Protestat e djeshme si me pordhë n’ujë?!

Opinione

Protestat e djeshme si me pordhë n’ujë?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 23 gusht 2018 Në ora: 06:58
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Dje pati protesta te bame nga Shoqëria civile, ishin pak, dolën në shesh vetëm bënë pak zhurmë pa ndonjë efekt sepse askush nga pushtetarët nu ua vuri veshin, anipse ne vend po ndodhin sulme te vrazhda ne shtet ne te gjitha poret e jetës, e me se shumti ne drejtësi. Thjeshtë ishin protesta si me pordhë ne ujë.

Këtu në Kosovë Prokuroria, Gjyqësia janë edhe me te këqija se sa ne Baglladesh, sepse këto segmente kyçe janë te kapun nga mafia e korruptuar politike, nga politikan te pamoralshëm, të pa edukuam dhe te pa shkollë. Për te ua shkulë rrënjët këtyre duhet një stuhi e fuqishme gjithëpopullore e cila përfshinë çdo gjë që i delë përpara.

Në protesta duhet marrë mësim nga protestat ne Rumani ne te cilat u rrezua diktatori Çaushesku, si ne ato ne Shqipëri ku ra diktatura komuniste, nga ato ne Serbi kur u rrezua Millosheviqi, nga ato ne Brazil ku protestuesit pushtetarët e korruptuar i merrnin dhe i hidhnin nëpër kantonjer dhe i lidhnin me tela për shtylla elektrike. Duhet marr mësim edhe nga ato ne Maqedoni ku ra diktatori Grujevski.

Te tilla duhet me qenë edhe ne Kosovë kundër pushtetarëve te korruptuar, keqpërdoruesve, hajnave, jo atyre te pulave por te atyre qe e kanë kapë shtetin qe 20 vjetë po e shkatërrojnë, po e rrjepin e se fundi kane nisë edhe ta shesin. Këta kryebosh, këta krye tulë nuk ikun vet ata duhet ndjekë bile nëse është nevoja edhe më huj sepse nuk ikun me kurrfarë çmimi, sepse për ta me i rëndësishme është interesi i tyre se sa shteti dhe popullata qe jeton këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat