Kush janë sharlatanët, pishpirikët dhe djajtë e tyre?

Opinione

Kush janë sharlatanët, pishpirikët dhe djajtë e tyre?

Nga: Haki Latifi Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:56
Haki Latifi

Ata janë; Horri, i ligu, shpifësi, sharlatani, pishpiriku, krimineli i veshur me pushtet nuk di të bëjë tjetër gjë, veçse të kultivojë veset, që e sundojnë, duke përdorur armët e injorancës dhe të krimit: ligësinë, horrllëkun, shpifjen, sharjen, brutalitetin, fodullekun, mendjemadhësinë, tradhëtinë, dhunën verbale dhe atë fizike deri edhe vrasjen apo eleminimin e kundershtarit politik. Pra, ai bënë çdo gjë, vetëm e vetëm të jetë në pushtet, në kolltuk dhe të kënaq egon e tij të semurë.

Ky soj i keq, shumë të këqia i kanë sjellë popullit dhe vendit tonë. Këta, vazhdojnë pa u trembur të mbjellin farën e ndarjës dhe të perçarjes, urrejtjes dhe grindjes, destabilitetin dhe pasigurinë me pasoja të rrezikshme deri në shpërbërjen e shtetit.
Dhe, ky farë soji i politikanëve, vazhdon me shumë fyerje reciproke të drejtpërdrejta dhe ofendime përmes mediave, duke mos kursyer të gjithë ata që nuk pajtohen me mendimin dhe politikën dështake të tyre. Më e keqja në të gjitha ato është se gjithkush mendon se vetëm ai ka të drejtë. 

Kuptohet, jo të gjithë, sepse nga logjika e dimë se çdo përgjithësim gjithmonë del të jetë i gabuar.

Për fat të keq, një situatë e tillë nuk çon në asgjë. Dhe nuk janë aq të paprekshëm dhe të fortë kjo kategori, siç kemi lejuar të mendojnë dhe veprojnë deri tani.

E habitshme është kur shohim gatishmërinë e parisë së shtetit që të negociojnë në kurriz të interesave të Kosovës, që është si një thikë pas shpine për popullin e Kosovës. Po harrohen mbi 20 mijë shqiptarë të Kosovës që i vrau Serbia, në të cilën kush nuk e përmendi kërkim faljen për krimet serbe. Pastaj, më 1999, rreth njëmilion shqiptarë u deportuan nga Kosova dhunshëm nga ushtria, milicia dhe paramilitarët serbë. Si mund ti harrojnë krimet masive dhe dhunimet u bënë ndaj civilëve shqiptarë?.

Po ndërhyrja e NATO-s a mund të harrohet?, e cila ndërhyri pikërisht për të ndaluar deportimin e plotë të civilëve shqiptarëve nga Kosova.

Si pasoj e kësaj klike është edhe fryerja e listës së veteranëve në të cilën nga evidencimi i pasluftës kanë qenë gjithsej 12 mijë e 700 ushtarë të UÇK-së, ndërsa tani ka arritur deri në 60 mijë!!! Ndërsa, formimi i brigadave të pas luftës siq është rasti me të ashtuquajturën; „Brigada Hasan Prishtina“, është temë e veçant në të cilën duhet të hetohet nga drejtësia. Kush e nënshkroi listën e veteranëve të kësaj Brigade?, dhe të kuptohet e verteta, sepse ajo demaskon manipulantët.

Drejtesia duhet të veproj dhe nuk guxon të tërhiqet as nga kërcnimet e as nga manipulimet e manipulantëve, pasi që vetëm shpata e drejtësisë i vë gjerat në rrugën e drejtë.

Kjo klikë politikanësh, të cilët bëjnë politikë shterpe, është klikë e cila na përcjell deri në ditët e sotme, e cila vazhdon ta shkeli me dyja këmbët vullnetin e popullit, mundin, djersën dhe gjakun e derdhur për liri, klikë e cila vazhdon e mundohet të harrohet UÇK-ja e cila është ëmblema nën të cilën dhanë jetën me mijëra luftëtar të lirisë dhe e simbolizon ushtrinë dhe luftën e fundit për çlirimin dhe lirinë e Kosovës nga okupatori serb.

Pra siq po shihet, si popull tani më jemi mësuar me harresa të zyrtarëve të shtetit, në të cilën në të kaluarën, na kanë përvëluar me marrëveshje të fshehta.

Siç duket ne jemi shumë pak të ndijshëm ndaj krimeve që janë berë ndaj nesh. 

Është mirë që ky soj i politikanëve që nuk janë të përgatitur për t’i mbrojtur interesat e popullit e të shtetit të Kosovës, është mirë le të merren me bujqësi e blegtori apo çfarë do pune tjetër, sesa të merren me përfaqësim të shtetit. Sepse, politika është e pa përballueshme për atë lloj të njerëzve, qofshin ata/ato gra apo burra.

Nuk mund ta mbrojnë interesin politik të vendit të vet kjo kategori politikanësh, në të cilën ta kujtojnë reagimin e bibanit, i cili i përgjigjet çdo fishkëllimi … !

Ju ka kaluar koha juaj. Ju nuk jeni aq të paprekshëm dhe të fortë siç kemi lejuar të mendoni dhe veproni deri tani. Ikni vullnetarisht. Mos i kundërvihuni atyre që do t`u mbizotërojnë sepse ua shtoni mllefin. Veza nuk duhet të grindet me gurin.

Zërin duhet ta ngrisin pozitë dhe opozitë që guxojnë të thojnë se mjaft është e mjaft? 

Sepse, durimit të qytetarëve është duke i ardhur fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat