Mashtrimi historik i radhës...?!

Opinione

Mashtrimi historik i radhës...?!

Agim Vuniqi Nga Agim Vuniqi Më 29 gusht 2018 Në ora: 21:14
Thaçi dhe Vuçiq

Mësoni se dialogu i sforcuar Vuçiq-Thaçi, ndërsa  i përtypur dhe proklamuar nga Thaçi, si zëdhënës, është projekt i pranuar nga serbët dhe i shtyer nga republikanët para zgjedhjeve afatmesme në SHBA, që ne gjuhen politike do të thotë “merr ose lë” dhe shqiptarët duhet të kenë nje qendrim te pranueshem dhe te perbashket kombëtarë, duke relaksuar raportet e brendshme, jo të një sshpërsimi egoist të Thaçit, që përpiqet të na shesë si zgjidhje kombëtare ... Serbia ndërtoi Federatën Jugosllave, pastaj e rrënoi me luftë. Si u bind kaq shpejt Thaçi në dashurin idilike të vetëmashtrimit?!

Nuk mundet që të tjerët të të shpojnë sytë me kinse të vërtetën e vet, por as e vërteta duhet të jetë e përbashkët, e mos ndërhyrjes të njëri tjetrit, por vetëm duke qartësuar rolin e institucioneve demokratike të shtetit në raport me gjendjen e shtetit dhe të kombit si element i rëndësishëm i kesaj përbashkësie...

Se a do të hartohen amendamente të reja pas bisedimeve në rang presidentësh, mbetet të shihet, apo do të mbesin si konkluza, marrëveshje, vetëm retorike? Ndoshta nuk do të përsëritet e kaluara. 2 korriku dhe 7 shtatori, tash festohen vetëm si data, e qytetarët u patën deklaruar për pavarësi, më herët…

Nuk bëri punë Kushtetuta e Kaçanikut. Livadhet përreth Kishës Ortodokse të Deçanit iu dhuruan Kishës, me Kushtetutën e Zhablakut. Pse Parlamenti nuk ka shfuqizuar dhe hedhur poshtë akoma ligjet diskriminuese që legalizuan okupimin. Apo, vlefshmëria e tyre do t’ua zë frymën me veriun, çka pritet pra! Dhe, si mund të themi ja kjo është pavarësia, ky është shteti, apo kështu shprehen përkrahësit e devotshëm të dokumentit Aahtisaari: të dokumentit 14 pikësh të trojkës ndërkombëtare, të Traktatit të Miqësisë me Serbinë, të fusnotës 1244… apo do të presim sihariqe të reja këtë vit. Por, jo ato llafe për të cilat paguhen deputetët dhe për të cilat kanë marrë votën në zgjedhjet e fundit.

A kanë impakt zgjedhjet e nëntorit ne Amerikë me marrëveshjen e imponuar Vuçiç-Thaçi?

Zgjedhjet afatmesme në Amerikë i referohen zgjedhjeve, ku votuesit mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mes të mandatit të ekzekutivit dhe të grupit tjetër të përfaqësuesëve. Ky term “midterm” zakonisht përdoret për të përshkruar zgjedhjet për trupin qeveritar (përgjithësisht legjislaturën) që janë të stërngarkuara në mënyrë që numri i zyrave të atij trupi të mos jetë në zgjedhje në të njëjtën kohë. Vetëm një pjesë e mandateve të trupit qeveritar janë në zgjedhje, ndërsa të tjerët nuk mbesin deri në afatin për të plotësuar trupin me anëtar ardhshëm të cilëve iu skadon mandati. Ligjvënësit mund të kenë të njëjtin mandat të caktuar ose më të gjatë se ekzekutivi, i cili lehtëson zgjedhjet afatmesme të mandatit të zyrës së lartë.

Në Shtetet e Bashkuara, presidenti dhe nënkryetari zgjidhen çdo katër vjet në zgjedhjet presidenciale indirekte (kolegji zgjedhor). Organet legjislative të Shteteve të Bashkuara janë Senati (që shërben gjashtë vjet) dhe Dhoma e Përfaqësuesve (terma 2 vjeçare). Senati ka një të tretën e anëtarëve të saj për zgjedhje çdo dy vjet, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesëve ka të gjithë anëtarësinë e saj për zgjedhje çdo dy vjet. Lidhur me zgjedhjet në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, pika referimi është mandati i presidentit. Ekzistojnë tre klasa të Senatorëve të Shteteve të Bashkuara; secila zgjedhje zëvendëson një klasë, prandaj një "zgjedhje afatmesme" shfaqet si një e treta në afatin e një klase dhe dy të tretat përmes tjetrës, ndërkohë që është ende në mes të afatit të ushtrimit të detyrës presidenti. 

Rezultatet e zgjedhjeve të tilla afatmesme shërbejnë si një matës për popullaritetin e ekzekutivit ekzistues, edhe pse në Shtetet e Bashkuara partia qeverisëse ka pësuar humbje zgjedhore, shumicën e herave.

A kane impakt zgjedhjet e nëntorit ne Amerike me marreveshjen e imponuar Vuçiç-Thaçi them se po, ai qe se kupton behet pishman... Republikanët jane te interesuar të shohin rezultate të prekshme të bisedimeve, të një marrëveshje të përshpejtuar të dialogut të stërzgjatur, të paefektshëm dhe në teren të pazbatyeshëm. Thaçi do te jap Kosovën per te shpetuar veten, dhe për të fituar shpërblimin për paqe, Nobelin, ashtu siç e kishte fituar Jaser Arafat, më 1984 më Shimon Perez dhe Jicak Rabin, ndërsa Palestina mbetë në gërmadha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat