Ramush, nuk po të them po rren, por nuk është e vërtetë!

Opinione

Ramush, nuk po të them po rren, por nuk është e vërtetë!

Maxhun Smajli Nga Maxhun Smajli Më 23 gusht 2018 Në ora: 17:57
Ramush Haradinaj

Vëllezërit e mi të luftës, ju dua të gjithve me shpirtë. Por, unë po bëhem edhe armik i disave, kur them dhe shkruaj të vërtetën. Mirëpo, kemi përgjegjësi serioze, ne që i qendruam besnik luftës,  ta shprehim pakënaqësin tonë për manipulim me titullin, “Veteran i luftës”.

Ata që shpërndanë çertifikatat, “Veteran i luftës”, kanë bër krim të shumëfishtë; nënvlerësuan gjakun e deshmorëve dhe luftën e ushtarëve besnik. Një padrejtësi kaq e rend është ndër gjërat më të vështira për t'u përballuar. Andaj, ky akt kriminal po na damton shpirtin në masë të madhe.

Deklarata e juaj, Kryeministër, në emisionin “Interaktiv”, për numrin e madh të Veteranëve të luftës, nuk është e vertetë, kur thoni: “Në Dukagjin, i madh e i vogël, edhe femrat, kanë qenë të mobilizuar”.

Sa për dieni, Ztr. Kryeministër, nga muaj shkurt 1999, në radhet e UÇK-s kanë qenë 12820 ushtarë, gjatë muajve në vazhdim i janë bashkangjitur edhe 3200 të tjerë, derisa kanë dezertuar 5700 ushtarë. Poashtu, gjatë luftës janë vrarë 820 ushtarë. Pra, në kohën e përfundimit të luftës, para nënshkrimit të kapitullimit të Serbisë, në Kumanovë, me 09 qershor 1999, kanë qenë rreth 9500 ushtarë besnik të UÇK-s. Për arsye të ndryshme, këto shifra mund të ndryshojnë, më së shumti, 5%, më pak apo më shumë.

Të flas, unë, që nuk u largova nga lufta deri me 17 qershor 1999, edhe pse në Dukagjin u kërcnova me vrasje. Gjatë kohës së luftës kam raportuar për 147 fshatra të mëse dhjetë komunave të Kosovës; Dukagjin, Drenicë, Shalë, Podrime, Llapushë e Pashtrik. Për “Deutsche Wele”, kam raportuar 115 minuta, për “TVP” dhe “TVSH”, rreth 200 minuta, si dhe 182 artikuj gazete. Poashtu, kam raportuar edhe për “Kosova Press” dhe “Kosova e lirë”.

Nisur nga realiteti i veteranëve të luftës në fshatrat e Bashkësisë Lokale të Drenocit të Klinës; Poterç i Epërm, Poterç i Ulët, Drenoc dhe Dugajevë, që këto fshatra janë pjesë e Dukagjinit, konstatoj, se nga numri i përgjithshëm i veteranëve, në nivel Kosove, meritor janë vetëm 30%, derisa, 25% prej tyre kanë qenë bashkëpunëtor të serbisë në mënyrë direkte apo indirekte. Pastaj, veteran janë edhe ata që, nga paslufta kanë vrarë mbi 1600 shqiptarë, në mesin e tyre edhe emra të njohur të çështjes kombëtare, si; Enver Malokun, Xhemajli Mustafën, Haki Ymerin, Smajl Hajdarin, Ismet Rracin etj..

Pra, për hir të interesave tuaja, pushtetit politik, pasurimit dhe interesave tjera primitive, sakrifikuat interesat e vendit dhe krenarinë kombëtare. Edhe pse lufta pati marrë fund, ju nuk e thirrët popullin për jetë.

Qeveria s'po gjen zgjidhje problemeve pa fund që kanë pllakosur popullin shqiptar. Interesat e popullit mbrohen më së miri kur gjykatësit janë të aftë, të drejtë dhe të pakorruptueshëm, ztr. Kryeministër.

Dhe, për fund; Ramush, prej kur erdhët në postin e Kryeministrit, vlerat e juaja po zhveshen një nga një si fletet e lakrës. Kujdes, kur të largoheni do mbeteni vetem “Kaqan”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat