SHIK-u i Hashimit - bombë e kurdisur në LDK

Opinione

SHIK-u i Hashimit - bombë e kurdisur në LDK

Nga: Idriz Zeqiraj Më: 19 gusht 2018 Në ora: 11:24
Hashim Thaçi

*SHIK-un  e themeloi Hashim Thaçi*, - deklaron, me gojë dhe shkrim, Kadri Veseli, i ngarkuar nga Hashimi, për ta drejtuar këtë organizatë kriminale, terroriste e fashizoide, e cila ka përgjakur Kosovën, me gjak shqiptarësh, dje, dhe po e bënë Serbinë armike hisedare në Kosovë, sot.

Amëshimi i Presidentit Rugova, një fatalitet kombëtar. SHIK-u dhe karrierizmi i sëmurë i pasueseve të Dr. Rugovës, solli në pushtet *njeriun e dëmshëm për Kosovën*, -  siç e kishte parashikuar Dr. Rugova, kreun aktual të shtetit, Hashim dallaverën. Madje, Ai ia kishte lënë porosi-amanet LDK-së së Tij, se *disa njerëz nuk duhet lejuar kurrë të ngritën në pushtet, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën*. Dhe, fjalën e kishte për kastën aktuale pushtetare, të koalicionuar në PAN, përfshirë edhe Pacoll dallaveraxhiun.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin përkujdesur shumë për kurdisjen e bombës-SHIK, brenda strukturave vendimmarrëse të LDK-së e, sidomos, në Kryesinë Qendrore. Realisht, këtë pisllëk kishin provuar ta bënin qysh në gjallje të Dr. Rugovës. Dhe, këtë e hetoi Rugova. Ai arriti ta amortizojë misionin rrënues të argatëve të SHIK-ut, duke anashkaluar Kryesinë. Por, duke e konsultuar fort bazën partiake, përmes kuadrove në Degët, Nëndegët dhe aktivat e LDK-së.

Mjerisht, krejt të kundërtën do ta bënin pasuesit e Dr. Rugovës. Ata do t`i angazhonin në Kryesinë Qendrore të LDK-së, kryetarët e Degëve, duke i kalaveshur me pushtet të dubluar e shumëfishuar, për të krijuar edhe klanin, rrethin vicioz brenda Kryesisë, duke shkatërruar edhe sistemin zgjedhor demokratik, siç është vota e fshehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat