Paga minimale në Kosovë

Opinione

Paga minimale në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 5 shtator 2018 Në ora: 22:53
Dr. Artan Haziri

Paga minimale në Kosovë është më e vogla në rajon. Tjetër është se ka edhe diskriminim të moshës. Deri në moshen 35 vjet, është 130 euro, ndërsa mbi 35 vjet është 170 euro.

 Kjo pagë është  vendosë pa asnjë debat publikë dhe pa analiza të  mirëfillta ekonomike.

Është dashur që paga minimale, pas analizave të shumta të vendos një pagë, e cila e siguron një  jetë minimale për një familje 4 ose 5 anëtar.
Nuk janë llogaritë asnjë nga faktorët që e përcaktojn  pagen minimale.

Faktorët kryesore, para se të vëndoset për pagën minimale, janë :

1. Nevoja e punonjësve dhe familjarëve të tyre
2. Kërkesa për pagen jetesore
3. Përshtatja e pages minimale me indeksin e qmimev të konsumatorit
4. Kostoja e jetesës

Me 130 ose 170 euro nuk kryhen as 40 % e nevojave të  një familje në Kosovë. Në bazë të një studimi që kam bërë,  një familje 4 anëtarëshe, për një jete mesatare i duhen 285 euro. Këtu nuk janë përfshi asnjë rast i sëmundjeve në familje.

Më së shumti është e dhimshme është se nuk është analizu indeksi i qmimeve .

Është thënë se do ndryshojë paga minimale , por ka reagime nga institucionet nderkombetare. Në këtë rast nuk duhet marrë parasysh reagimet, se kjo është në dobi të mirëqenies së  qytetarëve .

Është me rëndësi rritja e pagave , edhe pse mund të ketë presion edhe nga bizneset. Bizneseve ju rritet kosto , me rritjen e pagave, sepse ka biznes që  paguan më pak se 200 euro punëtoret. Mirëpo, bizneset mund të shikojnë  produktivitetin e punëtorëve dhe në raste të veqanta të bëjnë edhe zgjidhje të vrazhda.

Punëtori i cili nuk sjellë  dobi në biznes, duhet larguar nga puna ,ndërsa ai që punon meriton një  pagë dinjitoze dhe punëtori të jet krenarë me punën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat