Politikën e BDI-së, e kemi kritikuar çdo herë e përherë, dhe atë gjatë çdo kampanje zgjedhore. Po ja që ngjarjet dhe rrethanat politike me Greqinë e bënë që për së pari herë të përkrahim politikën e BDI-së, ani pse kjo parti ka bërë shumë gabime skandaloze të pafalshme të njëpasnjëshme politike. Për gabimet e pafalshme të BDI-së, ja, pas referendumit, menjëherë vijnë zgjedhjet parlamentare së bashku me deputetët, kushtetutën e re të "Severna Makedonisë" dhe me votat tona ta rrëzojmë takëlla BDI-në prej qeverisjes frenetike shumëvjeçare në pushtet. Nejse, po problemi edilema më e madhe politike momentale në Maqedoni është referendumi i imponuar jo vetëm nga marrëveshja dypalëshe maqedonase-greke, por edhe nga fuqitë e mëdha: SHBA, BE e NATO, në njërën anë, kundruall VMRO-së, Serbisë e Rusisë, në anën tjetër.
A duhet përkrahur apo jo referendumi, a më mirë t'i themi po, apo më mirë jo referendumit?
T'i themi, po humbim nacionalen kushtetuese në këtë republikë dhe ua bëjmë qejfin grekëve; humbet dhe marrëveshja e famshme e Ohrid; humbet dhe historia e lavdishme e UÇK-së së BDI-së, pasi referendumi s'ka të bëjë me kombëtaren e UÇK-së.
Referendumi pro; njëherë e përgjithmonë shuan endrrat e stërgjatura shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare; po-ja jonë njëherë e përgjithëmonë shuan dhe nacio-kombëtaren e maqedonasve.
Në anën tjetër, nëse i themi jo referendumit, atëherë i themi jo dhe NATO-s dhe BE-së, e me jonë ton? kënaqim apetitet e nacionalistëve të VMRO-së, Serbisë e Rusisë.
Jo-ja jonë mund të bënte trazira të paparashikueshme nacionale maqedonase, shqiptare, bullgare, serbe, greke për ndarjen e Maqedonisë. E kjo a na konvenon, për besë se dimë.
Apo, jo-ja jonë do mbronte jo vetëm identitetit tonë kombëtar, por edhe identitetin territorial e nacional të maqedonasve, po dhe rëndë do hidhëronim grekët.
Vaj halli për ne, s'bën ashtu e s'bën kështu çfarë do bëjmë ne!?