Ika pergjithmonë

Opinione

Ika pergjithmonë

Nga: Sinan Kastrati Më: 23 gusht 2018 Në ora: 09:54
Sinan Kastrati

Sanija, tiranasja e vogël vdes në Turjakë.

Sanija, ose siq jemi mësuar ta quajmë, tiranasja e vogël, e cila kishte ardhur nga Tirana për me mësua e me shpresë se ndoshta do ta gjej vëllain e babën në Turjakë, vdes edhe ajo pa e kuptuar kurrë të vërtetën e vëllait dhe të babait, se a ishin gjallë dhe ku jetonin apo kishin vdekur.

Një mbrëmje të vjeshtës derisa ajo shfletonte letrat e nënës, tiranses, gjeti një letër me një titull shumë interesant:

”Ika pergjithmonë”

Tiransja ishte kurrestare të dinte se çka për çka flitet në letër dhe filloi ta lexoj me zë të vogël. Ndërsa kusherirat tjera flinin, kjo, lexonte gati çdo natë nga një letër të nënes e të babës.  

”Me fal por nuk mundem me!

Une nuk dua me te kem asnje lidhje me ty ...Ndjehem e lodhur dhe pa asnje rendesi per ty dhe kjo eshte hera e pare ne jete dhe do e mbyll ketu … Shiko jeten tende e me lere te qete e per kete te lutem shume.
Nuk e di pse shkruan më shkruan akoma. Unë e kam hequr numrin e telefonit tend.
Nuk dua asgje me!
Ti nuk ke asnje lidhje me mua.
Nuk kupton?
Te lutem shko ne punen tende!”

E përgjigja e Sulos ishte e menjëhershme, ”Patjeter, se te le qete, patjetër se do të iku”.

Menjëherë pasi e kishte lexua letrën, tiranses i kishte ra të fikët. Qikat që flenin me te nuk e kishin vërejtur se ajo kishte rënë me kokë në dyshemenë e dhomës.

Ishin të lodhura nga punët e ditës. Pas një kohe kishte ardhur e zonja e shtëpisë me i shikua qikat a kanë fjetur, por kur hynë në dhomë e sheh tiransen e vogël shtrire dhe e vëren se njërin sy e kishte të mavijosur e nuk lëvizte. Atherë ajo bërtet me sa fuqi që kishte. - O Zot shka na paska gjetur! Vrapojnë të gjithë djemtë e nuset e reja për në dhomën e qikave. Qikat tashmë ishin zgjue dhe qanin me zë. Tiransja kishte vdekur.

Se çka kishte ndodhur, askush nuk e dinte.

Turjakën e kishte mbullua një mjegull e madhe mëngjesin e asaj vjeshte. Bashkë me mjegullën, në qiellin turjakas përzihej edhe tymi i ogjaqeve. Nata, nuk kishte qenë e qetë e mëngjesi kishte mbërri pa ndonjë ndryshim nga mëngjeset e tjera. Qentë lehin e kumonat e deshve ogiç, dëgjoheshin më shumë se mëngjeseve të tjera. Katundarët turjakas, të heshtur, vinin në kullën e Plakut, vëllait të gjyshit të tiranses.

Ndërsa ai ishte ulur në ballë të oxhakut dhe e pshtillte nga cigare duhan Panorci e pinte kafe pa shiqer, kafe sade. Ndërsa kojshive, kusherinjëve e katundarëve të tjerë, iu gjuante kutinë e duhanit, pa folur as edhe një fjalë. Kjo heshtje e qetësi e plakut tregonte se ai ishte shumë i mërzitur.

-Shtëpia e vëllait po shuhet. Oxhaku nuk qet më tym. As delet më nuk blegërojnë e kumonat e dhive të kuqe nuk ndihen. S´është më as qeni. E tash na vdiq edhe mbesa, qika e Sylës ....

E turjakasit vazhdonin të vinin e kulla e hajati, nuk zinte më burra. Dëgjoheshin vetëm zërat e tyre: -O mos u mërzit bre burrë bre! – Paj po mundohem por kjo ishte deka ma e ran. Nuk kemi ma shej të vëllait.

.......

Nuk dihet se ku do ta varrosin Sanijen. Plaku, i zoti i shtëpisë kishte thënë: -Sanija ka me u varros  afër vorrit të vëllait tim, te dhe dhe vorri i kunatës time.

Nuk dihet gjithashtu se a e kishin lajmërua nënen e Sanijes në Tiranë a jo? 

Këto do ti marrim vesh në letrat tjera, ditëve të ardhshme.

Letrat dhe bisedat e tiranses dhe turjakasit

Turjak. - Mire mengjesi oj tiranse!

Tiran. -Mire mengjes, turjakas!

Sapo u zgjova e hengra mengjes. Fjeta vone dje.

Ti nuk qenke.

Une do te iki te kujdesem per floket sot e pastaj kam nje dreke per vazhdimin e ditelindjes...eshte nje tradite këtu në Tiranë qe ka mbetur!

Te puth!

Turjak. -Edhe une te puthi oj tiranse, kalofsh mire!

Me fal, por isha i zene.

Oj tiranse, pata deshirs veç me te pershendet. Ndoshta me vone lirohesh, sa me të shkruajtur ose me folur e nese nuk mundemi sot, neser flasim.

Ai rregullove floket?

Keshtu si ti ishin vajzat turjakase.

A je vetem?

Tiran. -Mund te flasim pak fare.

Paske ikur?

Se ti iken shpejt.

Ku je futur

Turjak. -Jo nuk kam ikur.

Tiran. -Po dale jashte se ketu i kam gocat …. Se do flasim

Dola.

Te te marr?

-Mos u sikletos se edhe une nuk jam vetem

Turjak. -Dergoma nje foto me floke te rregulluara!

Tiran. -Une i kam floket njesoj, vetem i lyej dhe i kref.

Turjak. - Oh sa emire je oj tiranase. Ku je ketu? Ne dhomen tende?

Tiran. -Ketu jam ne nje kafe me nje mike qe kam miqesi. Eshte goca e Dh. Sh.

Turjak. -Gjoksi te ka dalur shume i madh

Tiran. -E pashe prandaj ta dergova dhe u çudita. Siç duket eshte kendi

Ok

Rrofsh!

Turjak. -Beni te fala goces se Dh. S. Sh.!

Turjak. -Por pasi e di cka ka brenda, sepse i kam pasur ne dore dhe goje disa here, e di

Tiran. - Kjo me te bardha eshte M …eshte edhe gruaja e K. B.  dhe mamaja e B. B. Goca e Dh. eshte 72 vjeç dhe eshte perkthyesja me e mire ne Shqiperi nga anglishtja. Ne kemi punuar bashke ne tel. dhe njihemi qe nga viti 1982 e baballaret tane ishin miq

Turjak. -tiranse, ti je me e bukura.

Edhe Sh. ka qene historiani me i mire i letersisë

Tiran. -Po! Ka mbaruar studimet ne France. Dhe ishte shume xhentil me grate

I pelqente e bukura. Pikturonte

Turjak. -Ti je e madhe oj tiranse. Edhe Sh. vizatonte.

Tiran. -Per ate po flas

Turjak. -Por ti je ne qender te te gjithave.

Tiran. - Babai im ka mbaruar shkollen e diplomacise ne M .... dhe njiheshin nga rrethet e perbashketa ne Tirane.

Turjak. -Tiranse, ku je tash?

Tiran. Ne divan, ne shtepi. E lodhur nga kafet e drekat

Turj. -Ke gocat aty?

Tiran. -Sigurisht. Ato sapo u kthyen

Turjak. -Neser te pres me bisedua para dreke, po munde!

Tiran. -Do te perpiqem ...naten e mire! Te kam xhan !

Harrova te shkruaja qe e lexova shkrimin tend. Si gjithmone ishte i vertete se duket dhe i forte. Kush ishte ajo femra sy shqiponje ??? Hahahaha...bej humor se nuk e dua ta di. Por ishte shkrim shume i mire.

Turjak. -Faleminderit tiranse!

Syte e tu kam me i fotografua e pastaj …

Tiran. -Po atehere ishte prill, ishin syte e nje tjetre qe te ka lene mbresa. Ndoshta është ndonje prishtinase.

Turjak. -Thash: Syte e tu kam me i fotografua e pastaj i perdori për ndonjë shkrim kur të flas për sytë e vajzave.

Tiran. -Po une nuk te pyeta per kete, jo. Syte e mi jane mbase.

Hahahahahaha

Ku e ha ti ate kokerr fiku???

Te me tregosh mua se kujt i kendoje me pare, syve te kujt?

Nuk po te kuptoj

Turjak. - I kam gjetur në google.

Tiran. - O qefli i vogel, lexoje se do e kuptosh...

Te puth!

Turjak. -Jo, tiranse, syte sipas tradites, syte mshtjerres (viqit te lopes) jane me te hishmit.

Tiran. -E di qe jane. Nuk ka te beje me persona konkret.

Mua me kane bere kompliment kur isha e re ...i ke syte si viç lope

Por po flisja per sy shqiponjen

Dhe kjo ishte per humor

Turjakas, ti je i dashur me grate ...

Dhe me te drejte te kane thene. Ata sy tash i puthi une se ndryshe nuk do te me kishe gjetur mua. Mua me gjete se ti i do grate.

Turjak. -Oj tiranse, ty te dua se ti je bukuroshe

Tiran. -Po sa bukuroshe ka kjo bote o Sulo! Edhe me te reja ....edhe me te hedhura....edhe me seksi. E plot e plot.

Ti nuk gabon ne pergjigje. Je shume vigjilent.

Nuk thua si mua: U pordh.

Ti ben kujdes, je burre i mençur.

Te puth fort!

Turjak. -Une njoh vetem tiransen. Ke te drejte se sigurisht ka edhe bukuroshe tjera por ti je me e bukura.

Tiran. -Kjo eshte e ditur, por une nuk jam me e bukura

Turjak. -Te p … e ti ... !

Tiran. -Edhe une ...!

Naten, Sulo!

Turjak. - Me fal!

Tiran. -Sa i mire .... do te te ha...

Je i ngrohte ..

Je i shijshem

Je i dashuri im!

O Sulo a ke fjete o njeri?

Apo ke shkuar per vizite?

Naten e mire!

E meriton nje denim tre ditesh per kete mosvemendje …

Hahahahaha

Nuk do te te pergjigjem neser e me tej ...

Turjak. -Oj tiranse, mire mengjesi! Ne kohen kur me ke shkruajtur, goca vëllait erdhi dhe u ul afer meje e me pyeste per gjera te ndryshme, per vazhdimin e nje shkolle profesionale prandaj e mbylla telefonin. Kjo ishte aresyeja. Dikur, nuk me kujtohet ora, kam shkua me fjetur. Tash, pas ores 02:00 te mjesit i pash letrat tua. I lexova me deshire dhe te deshiroj gjume te kendshem! Oj tiranse si je, ça bene? Te puthi (ne gjume)!

Tiranse vemendjen e mendjen i kam tek ti.

U zgjove?

Sa e mire qe je ti, tiranse. He, si je, ça bene?

Oj tiranse, folma veç nje fjale!

Tiran. -Nuk me behet, Sulo? Sot nuk me vjen.

Turjak. -Pse?

Tiran. -Nuk e di. Dje naten mu duke sh. keq

A te ka ndodhur dicka?

Per 5 ore nuk e pe asnjehere celularin?

Me vjen pak çudi.

Me duket sikur te mbush mengjesin qe je vetem

Dhe nuk dua ta bej kete

Turjak. -Te kam tregua ne nje leter qe ta kam dergua ne oren 2 te nates dhe duhet te me besosh.

Tiran. -E di, po nuk me pelqen kjo gje dhe sot nuk do e bej. Une te besoj po nuk me pelqen dhe une nuk do te flas ketu me ty sa here te duash ti dhe kur te duash.

Turjak. - Une nuk dorzohem lehte, perveç teje  

As une nuk e kam te lehte. … dhe une, duhet te tregohem i kujdeshem

Tiran. -Tregohu i kujdesshem! Mos shkruaj me! Edhe une nuk do shkruaj.

U zgjidh.

Turjak. -Une i lexova letrat tua dhe me pelqyen

”Sa i mire .... do te te ha... Je i ngrohte … Je i shijshem Je i dashuri im ! O Sulo a ke fjete o njeri? Apo ke shkuar per vizite? Naten e mire! E meriton nje denim tre ditesh per kete mosvemendje … Hahahahaha. Nuk do te te pergjigjem neser e me tej ...”

Keto ishin fjalet e tua. Shume me vend. Ama edhe une te pata shkruajt me perpara dhe te thash, naten e mire!

E kuptoj, por nuk dua te bej me nga keto biseda.

Me vjen keq.

Edhe une kam veshtiresite e mia

Kur ti me shkruan "naten e mire" dhe nuk e shikon me celularin tregon qe kjo mardhenje ka hyre ne rutine dhe aty une iki

Prandaj, Sulo, nuk do te shkruaj ketu rregullisht, nuk me pelqen ky "rregull "

Nuk mund te jem une nje "qoshe " e vogel ne jeten tende e cila ploteson mungesat qe vijne nga nje m. depresive ose nga depresioni i m..

Ky eshte pretendim i madh nga ana tende.

Prandaj duhet te kuptosh qe vemendja tende ketu ne mes eshte e gjitha çfare kam une nga ty. Dhe kur nuk eshte as ajo, atehere shko edhe une po shkoj.

Turjak. -As me qellim e as me vetdije nuk kam gabuar. Une te dua dhe vazhdoj te te dua ty pavaresisht nga ajo qe ti me paske shkruajt. Une kam planifikua qe te vije ne fund te muajit … e te takohem me ty, nga deshira dhe dashuria qe kam per ty. Ate e ndiej thelle ne zemer.

Tiranse, te lutem, me shkruaj e mos u nxito! Asgje e keqe nuk ka ndodhur.

Nuk ke te drejte dhe nuk duhet te mbetet hatri. Une isha dhe jam shume i kujdeshem, i matur, i sinqerte por edhe i dashur me ty.

Kam mendua se i kemi kapercye keto pengesa. Nuk e besoj se ti nuk e din qe une jam shume i vemendshem por nganjehere, sidomos naten, kur kam miq mysafire, kur jam ne pune, ne mbledhje, ne rruge duke vozitur etj, nese nuk te pergjigjem, duhet te behesh e durueshme e te presesh. Por, te paska mbetur hatri shume. Kjo po shihet dhe mua me vjen keq. Me vjen keq sepse eshte një pune e re qe e kame e besa edhe nuk po mundem, se kam fillua të lodhem …  Tash edhe ti me dole, çka nuk e kam pritur dhe do ta kam edhe me te veshtire por sigurusht se do te ia dal. Tiranse, te dua shume, te puthi forte!

Ti mundesh mos te me pergjigjesh, por behesh e padrejte ndaj meje.

Tiran. -Une kam jeten time jo aq te lehte dhe nuk besoj se mendon njeri per te tjeret perpara vetes. Besoj se te duash nje njeri, nuk eshte aq kollaj ,edhe une te dua por preferoj qe nga dashuria te marr me te miren. Dhe besoj se une e kam marre, prandaj mendoj qe te mos kemi impenjime shkrimesh ketu.

Turjak. -Nuk po te kuptoj, behu me e kuptueshme: -A ke besim ne mua?, A me don mua ... ?, A don te takohesh me mua (ne fund te …)?

Une te dua. Kam besim ne ty dhe deshiroj te takohem sa here qe kemi mundesi (edhe tash, ashtu qysh jemi marre vesh, ne fund te … ne P …).

Pres pergjigje por dua te le qete. Mendohu!

 

Tiran. -Po me ”Boten” e ke prishur apo nuk i duan keto histori ...jo se behem merak por kot.

Turjak. -Nuk di. Sigurisht, shumica jane ende ne pushime.

Keshtu, P.ma dergoi nje foto deti ndersa D. me shkruajti nga Shkupi

Tiran. -O Sulo, po edhe D. e pershendet çdo mengjes ???

Ika.

Nuk e di çfare te mendoj per ty...

Kam nje bindje qe je ai qe kujtoja une ne fillim ...nje burre ne … qe shkruan, si sot ...me vjen keq por kaq gjate qe te marr seriozosht po nuk te marr dot me...e kam sinqerisht. Mos thuaj me "pasha besen" se je shume i parashikueshem.

Turjak. -D. dhe P. iu tregova qe e publikova nje shkrim.

”Tiransja nuk …”

Sanija, tiransja e vogël nuk dinte çka të bënte, të rrinte në Turjakën pitoreske apo të këtheht në Tiranën e zhurmshme. Në Turjakë, të gjithë e donin. Familjarët...

Tiranse mendova se do te qetesohesh por po e shoh se nuk po ndalesh. Vazhdo me tenden as une nuk te lutem. Pse? Pergjigjen e din vec ti.

Cka do te thuash per R. Sh.? Edhe R. i kam shkruajt (te premten?) por ai sot me pershendeti.

Keshtu nuk ke qene kur takoheshim. Edhe mua po me qudit. Oj tiranse, o tybe nuk te lutem sikur edhe bota te permbyset e ti, nese don kontaktoje D. e pyete! Mos harro: Pyete cka ti dyshon!

Une nuk ”te bllokoj” e as nuk te largoj, si mike por besoj se me te vertete e bere mut, e pordhe! Oj tiranse, ndaj meje u tregove e pabese.

Te lutem, nese me shkruan, bene kujdes e mos me ofendo! Nese me ofendon, nuk bene mire.

Tiran. -Ti po me ofendon. Per çfare jam e pabese?

As une nuk te lutem ty ...as nuk te kuptoj…

Une nuk mund te jem dakort me çdo gje qe ben ti ne lidhje me mua

Me te tjerat, i di ti.

Po te kesh takat e nerva, merru me 10 cope.

Por kur une nuk te pergjigjem 7 ore rresht siç e bere ti, pra as nuk e pe celularin, ti nuk pushon se shkruari...

Gjithsesi, nuk besoj se mendon vertet se jam e pabese.

Se nuk jam megjithese po tradhetoj P. kjo nuk me ben ashtu. Dhe ti e di me mire psene e kesaj.

Turjak. -Nuk kam çka flas.

Kete nuk e kisha pasur ndermend e as ne enderr nuk e kisha pare.

Tiran. -Pse?

Çfare ka ketu ne krahasim me pabesine time ????

Kur te preva ne bese une ????

Kur?

Ti je shume i ashper me mbiemra per mua

Turjak. -Te lutem, mjaft!

Tiran. -E ke bere edhe here tjeter por une nuk jam ajo qe ke ti ne mendje.

Ok

E leme ketu.

Kujdes me ato qe shkruan dhe besoj se nuk ke asgje per te shkruar prandaj kujdes!

Une nuk te fyej e as te ofendoj.

Une u fyeva nga mosvemendja tende.

Por nuk do fyem se nuk ka asnje rendesi per mua. Kur te vjen natyrshem njeriu e bene.

Kur nuk te vjen, nuk e bene.

E kaq eshte.

Jemi te lodhur, besoj.

Une nuk dua te te bezdis me.

Turjak. -As une ty. Emrin tend, nuk do ta gjesh me te une.

Tiran. -Por e pabese? -Kurre.

Ok

Te falenderoj per çdo gje deri ketu.

Emri im nuk ka nevoje te jete asgjekundi.

Ndersa une, une dua qe mos te me shkruajsh me!

Eshte vetem imi.

Ok

Lamtumire!

Kurre me!

Turjak. -Qe te mos gaboj me, po e blloj ne ”m …” dhe nuk mundem më me të dergua letra.

Tiran. -Nuk te kuptoj, M…e???

Nuk besoj se do te ndodhi hataja po te mos me ”bllokosh”.

Une nuk jam kafshe.

Turjak. -Jo, nuk te bllokoj por ...

Tiran. -Çfare eshte m …?

Turjak. -Eshte kjo qe ti po me shkruan, ”mesazhe”, ”sms-”, ”letra”, ne m ….

Hataja nuk ndodh por ndodhen shume sot, me shume se hata.

Tiran. -Por duhet te konsiderosh njerezit me shume, dhe jo me shume se çfare meritojne po aq sa e meritojne. Kur thua qe ti je gjithshka per mua...

Mos e shkruaj vetem se tingellon bukur...

Une te dua dhe ti e di.

Turjak. -Dhe une te dua por ti po ngutesh

Tiran. -Edhe sikur 10 burra te tjere te dilnin ketu e te te thoshin qe ajo ashtu ben edhe me ne, ti prape nuk duhet te mendosh qe une jam e pabese sepse une rri ketu me ty.

Te pergjigjem edhe nga ...varri mbase.

Turjak. -Je gabim. A mund te flasim se te une ka ndodhur dicka e madhe

Tiran. -Çfare ka ndodhur???

A je mire???

Turjak. -Nese flasim, te tregoj por te une, eshte bere m.

Tiran. -Pse????

Turjak. -U pordh, siq thoje ti dikur.

Tiran. -Pse çfare ndodhi?

Turjak. -Jo! Nuk mundem.

Tiran. -Ok

Po a flet dot po te iki une ne banje?

Te me marresh pak?

Turjak. - Une duhet te dali ne rruge se kam shumë njerëz afër.

Tiran. -Ok

Mos dil

Po çfare?

Te kane kapur?

Apo çfare?

Bej kujdes!

Turjak. -Qysh? Po qysh mendon ti se une iu shkruaj D?

Tiran. -Cfare ka ndodhur?

Lere D. se nuk me plas fare.

Ka ndodhur gje apo jo?

-Kaq dua te di.

Une dua qe ti te jesh mire dhe familja mire.

Te tjeret si D. e tjere nuk e vras aspak trurin sepse e di se kush jam vete.

Turjak. -D. dhe v. me thane... ndersa nena e tyre e…

Tiran. -Çfare?

Turjak. -Me shume nuk mundem te tregoj.

Tiran. -Ok! Çfare do besh?

Une po shkeputem se mbase gjerat rregullohen atje.

Turjak. -Nuk di. I humba te gjithat.

Tiran. -Jo! Asgje nuk ke humbur.

Po pse sot ???

Asgje.

Ata jane atje me ty.

Une jam ketu me ty.

Asgje.

Kot e ben tragjike.

Turjak. -I kam humbur te gjithat. Dyshoj se edhe punen nuk mund ta mbaj.

E humba njeriun qe me se shumti e kam dashur- tiransen. I humba …

Tiran. - Mblidh mendjen. Une nuk iki asgjekundi.

Bej kujdes!

Rri urte dhe rregullo kompjuterin e punen, te lutem

Bej kujdes dhe me qetesi!

Nuk kam.

Thuaj: -Nuk kam dhe pike.

-Mos shkruaj sot, rri me ata! Mos shkruaj!

Femijet nuk humbin, aty jane me ty.

Bej kujdes!

Turj. -Une dua te tregoj çka po me ndodh mua por ... ti?

Tiran. -Çfare une???

Une te dua!

Turj. -Une nuk te bera asgje.

Po mendon se nuk te kam thirrur e ... mbreme. Por une nuk kam mundur pastaj me ka zene gjumi. Ne oren 2 apo 3 pas mesnats te kam shkruajt por ti me injorove, me provokove deri ne at mase sa dyshove qe une te gjitha g. iu shkruaj, i pershendes, iu lutem?

E verteta eshte se vetem ty te kam dashur

Tiran. -Ok

Harroje kete! Shiko …! Shiko punen!

Bej kujdes per jeten tende e gjerat e rendesishme per ty.

Dhe kete ta shkruaj per ty.

Une dua qe ti te jesh mire, kjo ka rendesi.

Te tjerat jane extra.

Turjak. -Po, por ti nuk me besove. Ndersa une ty, gjithnje te kam thene: Po pate mundesi, me shkruaj!

Tiran. -Une te shkruajta dhe ti nuk mu pergjigje.

Por prape ti me shkruan e më thua e pabese dhe une prape te them:

Te dua.

Turjak. -Nese ti mendon se une iu shkruaj letra … tjera dhe D. sikur ty, une ose ti jemi te pabese. Une nuk kam kurrfars lidhje me D., Da., M., pos si g. te …, sikurse qe kam me P.  N. etj

Une jam cmend per ty

Qysh mundem me te tradhtua?

Nese beje keshtu athere, pse erdha ne T.? Per S...?

Pse desha te vije ne P.? Per S...? -Jo, Jo!

Tiran. -Te lutem mos e zgjat kete gje, mundohu te jesh mire dhe qendro i forte dhe te gjitha gjerat qe jane te rendesishme per ty!

Une te dua!

Ky eshte fakt.

Nuk e mohoj kurre.

Shko!

Te shkruaj me vone.

Turja. -Pse keshtu po ndodh? Une nuk kam te drejte te akuzoj ty nese ti nuk me pergjigjesh por, nese e caktojme kohen e nuk mundesh ti ose une ty, te shkruaj ose te flas, athere duhet te tregoj para kohe aresyen.

Tiran. -Per çfare po shkruan tani?

Jam duke ngrene dreke ... me sqaro te lutem, per çdo gje.

Turjak. -Pra, me asgje nuk te kam rrejtur e aq me pake me te tradhtua ty, por vetem qe nuk kam mundur. Po te shkruaj pse lindi gjithe ky problem ne mes teje dhe ”meje”.

Vetem kur te flasim, nese flasim, te tregoj dyshimet qe kane …

ne mua.

Kam nje lutje: Mos me shkruaj e as mos me pyet asgje, nese nuk ke besim ne mua! Tjeter nuk kam, natyrisht deshira kam shume por nese ato nuk me realizohen, ti nuk je fajtore.

Ketu i kam … nese nuk te shkruaj, mos mendo se nuk po dua me te shkruajt.

Nuk i kam punet mire ….

Tiran. -Ok! Kujdes!

Ti e di vete sepse me ke thene, sa per ty qe me do mua nuk kam dyshim

Sepse nuk dyshoj as tek vetja qe te dua ty dhe kjo eshte arsyeja e vetme qe merrem me ty. Nuk kam asnje gje tjeter me ty.

Prandaj nqse ti me do mua aq sa thua beje kujdes per mua! Mos me neglizho!

Edhe per shkrime, une nuk dua te shkruash perdite por kur une te shkruaj, me kthe pergjigje.

Qe te kuptoj qe me do edhe pse ne kemi bere s … e çdo tjeter bashke.

Une nuk mund te shkruaj ty direkt e te kerkoj vemendje.

Ato vijne natyrshem dhe po nuk te erdhi per ato, kuptohet qe nuk me do vertet.

Une te dua vertet.

Turjak. - Une te dua! Te besoj! Nuk flasim perdite etj. Por, ti a me beson, a me don? Nese jo, mos me shkruaj!

Tiran. -Mos me thuaj kot kete!

Une te dua dhe ti e di

Turj. -Pasdreke te kendshme! Diten e mire!

Kur te mundesh, me shkruaj edhe une te shkruaj kur te mundem.

Edhe nese nuk me pergjigjesh, nuk me mbetet hatri.

Tiran. -Kujdes!

Une te shkruaj se per ty mendoj çdo ndarje kohore… si ore, minuta e sekonda.

Te kam besua por cka me bere qe nganjehere nuk kuptohemi si duhet.

Dashuria nuk eshte aq e thjeshte.

E sidomos per gra si une.

Qe nuk jane aq te thjeshta.

Dhe kjo e komplikon me shume.

Une jam e sinqerte me shume se çdo grua tjeter

Kete merre si aksiome!

Turjak. -A mundesh me e gjetur ndonje fjale, pas atyre te parave qe te kam thene ndonje fjale fyese? -Jo.

Tiran. -Por mos shko ne ekstrem.

Ti dhe une duhemi

Duhet te durosh disa fjale kur ben gabime

Ti dje nuk ma vare dhe mua mu duk fundi i botes.

Ika.

Shko!

Ok! Por nuk eshte se nuk ta, siq thua ti ”Ti dje nuk ma vare.” Por nuk kam mundur dhe jo dje por mbreme.

Ika.

Naten e mire! Te besoj dhe te dua!

Pres edhe une nje fjale, ”te dua” ose te ngjashme nga ti.

Tiran. -Te puth!

Naten e mire!

Dhe kjo nuk do te thote qe mos ti hedhesh nje sy cell

Para se te flesh ... .

Vetem nqse je ngjitur me g… tende.

Atehere te fal!

Turjak. - une e shoh kur dikush me ka shkrusjt por naten e mbylli celul.

Une te shkruajta ne 7 mbasdite dje

Dhe ti e pe ne 2 te nates

Naten e mire!

Turjak. -Jo tiranse, ti me ke shkruajtur ne oren 20:38, letren e pare ndërsa te dyten, ne oren 22:04

Tiran. -Po ti nuk kishe fjetur ne 8 as ne 10 por kjo kaloi

Shko...!

Te dua!

Turjak. -Nuk kam fjetur por isha i zënë, nuk kisha mundesi.

Sulo ... Mundesia eshte relative...Une jam tere kohes perballe P. dhe te pergjigjem ty

 Une te besoj, edhe ti duhet te me besosh

Tiran. -Dhe ti me shkruan per pabesira. Une te besoj po aq sa me beson ti.

Te puth me mall!

Turjak. -Eh moj tiranse!

Tiran. -Mos u lodh me! Çlodhu! Dhe me mendo mua ngjitur me ty duke te te kerkuar me "shenja" qe vetem ti i kupton

Turjak. -Por aq sa te dua une ty, nuk ka meter e as kandar qe mundet me e matur

Qe ti te me perkedhelesh pafundesisht

Oh moj tiranse, sa me merr malli e sidomos tash kur kam shume pune me punën e ”re”. Ty te kerkoj: Ku je? Eja ndihmon!

Tiran. -Do te te ndihmoja po te isha afer ......Sulo, naten e mire z.!

Turjak. -Neten e mire tiranse!

Edhe pse nuk po ”flas” e nuk po te ”shkruaj”, jam me ty. Vetem po te shikoj e po ”iku”

Tiran. -Mos u " korrigjo " aq shume ...hahaha...te puth !

Sulo, i dashuri im .. .fli i qete ... Suksese në punën e re!

Te puth !

Turjak. -Jam ne mbledhje (konference).

Tiranse nje miku im, R. Th. per tiransen dhe turjakasin me shkruante:

(Flm i nderuari S … Shkrimin e lexova, Tiransja dhe Turjakasi. Ishte nje pershkrim per nje skenar. Te pershendes)

Tash jam i lire, per nja 10 -20 minuta, nese nuk mundesh me folur, diten e mire! Te puthi!

Tiran. -Keto jane simbolet e mia dhe per mua: Lule, lutje, zemer.

Turjak. -Lule je.

Tiran. -Love you !!!

Turjak. -Pas 5 minutave zbres jam i lirë, a të marr?

Tiran. -Jo!

Jam ne shtepi.

Te kam menduar qe do e kesh te veshtire punen ne fillim.

Une tani jam ne shtepi se dolem pak me vajzat e P. per nje pije.

Me mungon

Turjak. -Pas bisedes qe pata me ty, me beson asnje pengese nuk me ka dalur.

Tiran. -Nuk do te te dale. Une ty te dua dhe deshiroj qe çdo gje te te shkoje vaj

Turjak. -Po, do te ia dal, kur te mendoj ty.

Ani me te pas afer ty, plumbi nuk me kishte ndalur.

Tiran. -Ti shkruan gjera aq te bukura.

Do te thoja qe tek ty, kuptoj edhe me shume, forcen e fjales...

Sot isha tek promovimi i librit te nje kolegu ku kemi punua.

Ai me kishte shkruar kete ne librin qe me dhuroi. Ishim 50 veta por ai me permendi si nje nga njerezit me me influence ne jeten e tij

Une nuk e kam aq te afert. Kam te tjere

Por siç duket...

Turjak. -Kush eshte ai, si quhet? Une nga pamja jote, fjala e letrat tua kam mesuar shume.

Tiran. -Ai jeton ne A. emrin e ka A. K. por mos e nxirr kete ne letrat tona se une prandaj kam pak rezerva se keto jane personale.

Turjak. -Letren e lexova. -Jo, jo. Tash e tutje as emrin tend nuk e shkruaj!

Tiran. -Te falenderoj sinqerisht per fjalet qe shkruan per mua.

Une te dua ty edhe pa ato. Por me vjen mire qe ti ke konsiderate edhe pse me ke pare lakuriq…

Se kjo ndryshon çdo dinamike te mardhenjeve

Turjak. -Falenderimet te takojne ty!

Faleminderit per fjalet e arta. Enver Hoxha, Ramiz Aline, e quante Bilbili i Shqiperise. Ti je je Bilbili i Tiranes!

Tiran. -Hahahahahahaha. Çfare krahasimi

Keshtu ka qene.

Çlodhu!

Shkruhemi...

Te puth !

Naten e mire !

Turjak. -Naten e mire e gjume te embel!

Tiran. -Edhe ti... z.

Turjak. -Te perulem, ta heq kapelen, tiranse! Jam ne …. Po fryen nje erë e lehte nga Jugu, Shqiperia. ”Juga”, po luan me floket e mia e po mi lemon faqet me nje ”fuqi” te vogel e perkedhële....

Tiran. -E une do te doja shume te te puthja fshehtaz…

Vetem ti

Dhe une

Dhe era

Asnjeri

Asnje frymor

Zero

Just you and me.

Pa asnje frike, asnje influence, me deshira bazike ....

Por tani ne kohera moderne kur njeriu bene edhe dashuri e seks e gjithshka e eger dhe e embel si ti dhe une.

Te dua shume!

Ika.... per tu kthyer perseri e prape tek ti

Turjak. -Edhe Poradeci e Agolli, Noli, Migjeni e Mekuli po te bisedonin me ty, do te mbeteshin pa fryme. ”Fylli” e Tanja, Shuterqi e Xhuvani, do merrnin fjalet e shprehjet tua sikur titujt biblik që citohen, per poemat e eposin e tyre

Tiran. -Ti me do .... prandaj... une shkruaj.

Turjak. -Mire mengjes!

Sot nuk te kam shkruajtur heret, ashtu qysh une e kam adet. Si je? Ca ben ?

Tiran. -E pashe... Po i prish adetet. Po me le free

Te fluturoj ....

Turjak. -Nuk eshte se po dua me te ”lene” apo me i ”prish adetet” sepse as nuk te le ty e as nuk i prishi e nuk i harroj adetet e mira, zakonet por isha i zene e keshtu koha eci, vec kur te pash ty, si Ylli i Sabahit.

Ne Turjake thuhet ”Me i keq eshte bidati se fesati”!

Tiran. -Nuk e di se çfare do te thote kjo ...

Dhe une te kam shkruajtur diku qe kur ndjehesh si shtese dhe jo e rendesishme ...pra kur ti me vendos mua ne fund te listes tende ditore...atehere nuk ndjehem mire sepse nuk me perket mua ai vend ne asnje mardhenje....

Te uroj nje dite te bukur, Sulo!

Turjak. -Qe nga ora 8 isha duke i thirrur disa drejtorë per me e caktua kohen, kur me u takua.

Ti nuk je ne fund te listes por je e para ne mendjen e ne zemren time.

Prej ores 10:00, duhet te shkoj ne disa … keshtu qe, eshte e mundshme qe nuk mund te shkruaj por nese ti ke kohe, e cakton ndonje kohe, une dale ose e shty takimin e flas me ty.

Tiranse, te puthi!

Pse nuk po me shkruan? Une po shkoj ne … ku i kam caktua kohet. Nese me shkruan, une te pergjigjem e nese je e zene, kur te lirohesh, ma bene nje signal e une te therras ose te shkruaj! Te dua!

Tiran. -Vazhdo punen se ne jemi në pushim!

Suksese!

Ketu eshte feste. Te gjithe kanë pushim. Jam ne nje dreke e ftuar nga motra!

Te puth!

Turjak. -Tash jam i lire 15 minuta. Po pate kohe, me merr ose te therras une ty! Pas ores 13:00, prap jam i zene. Kam me shkua me gocën e vogel te mjeku i dhëmbëve. Une duhet te vozis. Te puthi! P. S. Edhe ne ketu, kemi Bajram por une jam i detyruar ti takoj disa drejtorë.

Tiranse, a nuk mundesh me më marre (ne telef.)?

Sa me mori malli. Kur te mundesh, me shkruaj! Tash duhet të shkoj. Te pershendeti! Te perqafi, te puthi e ti ... !

Lexova dikund për një qen besnik i cili edhe pse i vdes pronari, ai e pret.

Po njeriu, cka do te bente?

Tiran. -Njeriu?

Nuk eshte kurre besnik sa qeni !

Suksese!

Puna do t' i bene mire se vetem puna te edukon dhe vlereson prinderit e jeten!

Te puth !

 

Me fat te mbare festa per ty dhe familjen!

Sapo u shtriva …

Fat e te mira, te deshiroj edhe ty!

 

Po çlodhem nga nje dreke e mire shume qe e beme bashke me motren

Tek shtepia e saj qe eshte siper meje

Une bera qoftet dhe rosto e ajo beri pulen dhe sallatat e pilaf e tjere, krem brule ose krem karamel

Turjak. -Me fal por duhet te iku. Flasim nesër. Te puthi!

Tiran. -Kjo po me merzit pak... Por ti nuk ke çfare bene. Do te jesh goxha i zene edhe me pune. Me duket e veshtire kjo.

Ika

Te puth!

Te duash shume eshte te duash nje njeri qe nuk e meriton dashurine ......une e meritoj por ti nuk di ...tani je me shume i trembur se i dashuruar...po te heq pergjithmone nga jeta ime … me ke lodhur shume keto kohe dhe nuk kam patur kenaqesi, vetem shpjegime pafund dhe te panevojshme...Quame si te duash...e pabese, ose çdo gje qe te vjen ndermend...nuk dua me te merrem me ty...

Ika pergjithmone.

Me fal por nuk mundem me.

Une nuk dua me te kem asnje lidhje me ty... Ndjehem e lodhur dhe pa asnje rendesi per ty dhe kjo eshte hera e pare ne jete dhe do e mbyll ketu …shiko jeten tende e me lere te qete e per kete te lutem shume.
Nuk e di pse shkruan akoma se une e kam hequr numrin e telefonit tend.
Nuk dua asgje me.
Ti nuk ke asnje lidhje me mua.
Nuk kupton?
Te lutem shko ne punen tende
Turjak. -Patjeter, se te le qete. Patjetër se do të iku.

Për vazhdimin e publikimin e letrave dhe të bisedave të tiranses dhe turjakasit, pas vdekjes se Sanijes në Turjakë, do të shkruaj më vonë pasi të varroset tiransja e vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat