty në zemër shtrihen rrënjët, burimi i dashurisë së plotë e cili vepron si frymëmarrja e thellë. Zemra është vendi i dashurisë së vërtetë. Kjo dashuri është si ngrohja e diellit që njeriun e bënë të sillet mirësisht dhe ngrohtësisht me secilin. Në thelbin e zemrës gjendët paskajshmëria e botës sonë e cila përherë është e pushtuar dhe e frymëzuar nga Frymëzuesi i saj. Të jetosh në dashuri do të thotë: ta kesh zemrën plotë – të jetosh në liri dhe dashuri të pakufizuar. Kështu, udhëtimi brenda vetes sonë bëhët më i bukuri, më i këndshmi dhe më i qëndrueshmi dhe më i paharrueshmi nga të gjitha udhëtimet rrugëve që kemi bërë gjatë tërë jetës sonë. Çdo gjë tjetër qe vjen pas kësaj, dhe të gjitha llojet tjera të dashurisë, janë si degë që dalin nga trungu i dashurisë së vërtetë. Ne lindemi, rritemi dhe piqemi në dashuri. Njeriu është i “mbjellur” në dashuri. Dhe, përë këtë, dashuria nuk është diçka që i përket vetëm trupit, por është dialog, është përcaktim dhe vendim i brendshëm i vet njeriut.

Si mund të jesh i kënaqur dhe i lumtur nësë askënd nuk e don dhe nëse askush nuk të do? Dhe, si mund ta duash dikend nëse nuk i beson dhe nëse vetveten plotësisht nuk ia dorëzon? Dashuria  e lindur në zemër vlerësohet, vazhdon derisa jeton njeriu, dhe rritet ashtu siç rritet fshati, qyteti, fusha dhe mali. Dashuria mashtruese është sikur ndezja e lisit të thatë që shkakton flakë vërbruese. Flaka është ajo që të djeg, por nuk të ngroh sikur prushi që të ofron nxehtësi të përherëshme. Dashuritë e ndezura nga epshet e fuqishme të flakadanit të trupit, pëfundojnë të zemruara dhe njeriun e bëjnë të shuaj vetëm flakë si të dushkut të vjeshtës, por pa miqësi, dhe dashuri të vëretë. Për këtë, dashuria e sotme është bërë si lule e brishtë qe duhet të mbrohet, të kultivohet, të ujitet për tu bërë e fuqishme dhe e pavdekshme.

Dashuria e vërtetë nuk vdes kurrë. Ajo është si vazo lulesh me aromë të mirë dhe vazhdimisht ushqehet dhe rritet nga trungu i gjallë i saj. Kështu, dashuria rritet dhe zhvillohet në Dashuri. Njohja qe jemi të dashur e shton  edhe më shumë dashurinë tonë. Zemra është kopshti i dashurisë së pastër, është “maja” e botës ku kopshtari vazhdimisht kujdeset për lulet e veta. Pa kujdesin e tij, lulet nuk çelin asnjëherë, sepse thatësira i vyshkë përgjithmonë.

Kultura dhe kultura e trupit

Çdo ditë dëgjomë se kultura identifikohet si kulturë materiale dhe jo materiale, e artit, letërsisë, muzikës, sportit etj., pastaj kultura e prodhimit bujqësorë siç është ajo e hardhisë së rrushit, duhanit, patateve, domateve dhe kulturën e botës bimore në përgjithësi. Por çka është në të vërtetë kultura? Kultura është prodhim i mendjes dhe i dorës së njeriut si nga aspekti shpirtërorë dhe ai material me vlerat dhe normat e veta dhe çdo gjë që ka prodhuar dora e njeriut dhe mendja e tij në përgjithësi është kulturë. Kultura ka lindur bashkë me njeriun, atëherë kur ai ndërmori veprime për bërjen e veglave për të bërë një apo diçkaje tjetër që jetën t’ia bënte sa më të rehatshme. Me bërjen e sendit të parë, lindi edhe vet kultura dhe çdo gjë tjetër që njeriu ka bërë më vonë është kulturë. Sepse ajo u bë nga vet njeriu, nga ideja dhe nga dora e tij. Në këtë kontekst çdo vepër që bënë njeriu është kulturë. Me kalimin e kohës, kur njeriu filloi t’i përsosë aftësitë e tij dhe me njohjen sa më shumë të botës e cila e rrethonte, ai filloi t’i klasifikonte gjërat, të lindin sende të reja, ku secila përvojë me kalimin e kohës u përsos dhe bëri ndarjen dhe profilizimet në çdo punë. Vit pas viti, shekull pas shekulli ndër njerëzit filloi të dëgjohej shprehja: njeri me kulturë, familje me kulturë, popull me kulturë etj.

Kulturë (lat. cultura) don të thotë: lavrim, punim, zhvillim etj. demethënë ështe tërësia e arritjeve të një populli dhe të gjithë njerëzimit në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror, mendor dhe shpirtëror. Kultura, si qëndrim i veçantë i njeriut ndaj mjedisit rrethues, dallohet nga karakteri krijues dhe simbolika. Ajo është tipar dallues vetëm i njeriut të të gjitha epokave. Njeriu fillon të behët i tillë, në dallim nga kafshet e tjera, pikërisht sepse koncepton botën në mënyrë simbolike. Kultura mund të ndahet në disa mënyra, sipas kohës, vendit, kuptimit dhe sipas grupimeve të njerëzimit si: kultura personale, familjare, kultura e meteriale, kombëtare etj.Njeriu është bartës i kulturës.       

Jetojmë në një botë, ku mbretëron kulti i trupit, lakuriqësisë dhe mjerimit moral. Kultura e veshjes, sidomos mënyra e ekspozimit të trupit të femrës, vazhdimisht ka qenë një betejë mes konservatorizmit dhe liberalizmit, me kufij të shtyrë përherë drejt një manifestimi më të dukshëm të hireve femërore, si kremtim i bukurisë, por edhe joshjes seksuale. Shoqëria moderne ka ridimensionuar raportet e të ndaluarës me të lejuarën në ekspozimin e trupit të femrës dhe hireve të saj në hapësirën publike, në kohën e lirë, në institucione dhe për më tepër, në mediumet elektronike, spektakle, videoklipet dhe përditshmëri.

Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë (lat.mens sana in corpore sano) ishte moto e romakëve të lashtë. Mendja e shëndoshë ka nevojë për një trup të shëndoshë. Trupi ka vlerën e vet, nuk mund ta mohojmë. Por, kujdesi i jashtëzakonshëm për trupin ka gjithnjë rreziqe me vete. Reklamat, për shembull, na tregojnë trupa të bukur: rrallë paraqesin të sëmuarit apo moshuarit që vuajnë. Trupi vihet kaq shumë në dukje, sa që nuk shohim më atë që është më i rëndësishëm se trupi, nuk shohim shpirtin, vullnetin dhe lirinë. Janë vlera abstrakte, por të rëndësishme për të t’i dhënë trupit vendin e duhur. Kulti i trupit është shumë i rrezikshëm, pasi dëshira për ta dominuar përmes vullnetit të njeriut, e kthen trupin në tiran shtypës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat