A e njohin turpin qeveritarët tanë?!

Opinione

A e njohin turpin qeveritarët tanë?!

Nga: Dibran Demaku Më: 19 gusht 2018 Në ora: 12:46
Dibran Demaku

Ditë më parë nëpër faqe të portaleve të ndryshme i shkrua shumë për një ish kryetar të Uruguajit (shtet në Amerikën Latine) pasi paska arritur moshën e pensionit, nuk paska pranuar që të marri as pension për vete, duke thënë se shteti i tij qenka i varfër! Dy-tri herë e lexova atë shkrim dhe mendja më vajti tek Ramush Haradinaj - kryeministër aktual i Kosovës!

Athua do ta ketë lexuar ai atë shkrim për ish kryetarin e Uruguajit,i cili nuk merrka pension nga shteti, ndërkaq kryeministri ynë përveq se ia dyfishoi rrogën vetës, thuhet se merr para nga buxheti i shtetit si invalid i luftës?!...(E mora si shembull Ramushin sepse për të i shkrua dhe i fol më së shumti në këtë aspekt?!...Mbase Ramushi nuk e ka lexuar atë shkrim (sepse në ato ditë ai ndodhej me pushime në plazhet e Shqipërisë!). Veçse këshilltarët e shumtë të Ramushit do të t'a kenë lexuar,por nuk dihet nëse do të ia kenë treguar shefit të tyre?!...Sepse siç ka ndodhur gjithmonë tek ne vartësit nuk ia kanë prishur asnjëherë shefit të tyre qejfin!...Përkundrazi pothuajse të gjithë vartësit shefit i kanë thurë elozhe siç bënte dikur Berat Buzhala duke krahasuar Hashim Thaçin me Gjorgj Washingtonin, kur Hashimi e kishte bërë Beratin deputet?!...

Mbase në të njejtën mënyrë i bën elozhe Kryeministrit të tij edhe Halil Matoshi, tash si këshilltar i lartë i Ramushit?!...Pastaj kur të bie një ditë nga froni Ramushi (dhe ai një ditë do të bie s'e s'bën) mund të ndodhë që edhe Halili të ia kthejë shqelmat ish shefit të tij?!...Por sa është nën hijen e tij më mirë urtë e butë - ka zgjedhur të përformojë Halili...

Të gjithë ata që kanë bërë ushtrinë në ish Armatën e Jugosllavisë (atëherë shërbimi ushtarak ishte i detyruar) e dijnë se çfarë shpenzimesh bëheshin për aftësimin e ushtarëve të rinj për "luftrat" që i prisnin?! Ajo ushtri atëherë quhej: "Ushtri popullore jugosllave", por në fakt ajo "ushtri" ishte ushtri serbe siç u tregua gjatë luftërave në ish teritorin e Jugosllavisë?!

Kur ndonjëherë i pyesnim disa nga eprorët e asaj ushtrie se përse bëheshin gjithë ato shpenzime, ata thonin e mbrojtja e atdheut nuk ka çmim!...Nuk di nëse ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash ne rolin e veteranit mendojnë se "mbrojtja e atdheut nuk ka çmim"?!...Sikur ata, pra veteranët, të mendonin se mbrojtja e atdheut nuk ka çmim, nuk do të merrnin pensione nga buxheti i shtetit,por do të punonin për të mirë të vetit dhe të shtetit!...Natyrisht fjala është për të gjithë ata veteranë që janë të aftë për punë!...E të tillë ka shumë, tmerrësisht shumë!...Sikur të punonin të gjithë ata veteranë që janë të aftë për punë, numri i atyre që do të merrnin pensione nga buxheti i shtetit do të ishte dhjetë apo njëzetë fish më i vogël!...(Në këtë shkrim nuk bëhet fjalë për veteranët e rremë që siç thuhet edhe ata janë shumë, tmerrësisht shumë!...

Për fat të keq të këtij vendi dhe populli vetëdija njerëzore për punë të mira është në nivel të ulët,tmerrësisht të ulët!...Jo vetëm Ramushi,në rolin e Kryeministrit të vendit,por edhe plot zyrtarë tjerë shtetëror,të niveleve të ndryshme sot e këtu, përveç rrogës marrin ose pension invalidor ose pension veterani etj. etj?!

Andaj krejt në fund lind edhe pyetja: A e njohin turpin qeveritarët tanë?!...Siç po tregojnë faktet qeveritarët tanë vërtetë nuk e njohin turpin, sepse po ta njihnin gjendja do të ishte krejt ndryshe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat