Kur veteranët e rrejshëm e drejtojnë shtetin, veterani i vërtetë vdes n‘mal

Opinione

Kur veteranët e rrejshëm e drejtojnë shtetin, veterani i vërtetë vdes n‘mal

Nga: Xhevat Berisha Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:32
Afrim Berisha

Afrim Berisha nga Janjeva, ishte luftar i brigadës -138 Agim Ramadani në Kosharën krenare, e cila ndryshoi historinë, kur Afrimat e Kosharës i prishën mexhat n’mes Kosovës dhe shtetit Amë. 

Afrimi pas luftës ju kthy familjës, dhe u detyrua t’merrej me punë krahu në mnyrë që sado pak t’ketë një jetesë të dinjitetshme sa për t’mos ja shtri dorën askujt. Në Luftën e Koshares Afrimi shquhej në mesin e shokëve për optimizëm, moral të lartë luftarak, dhe guxim prej luftëtarit shqiptarë. Tani Afrimi vdiq në pyll !  A thua si e ndiejnë vedin „Komandantat“ e zonave të cilët i shpikën rreth 20.000 „veteran“  ku ka edhe të tillë që kanë lindur ditën e çlirimit, kurse Afrimi bashkë me djalin e mitur kishte shkuar të prej dru!  

Veterani i luftës me dru siguronte bukën e gojës për familjen e vet… Jo vetëm Afrimi por  shumë nga ata që luftuan së bashku; jo për tu bërë veteran, por për ta çliruar vendin mbetëm pa asnjë përkujdesje institucionale”. 170€ janë fyerje për luftarët e vërtetë që prishën planët e Serbis. Afrimit i cili me veprën e ti na bëri krenar neve që e kemi t’afërm, i qoftë i lehtë dheu i tokës për t’cilën luftoi.

Kurse Juve komandanta dhe veteran të rrejshëm, që mendoni se është e juaja qdo gjë që u shohin syt, mos harroni se do vinë ditët që gjaku i luftarve të lirisë dhe t’gjithë atyre që kontribuan për ta bërë shtetin, do ju mallkojnë pa e llogaritur dorën e drejtësisë që herdo-kur do bie mbi ju, sepse çkapja e shtetit do shëndrrohët në kapjën e juaj po nga ky shtet të cilin nuk po e lejoni të ngritët në këmbët e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat