Rëndësia e arsimit për të papunët

Opinione

Rëndësia e arsimit për të papunët

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 25 gusht 2018 Në ora: 12:11
Dr. Artan Haziri

Papunësia mund të ketë një ndikim shkatërrues, si në një familje ashtu dhe në ekonominë e përgjithshme. Humbja e të ardhurave ka një efekt të menjëhershëm në uljen e shpenzimeve të konsumatorëve. Megjithatë, rritja e pasigurisë për familje mund të ketë një efekt shumëzues në uljen e shpenzimeve të konsumatorëve. Një familje që vazhdon të ketë papunësi ka gjasa për t’i shkurtuar ndjeshëm shpenzimet shkaku i pasigurisë dhe rifillimi i shpenzimeve mund të bëhet pas kthimit të të ardhurave. Ndikimi psikologjik i papunësisë në një familje mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë më të gjerë. (Zimmer, T., 2000)

Për këtë arsye, ekonomistët kanë kërkuar prej kohësh informacion më të mirë mbi ndikimet dinamike të tregut të ripunësimit. Është në interesin e shoqërisë që të papunët të “lundrojnë” shpejt në tregun e ripunësimit, ashtu që të sjellin rezultatin më të mirë të mundshëm të pagave. (Zimmer, T., 2000)

Tregu i punës e mban anën pozitive të pagave në favor të aftësive dhe rritjes se kapitalit human. Është një numër i madh i literaturës që tregon lidhjen ndërmjet pagave dhe viteve të shkollimit të rishikuar. (Card, 1999)

Gjithashtu, është argumentuar nga dinamika perspektive se pabarazia në paga duhet të ulet me rritjen e niveleve të shkollimit (Tilak, 1989). Në terma të shkurtër, pagat më të larta kërkojnë më shumë aftësi. Meqë më shumë njerëz synojnë pozitë më të lartë edhe niveli i shkollimit rritet, e me këtë edhe oferta e punëtorëve më të aftë rritet. Rritja e ofertës së punëtorëve më të aftë, po ashtu, mund t’i ulë edhe pagat. Në të njëjtën kohë, sa më pak njerëz që i ndjekin punët që kërkojnë më pak aftësi, atëherë paga rritet. Nga kjo perspektivë, edukimi do të shkaktojë takim ndërmjet këtyre niveleve të pagave. Ky konkludim ka dalë pas shikimit empirik të të dhënave që nga 1970, ndërmjet punëtorëve me kravata të bardha dhe të kaltra. (Goldin & Margo, 1992)

Teulings (1995, 2005) tentoi që të ngushtojë urën lidhëse ndërmjet trendeve dinamike afatshkurta dhe afatgjata, duke shpjeguar se njerëzit më të shkolluar janë më të aftë në punët më komplekse dhe në këtë mënyrë kërkojnë paga më të larta. Në terma afatgjatë, rritja e ofertës së njerëzve më të shkolluar vendos presion në paga të punëve më komplekse ose i shtyn njerëzit më të shkolluar drejt pagave më të ulëta që kërkojnë më pak aftësi.

Studiues të tjerë nuk pajtohen me nocionin afatgjatë të lidhjes së pagave dhe uljes së pabarazisë së pagave. Acemoglu (2002) argumenton se pakësimi i të ardhurave në shkollim më shumë nuk ekziston. Rritja e nivelit të edukimit te kapitali human do të rrisë edhe nivelet e investimeve në teknologji, e që, në këtë mënyrë, do të promovohet edhe zhvillimi-inovacioni. Inovacioni është eksternalitet që derivon nga edukimi, e që edhe e ulë potencialin e uljes së pagave, edhe pse rritet niveli i edukimit. Ky argument mbështet në kërkimet që kanë përdor të dhënat pas vitit 1970, e që tregon rritje të pabarazisë së pagave në tregun e punës, si pasojë e diferencave në kërkesat për punë me aftësi të ndryshme (Blackburn, 1990; Bound & Johnson, 1992; Karoly, 1992; Katz & Murphy, 1992; Kosters, 1991).

Një tjetër shpjegim i mundshëm nga observimi i rritjes së pabarazisë në të ardhura pas vitit 1997 është puna mikse. Thurow (1987) dhe Revenga (1992) sugjerojnë se krijimi i punëve me paga të larta është në ulje, ndërsa krijimi i punëve me paga të ulëta është në rritje. Ky ndryshim në përzierjen e punëve shtyp pagat e atyre me aftësi më të ulëta dhe mban pabarazinë e atyre me paga më të larta. Ky argument i krijimit të punëve dhe rritjes se pagave nuk është i pranuar unanimisht (Dickens & Lang, 1985, 1987).

Te papunët e arsimuar, e shkatrrojnë veten nga dëshperimi dhe ata qdo ditë e më shumë  humbin vlerën në familje dhe në tregë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat