Liria nuk është dhuratë as pronë shoqatash

Opinione

Liria nuk është dhuratë as pronë shoqatash

Nga: Rexhep Shahu Më: 23 gusht 2018 Në ora: 07:47
Rexhep Shahu

Jam nder kampionet perkrahes te UÇK e cila eshte vlere mbi gjithe vlerat shqiptare. Ende kumbon ne ajer betimi i UÇK kur e recitoja plot pathos ne mikrofonin e Radio Tiranes e te Radio Kukesit, betim qe as sot nuk e dine veteranet qe nuk paten rast as shans te hyjne per lufte ne Kosove. Por veteranet e 100 fishuar te UÇK jane shakaja me banale ne historine e Kosoves. A veç ju a !? Po Shiksat e Shqiperise ku luftuan, a e mundem Serbine me ane te sherbimeve sekrete te Shqiperise e me sherbimin sekret te Kosoves oficinave e odave te ndryshme...

Nuk mund te pervetesohet lufta e Amerikes dhe Nato-s per Kosoven, nuk mund te sfidohen ushtaret e huaj, nuk mund te sfidohen mijera e mijera te renet per Kosoven gjate nje shekulli, te renet qe jane shume me teper se gjithe meshkujt qe s'luftuan per Kosoven e sot shkruhen veterane, nuk mund te jesh ushtar, veteran, hero, se ke qene refugjat, emigrant. Nuk ben me ia lepi e hanger eshtrat Kosoves, nuk ben me shkel mbi varret e te reneve as mbi invalidet e braktisur as mbi luftetaret qe bene luften dhe shkuan ne shtepite e tyre, ne punet e hallet e tyre pa e brejte atdheun si mijte e shkurreve.

Ju veterane e komandata te shpikur, fallco, tregoni ku keni luftuar ne Kosove, kur, cfare keni cliruar, ke, cfare keni mbrojte, ke, kur, ku, si, me ke, sa keni qene, me ke jeni perplase, me sa ushtare serbe keni luftuar, me sa milice, cfare perballjesh keni patur, a ju ka pare ndokush, a din ndonje fshatar per ju, ndonje qytetar per luften qytetese qe keni bere, sa trupa u jane vra, sa serbe keni vra, po ndonje serb a shqiptar a e keni vra ne lufte balle per balle, a keni ndermend me e tregue a me e shkrue luften se ka ndodhe ne kamera kjo lufte, eshte e filmuar nga satelitet e Amerikes e gjitha kjo lufte eshte e regjistruar e gjitha neper foto. A kini ndermend ju komandanta me e nderpre kete biznes veteranesh, ti zonja qeveri a ke ndermend me e kepute kete biznes qe te mos shemtohet qendresa shqiptare, te mos behet uje gjaku i derdhur i herojve, te mos shkoje dem dhe huptas rezistenca reale, te mos vidhet e pervetesohet ajo nga biznesi i pasluftes i atyre qe i iken luftes.

Pesha e nje lufte kurre s'kane qene veteranet e shpikur e te fallsifikuar dhe liria nuk eshte dhurate nga veteranet e vetemeruar si te tille qe gerryejne pa pushim atdheun.
Liria nuk eshte dhurate as prone shoqatash te shpifura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat