I nderuar Hashim Thaçi, a keni veshë e mendtë të dëgjoni e të mendoni se çfarë jeni duke bërë?

Opinione

I nderuar Hashim Thaçi, a keni veshë e mendtë të dëgjoni e të mendoni se çfarë jeni duke bërë?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 3 shtator 2018 Në ora: 23:26
Sulejman Mehazi

I nderuar Hashim Thaçi, a keni veshë e mendtë të dëgjoni e të mendoni se çfarë jeni duke bërë?

Bravo be Hashim Thaçi ia luajte nënën Kosovës, hallall të qoftë për inatin tuaj të fortë, fare s'ta ndien se çfarë thonë të tjerët, po ju i nderuar Thaçi a keni vesh e mendtë të dëgjoni e të mendoni se çfarë jeni duke bërë? A jeni i vetëdijshëm, apo jo? 

E gjithë popullata e Kosovës: fëmijë e gra, pleqë e plaka, nxënës, studentë e profesorë, politikanë e intelektualë, gazetarë, analistë e opinionistë janë  kundër teje e ju aspak s'merrni nasihate e k?shilla nga askushi e kurrkushi.

Tani u bindëm se pse gjatë luftës të thirrnin Gjarpër, për shkak se gjarpëri asnjëherë si tregon këmbët e veta, njësoj sikurse ju që s'i tregoni bisedat e bëra me Vuçiqin.
Mos u bëni aq tinëzar ndaj shtetit tuaj, sipas librave të shenjtë tinëzarët apo ata që veprojnë fshehurazi  konsiderohen mëkatarë më të medhenj të njerëzimit, këtë e thotë dhe Dante Aligieri në "Komedinë" e tij "hyjnore".

Vetëdijësohu e bëhu transparent e i hapur me popullin dhe shtetin tuaj se do turpëroheni rëndë gjatë historisë. Aty ku punohet tinëz s'ka hajër, por fjalosje, hidhërime, pikëllime e tragjedi, mjaftë Kosova ka qenë e fjalosur, e hidh?ruar, e pikëlluar dhe tragjike.. Populli kërkon nga ju që ta ndërtoni e forconi Kosovën e jo ta copëtoni e shkatërroni si do Serbia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat