Shqipëria dhe eksodi prej padrejtësive

Opinione

Shqipëria dhe eksodi prej padrejtësive

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 19 gusht 2018 Në ora: 12:28
Skënder S.Kapiti

Shqiptarët vuajnë dhe e pësojnë edhe sot  prej padrejtësive.

 Padrejtësitë në Shqipëri janë gjithfarëshe si padrejtësi politike, ekonomike, sociale, administrative, intelektuale, pronësore, juridike, arsimore, shëndetsore etj.

Prej këtyre padrejtësive stresante  dhe depresive,  prej këtyre padrejtësive të pabarazive dhe prej krimit e korrupsionit shqiptarët largohen nga Shqipëria në rastin më të parë që u krijohet  mundësia.

Problmi më i madh që diskutohet sot ndër shqiptarët është  si të largohen nga Shqipëria sepse e kanë humbur shpresën në Shqipëri.

Eksod ka edhe në vënde të tjera të Afrikës e Lindjes së Mesme por atje problemi i eksodit ka të bëjë me konfliktet dhe me luftrat civile ndërsa në Europë janë shqiptarët ata të cilët largohen nga atdheu vetëm prej keqpolitikës dhe prej pushtetit e qeverisjeve injorante, të korruptuara dhe të kriminalizuara   të cilat  u shkaktojnë  shqiptarëve padrejtësi,  papunësi, varfëri,  vjedhje dhe korrupsion duke grabitur pushtet, pasuri e para dhe që e mbajnë të pazhvilluar ekonomikisht vëndin si dhe nuk punojnë për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor, të mirëqënies e të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat