Duke u marrë me fenomenin Baton Haxhiu

Opinione

Duke u marrë me fenomenin Baton Haxhiu

Nga: Jakup Azemi Më: 25 gusht 2018 Në ora: 06:35
Jakup Azemi

Këtë tekst e filloj me një kërkim falje ndaj Z. Baton Haxhiu, pasi teksti përmend emrin e tij, duke iu referuar dy paraqitjeve publike të cilat i botoi gazeta “Bota Sot” dhe MAPO, (14 dhe 18 gusht), me të cilat Haxhiu i jep kondicion akordimit të presidentëve Thaqi dhe Vuqiq për “ridefinimin” e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.

Përveç Rexhep Qosjes i cili i dha bekimin kësaj ideje që në ditët e para të paraqitjes së saj, B.H. është ndoshta i vetmi person në Kosovë i cili publikisht, jo vetëm mbron këtë ide, por e promovon në mënyrën më të guximshme!

Meqnëse paraqitjet publike kanë qëllim dhënjen e një efekti ndikues në opinionin publik, kjo shtron nevojën e të marrunit me B.H, si individ publik, sepse idetë e shfaqura kanë për qëllim të ndikojnë tek lexuesit, dhe kësisoj të krijojnë një opinion publik të pranueshëm apo përjashtues! Sipas “Bota Sot” (11 gusht 2018) artikulli rezultonte të ishte më i lexuari, prandaj kjo domosdoshmërisht kërkon përgjigjje adekuate.

Si u krijue fenomeni Baton Haxhiu?

Para se të i vlerësojmë dhe kualifikojmë dy paraqitjet, po japim një përshkrim në vija të përgjithëshme, rreth krijimit të fenomenit BH, gazetar që u bë i njohur në gazetën e Veton Surroit ”Koha Ditore”, por që u afirmua edhe më shumë me ndërprerjen e bashkëpunimit me Veton Surroin, e që kurrë nuk u mor vesh në esencë prishja e tyre!

Haxhiu vazhdoi profesionin duke shkruar nëpër mediume të ndryshme. Përflitet shumë roli i tij rreth peridhës së luftës. Pas luftës depërton edhe  nëpër mediumet e Shqipërisë duke gjetur hapësirë në mediumet më të njohura televizive, si Top Channel dhe TV Klan, por edhe ato të shkruara, si gazeta e njohur MAPO. Bashkëpunimi me TV Klan në Shqipëri rezultoi edhe me krijimin e TV Klan-in në Kosovë, me Z. Haxhiu në krye.

Eshtë fascinues serioziteti i trajtimit të Haxhiut në mediumet e Shqipërisë, që e marrin si gazetar përfaqësues të Kosovës dhe “njohës” i ngajrjeve në Kosovë e më gjërë. Nga ana tjetër, mendimtarë, intelektualë e gazetarë të njohur kosovarë, janë injoruar apo neglizhuar nga të njëjtat mediume shqiptare! Kësisoj, mediat në Shqipëri kanë pasë një rol shumë të madh në balonizimin e Haxhiut, anipse në Kosovë për një kohë të gjatë, tashmë i njëjti ka bartur një ofiq jo të lavdishëm, të cilin mediat shqiptare nuk e kanë përfillë! Në këtë kontekst, mund të vihet një simetri e çuditshme midis Shqipërisë dhe Serbisë, në krijimin e fenomenit Haxhiu!

Para disa muajsh Lëvizja VV dhe në veçanti Albin Kurti, u përleshën keqazi me B.H. duke e kualifikuar si bashkëpunëtor të Stanishiqit (ish-shef i Sigurimit të Serbisë gjatë viteve të 90-ta) dhe të Serbisë. Me një fjalë, Haxhiu u portretizua si tradhtar! Përgjigjja e Haxhiut, natyrisht, ishte energjike dhe me kundër-akuza. Por, ajo cka ra në sy më së shumti, (apo nuk u vërejt fare!), ishte fakti se ai askund në reagimet e tij të gjata, nuk e mohoi kategorikisht ofiqin e “tradhtarit” e të bashkëpunëtorit të Serbisë e Stanishiqit!

Përse (nuk) duhet marrë me fenomenin Baton Haxhiu?

Interesant është fakti i dy paraqitjeve të B.H.,  në mediat e Shqipërisë (MAPO) dhe Kosovës (Bota Sot), dhe vendosmëria e serioziteti me të cilin Haxhiu është bërë avokat i idesë së Thaqit e Vuqiq. Artikulli i parë me titull: “Veriun e Kosovës duhet ta lëmë të ikë”, bjen në sy, si një formë raporti i përpunuar nga ndonjë institut, apo analist politik i huaj, me pikëpamje të afërta me presidentin Thaqi!

 Nga një analzë e thellënë të cilën i kemi bërë të shkruarit dhe përmbajtjes së artikullit, rezulton se shkrimi në mënyrë mjeshtrore maskon interat  e Serbisë, nën pretekstin se ideja e ”ri-përkufizimit” të kufijve i shkon përshtati interesave të Kosovës. Është tërësisht improvizim dhe paraqitje e shtrembër e realitetit. Eshtë tërësisht e kundërta!

Në paraquitjen tjetër, me titull: “Ripërsërit Baton Haxhiu: Kosova duhet t’ia japë një pjesë të veriut Serbisë”, (gazeta MAPO), vihet re i njëjti diskurs, por tash akoma më i çveshur. Në këtë (gjoja) intervistëtë, bie në sy një të shkruar kaotik, pa renditje logjike, dhe pa mbështjetje argumentuese. Kjo paraqitje i ngjan një dokumenti të përkthyer dobët nga serbishtja, apo një gjuhë tjetër në shqip, por që i atribuohet Baton Haxhiut. Nëse lexohet me kujdes teksti në fjalë, vërehet kjartë se ai nuk është burimor - është i përkthyer dhe shpesh herë jasht kontekstit. Po citoj vetëm një paragraf nga “intervista” e shkruar me një gjuhë të çoroditur, ose është përkthyer dobët:

"Dhe marrja e marrëveshjes do të ndihmojë në krijimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe duke dëmtuar agjentët e kaosit dhe ndikimin e Rusisë në rajon. Prandaj humbës janë të gjithë ata që sundohen nga zemërimi dhe frika".

Pyesim Haxhiun: cilët janë ata agjentët e kaosit? Si dhe në çfarë mënyre rritet më shumë ndikimi i Rusisë - me hapjen a cështjes së kufijve dhe ndarjen e Kosovës, apo duke i mbrojtur kufijtë ekzistues?

Në një tjetër paragraf ai thot:

“Pavarësisht rezervave të BE-së tashmë është krejtësisht e qartë që procesi i kompletimit të shtetësisë të Kosovës dhe avancimi i saj në relacione ndërkombëtare është drejtpërdrejt i kushtëzuar nga anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtarë në përgjithësi dhe nga anëtarësimi në OKB në veçanti”?

Cfarë improvizimi patetik! Harron Haxhiu se populli i Kosovës nuk është aq naiv sa të mos e kuptoj se çfarë vlere do të kishte anëtarësimi i një shteti xhuxh, nëse fare do të ekzistonte, nëse do të hapej qështja e kufijve. Do të ishte tërësisht qështje tjetër po qe se Serbia do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës dhe anasjelltas, dhe të dyja me vullnet do të kishin hy në një ndërmarrje për korrigjimin e mundëshëm të kufijve, por jemi shumë larg nga një situatë e tillë.

Prandaj, shkrimet dhe paraqitjet e këtij njeriu janë helmime të mendjes së lexuesve. Ashtu si ideja e vet presidentit Thaqi, edhe paraqitjet e Haxhiut duket të jenë rezultat i një trysnie. Ato kanë për qëllim të dizorientojnë opinionin publik kosovar/shqiptarë. Zatën këtu edhe është esenca e krijimit të fenomenit të këtillë - fenomenit Baton Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat