Mos ja keni filluar nga bishti e jo nga koka?!

Opinione

Mos ja keni filluar nga bishti e jo nga koka?!

Nga: Hafiz Shala Më: 23 gusht 2018 Në ora: 16:35
Hafiz Shala

Megjithatë, ju përgëzoj dhe ju uroj që mos të ftohi por të qëndroni pranë nismës që më jepë shpresë, edhe, për se që është organizuar nga organizata joqeveritare e jo ato partiake. Duhet të jetë një demonstratë e popullit dhe gjithëpopullore, që të shpresojmë të gjithë.

Ka ardhur koha dhe duhet bërë, që vet populli i Kosovës, t’i kthejë dinjitetin, vetëdijen vendit të tyre. Atë që po ju mungon the ju e keni pasur para lufte,deri sa rrokët armët për liri. Andaj keni edhe pak guximin,shpresë, përkushtimin dhe atdhedashuri, ndaj vendit tuaj, Kosovës që u përgjakë me shekuj duke shpresuar në ditët e bardha, por……ja që duhet edhe pak më shumë angazhim e punë e të gjithëve: “ Shqiptar mos rri po duke! ka thënë Noli ynë i madh.

Të mbështetur për muri nga Hitleri i Ballkanit Millosheviqi, deri dje a nuk ishit ju ata që përjetuat traumat ma të tmerrshme, torturat ma çnjerzore ndaj një populli paqësor i cili deshi ta mbrojë pragun e shtëpisë, nderin e familjes që u përbuzë nga bishat kriminale paramilitare, militare e policore të shtetit kriminal e quajtur Serbi.

E, sot, nga kush duhet të frigoheni dhe të mbroheni pas lirisë së fituar!!! A nga komadantët kriminelo-hajduto tradhëtar?(duhet veçuar ata që nuk bëjnë pjesë në asnjë mënyrë në këtë epitet, sepse, ishin ata komadantë të vërtetë, ishin edhe nga ata që një pjesë e tyre ranë në altarin e lirisë, e ne sot përulemi para actit të tyre, duke i kujtuar në përjetësi).

Fatëkeqësisht, në këtë liri jetëshkurtër, si e quaj unë, na e ndalën ata rrahagjokës që veçse e mashtruan popullin e tyre, e vranë popullin, vranë ushtarak, intelektual, mjek e avokat, duke i akuzuar si bashkëpunëtor të Sërbisë.

Por, në të vërtetë, po këta ishin ata që i përpiluan listat për likuidime të propozuar nga Sërbia, e të përkrahur po nga “komadantët” çlirimtar, të cilët në mënyrën më të pandershme, keqëpërdorën statusin e veteranit për përfitime materiale, dhe ofiqe në kurrizë të atyre që vërtetë ishin dhe janë veteran.

Por, si ngjau kjo dukuri që ja humbi vlerën e luftës, por jo edhe sakrificën a atyre që nuk janë më në mesin tonë, por shumica e tyre sotë e kesajë dite janë në varrezat masive nëpër Serbi e gjetiu. Pra ishin këta një kontigjent i mbrapsht ai që erdhi në pushtet me gënjeshtra, si luftarak, përpos në “betejat e “Rognerit”, asnjiherë nuk e ngriti zërin për zbardhjen e këtyre viktimave.

Ata edhe pse premtuan se do ta padisën Serbinë, nuk e bënë, sepse, e kan kokën dhe bishtin të zënë me derën e Serbisë, që mundë t'i ndihmojnë Gjykatës Speciale, duke e furnizue me të dhëna për krimet ndaj popullit të vetë.

Gjarpëri, thonë gjithmonë shtypet nga koka e jo nga bishti! Koincidencë, kjo me kriminelo-hajdutin tani në krye të shtetit, që e ka mbajtur këtë nofkë "gjarpër” gjatë luftës, që nuk e ka berë e as që ka dhënë ansji kontributë për çlirimn, por për robërimin e Kosovës.

Ai bile si mercenar i Serbisë i shantazhuar nga ajo që duke disponuar me të dhënat e të bëmave kundër popullit të vetë, sikur Enver Hoxha që ishte më i pashpirt sesa Hitleri ndaj popullit hebre, nga urrejtja e mosdurimi për ti ekstreminue dhe dëbue nga Gjermania,n dërsa Enveri, nga epshet për pushtetë duke i sakrifikuar kosovarët, sepse ja kishte dhënë fjalën Milladinit dhe Mugoshës si të dërguar Titos, që do të jetë i sinqertë dhe pa e kundërshtue mbetjen e Kosovës nën ish Jugosllavi(Serbi).

Esat Pasha ynë, kryet e këput Enveri, vepronë në të njejtën mënyrë. Ky(Esat Pasha i Kosovës), që tani me mishë e shpirtë po punonë për Serbinë, po shkonë “ ish për top” nëse nuk ndalet.

Me qëllim zgjodha këtë titullin të këtijë shkrimi,"Mos ja keni fillue nga bishti e jo nga koka?!” sepse, mos ja keni fillue nga bishti, sepse, koka e krimit, koka e tradhëtisë, koka e hanjnisë, është ai që fatëkeqësishtë është në krye të Kosovës.

Le të jetë kjo nisje e mbarë për ta vazhduar me këmbëngulje, që përposë të apostrofuarve: Kryeyeministrit e Kryeparlamentarit si të dytit e të tretit, të fillohet nga i pari dhe, derisa që të gjithë nuk largohen nga postet, që mbajnë, populli i organizuar mirë në demonstrim shumë civilizues, paqesorë dhe këmbëngulës, mos të largohen, duke u tubuar para institucioneve të popullit, të cilat nënë udhëheqjen e kësajë kaste hajduto-kriminale, nuk ishin në shërbim të popullit, por të tyre dhe klanit që e kanë ngulfatur demokracinë, lirinë, drejtësinë dhe mirëqenjen e shtetit.

Uroj, që partitë politike, individë apo grupe të ndryshme, mos të ndihen xheloz, mos të ndihen të anashkaluar, por, me plotë vendosmëri të ju bashkangjiten fizikishtë, por edhe me ide dhe me organizim. Pushteti do tu takojë të merituarve pas çlirimit të Kosovës nga këta zaptues që nuk kanë të ndalur.

Në këtë moment historik, ftoj studentët që gjithmonë ishin në krye për ndryshime esenciale për shtetin e Kosovës, për çlirimin e saj nga okupatori shekullor, sot, duhet të hidhën në demonstrata për të ardhmen e tyre. Çka, do të thotë, definitivishtë të çlirohemi nga Serbia, e cila përmes mërcenarve të sajë, po tentonë ta kthejë Kosovën në staudin e para pavarësisë, të rifillojë bisedimet për statusin i cili për bashkësinë ndërkombëtare dhe 116 vende të botës njihet si shtet sovranë e i pavarur, përposë Serbisë dhe pesë shteteve të Evropës, aleate të Serbisë.

Nëse paskemi menduar se Kosova u çlirue, qenkemi mashtrue, sepse nuk e kemi dijtë se ajo tani është robërue nga klasa e sajë politike në pushtetë, e cila, për t'i shpëtue drejtësisë për krimet e bëra ndaj popullit të vetë, shpëtimin e gjenë duke i ndihmue Serbisë, për t'u amnestue nga krimet mu ashtu sikur i amnestuan kriminelët serb, që masakruan popullatën e paarmatosur me nji urrejtje shtazarake që e kanë në gjakun e tyre shekuj me radhë.

Çlirimi definitiv i Kosovës, sot varet nga ju me largimin e pushtetarëve, që në vend se Kosova të ecën përpara, ajo sot është në vendnumrim edhe me kthim prapa, që do të thotë, rinia e jonë nuk do të ketë ardhmëri, prosperitet dhe arsimim të kualitetit ndërkombëtar, sepse, shkollat, univerzitetet, dhe institucionet arsimore, udhëhiqen nga analfabetet, nga doktorët që titujtë i fituan me plagjiaturë të cilët i kanë kontribue asaj që Univerzitetit të Kosoves t'i hiqet nivelizimi me atë Evropian.

A është fillue nga më e rëndësishmja si çështje politiko shtetërore?

Jo!

Sepse, e keni lenë në rendë të dytë çështjen e bisedimeve, udhëheqjen e tyre nga ai që punonë për Serbinë, nga humbja e territorit të Kosovës siç humbëm nga Mali i Zi, nga Maqedonia e tani, me manovrimet gënjeshtare dhe kërcenime se po qe se nuk ndajmë, nuk korigjojmë, nuk bashkojmë gjoja Kosovën Lindore pa dhënë asgjë, që është absurdë edhe për të folur për tregti të tokave shqiptare me trojet shqiptare, për të mos humbur liberalizimin e vizave, për rrezikun e anëtarësimit në BE, dhe shumë gënjeshtra të tjera, vetëm që i kushtëzuari, i shantazhuari dhe dorëliri ndaj pjesvë të Kosovës, ta shpëtojë lëkurën e cila nuk vlenë as sa nji lekurë lepuri.

A duhet që Kosova të qitet në treg për ketë dhe keta monstrum politik? Absolutisht, Jo! dhe për këtë arsye, populli duhet unanimisht të ngritet: D-Day për popullin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat