Liderët institucional të Kosovës deklarohen për bashkim me Luginën-kurse mungojnë Abetaret?! - Bota Sot
Liderët institucional të Kosovës deklarohen për bashkim me Luginën-kurse mungojnë Abetaret?!

Opinione

Liderët institucional të Kosovës deklarohen për bashkim me Luginën-kurse mungojnë Abetaret?!

Nga: Mr. Sc. Refik Hasani Më: 3 shtator 2018 Në ora: 21:29
Mr. Sc. Refik Hasani

Askush nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë apo Kosovës nuk e pa të arsyeshme të vizitoj ndonjë shkollë në Krahinën shqiptare. Askush nuk përmendi fillimin e vitit shkollor në këtë Krahinë. Asnjëherë nuk kanë vizituar shkollat, prandaj edhe këtu është ngecja për Abetare që ju mungon dhe nostrifikimi i diplomave që nuk është duke u zbatuar

Edhe pse flitet me të madhe lidhur me ate se Medvegja, Bujanoci e Preshevës do t’i bashkangjiten Kosovës, shqiptarët vazhdojn të diskriminohen duke ju munguar edhe Abetaret.

Shqiptarët diskriminohen në kuptimin më klasik pasi ende nxënësit shqiptarë të  Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës  nuk kanë dhe ndihet  mungesa e Abetares dhe librave shqip.

Që nga niveli parashkollor, shkollat fillore dhe procesi edukativo-mësimor i shkollave të mesme zhvillohet me planë-programe të vjetruara.Përveç uljes-zvogëlimit të nxënësve në gjitha shkollat kjo krahinë shqiptare përballet edhe me  mos nostrifikim të diplomave.Nxënësve ju mohohet të mësojnë mbi historinë Kombëtare, kulturën, traditën shqiptare e ku pjesë e kësaj janë edhe  hapësira  e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, ku ende ka mungesa të Abetares dhe librave shqipe.

Kurse Studentët nga këto tri komuna heqin të zitë e ullirit që të studiojnë në Universitete shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë që kanë një largësi tepër të madhe me kasto tepër të lartë dhe jo lehtë të përballueshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...