Edhe prift, edhe pop, edhe hoxhë

Opinione

Edhe prift, edhe pop, edhe hoxhë

Nga: Fatmir Lohja Më: 28 gusht 2018 Në ora: 08:21
Fatmir Lohja

Po lexoja me endje anektotoda nga folklori ynë. Një kapitull më tërhoqi vemendjen,për humorin që bën populli  me  predikuesit fetar.

Një herë e një kohë, kur turqit u larguan nga Gadishulli Ilirik, ushtrija  e krishter po afrohej në fshatin Goricë.

Mirë ne,- tha një plak.- Kusur e kemi,po për hoxhën si do të bëhet?
Mos më kini merak,- u përgjigj  hoxhë Mehmeti.- Deri tani isha hoxha i juaj. Tani,që vijnë miqtë e paftuar,do të jem popi i juaj.

Për veprimin e hoxhës, pasi ikën  pushtuesit, u hap një debat i madh shkencor, kanunor, patriotik, sociologjik, teologjik,  ….. Zhurma u bë aq e madhe sa terhoqi edhe vëmendjen e gazetave. Në fshat shkonin, me sira, gazetar vendas edhe të huaj, dashamirës edhe keqdashës, të cilët dërgonin reportazhe nga vendngjarja, si pas botkuptimit dhe porosive të dhëna nga redaksitë.

Vendasve  u bëntë përshtypje interesimi për këtë ngjarje. Pushtuesit e shumtë, që kanë kaluar në Iliri ,përveç ligjeve shtetërore,kanë ndërruar edhe institucionet fetare. Ne shqiptarët,pasardhës të Ilirëve,të tkurrur në trojet tona,se na erdhi dreqi komshi, edhe sot e kësaj dite jetojmë në trojet e  te parëve tanë.

Në Goricën e Epërme, themelet e kishës  i ka bekuar  Shën Pali, përpara se të kalonte Adriatikun për të shkuar në Romë. Pas treqind vitesh, kur u njoh kristjanizmi, nga perandori Romak,Kostandini ,bir i Ilirisëve, u duken  ndërtuesit e parë. Mbi ato themele ngritën një kishëz . Në shekujt pasardhës,meqë themelet ishin bekuar nga Shën Pali, kisha zmadhohej ,nga të ardhurat që sillinin pelegrinët e shumtë,që vinin  nga gadishujt  Ilirik ,  Apeninet, dhe Europa mbarë.

Në mijëvjeçarin e dytë,pas lindjes së Krishitit,kisha  ka pësuar ndryshime simbolike ,sipas pushtuesve, që mbështesnin ose kishën Latine,ose kishën Bizantine. Në shekullin e katërmbëdhjet erdhën turqit për  herë të pare,në gadishullin Ilirik. Kërkuan  xhami për t’u falur.

Siç vepruan me kishën e Shën Sofisë, në Konstadinopojë,kërkuan të adaptonin kishen e Shën Palit,në xhami. Meqë ustallarët vendas nuk pranonin ta bënin një mekat të tillë,i sollën nga Turqia. Megjithëse e morën me vrull të madh, puna nuk u ecte. Shkatërroheshin veglat e punës. Prishej qeresteja.Binin muret për tërë natën. Më keqja ,qe vdekja masive te ustallarët,jo vetëm  nga aksidentet ,por më e shumta nga epidemitë e ndryshme të kohës. Nga vendasit ligësija  rrëmbeu   vetëm ata që u shërbenin turqëve .Në një ditë të bukur vere, ustallarët  e braktisën punën masivisht, duke e quajtur kishën të mallkuar.

Në Konstadinopojë  ngjarja bëri bujë të madhe.Të gjithë të shqetësuar se si mund të lihej Gorica pa xhami? Turqit,me maç edhe kuç, u mblollën pranë kishës , për të parë ngjarjen në vend. Pas shumë debatesh shkencore, teologjike, politike,…. u binden se kisha, sipas tyre, ishte e mallkuar,dhe ustallarët nuk kanë pasur faj.

Edhe nga bujaria e vendasve,që afruan truallin, por edhe nga frika e ndëshkimit nga  Sulltani, u inaguruan themelet e xhamisë në Goricë,me justifikimin sa ajo ishte më pranë rrugëve kryesore perandorake.Që kur është përfunduar së ndërtuari xhamija, si vendasit ,edhe të huajt,  muslimanët  falen në Goricë, dhe të krishterët luten  pak më lart ,pra në Goricë të Epërme, te kisha me themele te shejtëruara.

Në Goricë plasi turizmi masiv. Përveç pelegrinëve kristjanë u shtuan edhe pelegrinët myslimanë,që vinin edhe nga lindja e largët . Besimtare, që shkojnë në Goricë, ngjiten edhe në Gorice të Epermë,për të parë kishen e shejtëruar.Dikush për t’u lutur,e dikush për të gjetur derman te vendi i shejtëruar. Për t’u shërbyer mëkatarëve kërkohej shumë  fuqi punëtore . Për të mos marrë argat  nga jashtë fshatarët,  shfrytëzuan faktin , që festat fetare, të tri feve, nuk korespondonin në një ditë.

Fshatçe u vendos,që çdo banor të mbante dy emra,si në Drizë me xhami, edhe në Drizë të Epërme me kishen e vjetër.Historikisht, hoxhallarët me priftërinjët , kanë shkuar mirë në mes tyre,sepse të njëjtë i kanë mëkatarët e grixhës.Hoxha i lut krishlindjet në kishë me verë të kuqe  ,e prifti  e fal  bajramin në xhami  me bakllava. Në të gjitha  sebepet hahet mirë, dëfrehet  vendshe,dhe në mbyllje  këndohen këngë epike,pavarësiht nëse ka, apo nuk ka orkestër “live”.

Njëherë e një kohë,njëri nga predikuesit,hodhi idenë, që t’i drejtonte ai ritet fetare si në kishë, edhe në xhami,me pretendimin për të ulur shpenzimet . Goricarët nuk e pranuan masivisht këtë propozim.U deklarua në prezencë te tyre, se cili do të sherbejë më mirë, fshatçe do të shkojnë të bëjnë ritet fetare.Kjo është një nga arsyet,që në Goricë, predikuesit kanë qënë secili më i mirë se shoku.

Për shqiptarët Zoti (Zeusi) është i pagabueshëm. Të vdekshmit bëjnë mëkate, dikush më pak, dikush më shumë,dhe vetëm Zeusi ,që i sheh nga lart,i ndëshkon me drejtësi. Ndër vite,ka pasur raste,kur i tërë katundi luteshin  në kishë, sepse hoxha nuk punonte mirë,dhe e kundërta të tërë faleshin  në xhami, kur prifti bëhej kapadai. Për shqiptarët,as ka qenë,e as nuk është blasfemi e  herezi,për të  fishkëllyer me humor  predikuesit e padenjë në detyrë.

Për prift Markun, që u hap fjala se ështe merakli grashë,i vunë në gojë këto fjalë:” Po të fusja në dorë këtë shtajzovalle,do të pranoja të bëhesha hoxhë edhe  në dreqoll.”

Nuk ka pyllë pa derra,- u mundua të mbronte miqtë e  vet hoxhë Qamili.
Dakort jemi,- u përgjigjen mëkatarët një zëri.- Ne nuk po kuptojmë,pse pas vetes ke afruar derra pa pyllë!?

Ka  shumë  anektoda dhe poezi homoristike,sa të vjetra edhe të reja,që i vënë në lojë predikuesit, qe nuk e bëjnë punën sipas urdhërave të Perëndisë .Meqë marëdhënjet e shkëlqyera  fetare ndërmjet shqiptareve  kanë interes edhe sot, po e vazhdojmë rrefimin.

Në kohën e komunizmit, xhamija u kthye në magazinë të materialve të ndërtimit. Kisha u përshtat për magazinë armatimi,sepse  ndodhet në një vend strategjik. Në vitin 1967, këmbona e kishës,shumë e vjetër,dhe me tingull të veçantë, u zhduk si me magji. U gërmua,e u rrëmua edhe me aparate mineral kërkues, në çdo pëllëmbë tokë në Goricë të Epërme,dhe nuk u gjet. Pas viteve 1990  ,fshatarët e nxorrën nga nëntoka   e Goricës, dhe me ceremoni fetare  e vedosën  në vendin e vet,ku ajo tingullon edhe sot me shumë lezet.

Po vijnë turistë të huaj në Shqipëri.Disa kanë   paragjykime ,se shqiptarët janë islamike. Kur bien në kontakt me realitetin tjetërsohen në vend. Ka prej tyre, që u drejtohen vendasve  me pyetjen naïve  :”Çfarë besimi fetare keni?” Me buzëqeshje, marrin këtë përgjigje:” Ku keni deshirë të luteni,në kishë,në xhami, apo në teqe. Ju prijmë ne,por me kushtin të respektoni institucionet ku do të shkoni! Ka qënë, është, edhe do të jetë :” Shtëpija e shqiptarit është e Zotit edhe e mikut të mirë.”

Këto tradita të bukura të ne shqiptarëve, i kanë rënë në sy edhe Papa Françeskut. Në viziten e tij në Tiranë, Hirësija e tij deklaroi:”Shqiptarët janë vëllezër,prandaj nuk kanë konflikte fetare.”

Faktet modeste,që rreshtova më lart,për të zberthyer anektodën,nuk janë të shpikura nga unë. Kam paraqitur një pjesë shumë të vogël,nga librat e shumtë të historisë,dhe kujtimet e pelgrinëve që kanë vizituar Gadishullin Ilirik ndër shekuj.

Gojët e liga,në   Europën e bashkuar,kërkojnë  të na cilësojnë me keqdashje si islamike.Nuk janë bindes, sepse ata nuk mund të jenë në asnjë mënyrë më katolikk se Papa,themi ne shqiptarët.

E tregojme vetë ne shqiptaret se ku jemi në marrëzi. Edhe prifti,edhe Popi, edhe Hoxha, edhe Dervishi, i politikës,të plehruar edhe nga burokratët europianë, po i kërrejnë sytë njëri-tjetri për një copë karrige shtetërore. “Fatlumët” që ulen në to, menjëherë nxjerrin shpatat, për t’u prerë kokën kundërshtarëve politik, sipas parimit famëkeq të luftës së klasave.

Praktikë më të keqe  nuk  mund të ketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat