Kufijtë e Kosovës nuk preken!

Opinione

Kufijtë e Kosovës nuk preken!

Nga: Fetah Sheholli Më: 29 gusht 2018 Në ora: 20:21
Fetah Sheholli

Me Serbinë: jo korrigjim kufijsh e as shkëmbim territoresh! Tezë e paraqitur plotësisht gabim që shkatërron integritetin territorial të Kosovës. Çështja duhet shtruar drejt: Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm! 
Me Serbinë duhet të bisedohet vetëm: kthimi i tokave shqiptare të pushtuara me spastrim etnik përmes gjenocidit, që prej vitit 1878 e këndej.

Për territorin: Medvegjë-Prokuple-Bllacë , familjet muhaxhire shqiptare i kanë tapitë. Të përkthehen nga turqishtja: shqip, anglisht, gjermanisht, frengjisht, italisht, serbisht dhe palës serbe e faktorit ndërkombëtar t'i hudhen mbi tavolinë. 

Për trojet: nga Tregu i Ri (Novi Pazari) e deri në Rozhajë kemi dëshminë e gjallë: popullata, ndonëse shumë flasin boshnjakisht, me origjinë e rrënjë janë shqiptarë. Në Preshevë e Bujanoc, përkundër dhunës së panderprerë serbe, popullata shumicë është shqiptare.
Argumenti më bindës është fakti se Shqipëria dhe Kosova janë të vetmet shtete në botë që kufizohen në të gjitha anën me tokat e veta!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat