Peshku kur fillon të prishët, era e keqe i vie nga koka!

Opinione

Peshku kur fillon të prishët, era e keqe i vie nga koka!

Nga: Dedë Preqi Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:56
Dedë Preqi

Si asnjëherë tjetër, Kosova ka rënë në dorën e politikës së maskarënjëve, e cila po vuan nga pushtetet e dobëta dhe me shumë të meta. Për këtë flet më qartë gjendja ekonomiko-sociale dhe kriza politike, që po i vulos këto pasoja.

Llojin e pushtetëve të tilla do e kemi vetëm në vende të mbrapambetura të kontinetëve të pa zhvilluara, dhe ta krahasojmë Kosovën me ato vende, ekziston rreziku për të kompromentuar gjithë atë që kemi sakrifikuar dhe flijuar për këtë vend.

Pushtetët e tilla dhe njerëzit e llojit të këtij pushteti, do quheshin ndryshe edhe tradhëtarë ndaj popullit dhe vendit të vet, të cilëve ua kanë besuar votën, kur të gjitha atyre premtimëve u mungon serioziteti dhe reliteti, ato thjeshtë i japin zë revoltës dhe ndjenjës qytetare për një rrugëzgjidhje.

Apo, thënë ma troq, opsioni i vetëm dhe i vërtetë, i cili qëndron tutje edhe gjitha pushtetëve të kaluara, por në veqanti këtij të sotmit po i vie një erë shumë e keqe, sigurisht që peshku është i prishur jo vetëm nga koka por edhe nga trupi.

Në Kosovë, deri më tani po synohet vetëm nga etja e njerëzve për pushtet, i cili pushtet në këto rrethana do quhej ndryshe edhe tragjik, që po përjeton një krizë shqetësuese dhe alarmuese.

Njerëzit e këtij pushteti kanë zënë rrënjë që mbas luftës dhe i kanë krijuar klanet e tyre, të cilët u pasuruan dhe u bënë milionera nga plaqkitja e pasurisë shtetërore dhe djersa e popullit, ndërsa qytetari i rëndomtë i vendit e ngushëllon ditën e vet duke bredhur rrugëve pa punë, apo duke kontrolluar grumbujt e hedhurinave, që i kanë kapluar qytetët dhe kryeqytetin e vendit.

Nga do që përqendrohemi në aspekte nga më të thjeshtat në vendin tonë, megjithatë do të mbërrinim në të njëjtin përfundim, përgjegja e vërtetë e progresit mungon në gjitha lëmitë e jetës shoqërore e politike.

Asgjë nuk mund të mbështetët në ndonjë dobi të veqantë në të mirën e qytetarit dhe shtetit të këtij vendi, apo të konceptuar në çfarëdo drejtimi, pasi i gjithë ky proces pune dhe forme e pushtetit e bart në vete vetëm një anarki, ku pesha e sëcilës po e rëndon dhe rrezikon shtetin dhe popullin e këtij vendi.

Si do të qëndrojë shteti në këmbët e veta me një ekonomi të deformuar, me një tregëti të sakatuar, me një industri të shkatëruar, me një arsim të çaluar, me një shëndetësi të arrnuar, me një energji të vërbuar, me një bujqësi të dergjuar, që në realitet sëcila lëmi më e lodhur se tjetra, me çrast do të shohim se sa pak është i përgaditur pushteti i sotëm për të adminisruar shtetin e vet, duke dhenë vetëm raporte të rreme.

Dhe çka i mbetët këtij pushteti për t’ia plotësuar qejfin veti?

Maqedonisë i fali disa hektarë tokë, poashtu edhe Malit të Zi, i fali me qindra hektar dhe tani,  për ta treguar turpin e tepruar, kryetari i shtetit z.Hashim Thaçi,  po vrapon të bëjë   korigjimin e kufijve të vet, në këtë rast me Serbinë, që ndryshe i bie, të shqyrtohen motivet prej të cilave e zëjnë fillin edhe shumë ngatërresa tjera, deri te ndonjë luftë ndëretnike, ku rrolin kryesor do e marrin përsëri fuqitë e mëdha, ata që i kan përcaktuar dhe muarën vendimet e tyre historike, duke e gjymtuar dhe copëtuar Kosovën për qejfin e Serbisë.

Dhe çka tjetër po i mbetët këtij pushteti për t’ia thyer qafën veti, padyshim duhet të tregohemi të përmbajtur ndaj pohimëve dhe veprimëve të tilla të komandantëve të luftës, të cilëve po u dihet sjellja e tyre e pa ndërgjegjshme me falsifikimin e veteranëve të luftës, duke bërë tregëti me lirinë dhe gjakun e dëshmorëve të këtij vendi.

Nuk është e quditshme, nëse Kosova ka pasë dëshirë ti ketë në Ushtrinë e vet edhe 100 mijë ushtarë për ta çliruar vendin e vet, por përmes një sakrifice të tillë dhe të rreme, nuk do e rrisim madhështinë e UçK-së, dhe as madhështinë këtij vendi, por në të kundërtën e saj.

Peshku kur fillon me u prishë, era e keqe i vie nga koka, prandaj edhe ky pushtet ka marrë erë të keqe, që po kundërmon në vend dhe në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat