Letër e dytë bosit të K.F. Shkëndija, Lazim Destanit

Opinione

Letër e dytë bosit të K.F. Shkëndija, Lazim Destanit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 27 gusht 2018 Në ora: 23:52
Sulejman Mehazi

I merituari i Klubit Futbollistik Shkëndija, Lazim Destani, letrën e parë ua dërguam para një viti, kur Shkëndija juaj luante me Milanin, o sikur ta kishit bërë stadiumin ECOLOG ARENA gati e ndeshja me Rosenborg-un të luhej në Tetovën tonë!, çfarë kënaqësie përjetimesh sportive do kishim!, sa flamuj kombëtarë do valonin së bashku me ngjyrat e klubit tonë kuq e zi!

Atë ditë Tetova do bëhej krenare në qendrën e vëmendjes europiane. Do vinin simpatizantë, të ri e të reja, tifozë, dashamirë të Shkëndijës rradhë rradhë e palë palë, kuq e zi, nga të gjitha trojet shqiptare, nga të katër anët e Tetovës, me këngë e brohoritje: Shkëndija, Shkëndija, Shkëndija nga Shqipëria, Kosova, Presheva e Bujanovci, nga qytetet tjera shqiptare në Maqedoni për të përjetuar këtë ngjarje të paharruar sportive.

Sa shumë do përfitonin jo vetëm tetovarët me ardhjen e miqëve, por edhe miqtë me mirëpritjen e zemërgjërësinë e tetovarëve. Do bëhej një spektakël jo vetëm mbrenda stadiumit të Ecolog Arena, por edhe jashtë saj nëpër rrugët, restorantet dhe kafenet Tetovare, do ju tregonim skandinavëve dhe europianëve se ne shqiptarët e Maqedonisë e duam futbollin më shumë se popujt e ngritur të europës, do bëheshin shembull e mikëpritjes tetovare.

Prandaj, i dashur Lazim Destani, të lutemi sinqerisht, herët tjera na mundësoni që fitoret e sukseset europiane të Klubit Futbollistik Shkëndija t'i p?rjetojmë jo në qytetet tjera Strumicë e  Shkup, por në Tetovën tonë të dashur e të bukur.!

Respekt e qofsh i nderuar bosi ynë Lazim Destani!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat