Shembulli i politikës amerikane: Shteti mbi të gjitha!

Opinione

Shembulli i politikës amerikane: Shteti mbi të gjitha!

Nga: Skënder Karaçica Më: 6 shtator 2018 Në ora: 17:13
Skënder Karaçica

Shtypi dhe TV amerikane po informojnë për vdekjen e liderit republikan dhe heroit të Amerikës, John McCain dhe lajmet kanë zënë faqet e para të shtypit.

John McCain, senator nga Arizona i zgjedhur gjashtë herë në Senatin amerikan në Shtëpinë e Bardhë(Washington)ishte një nga miqtë e shumtë në Senat dhe Kongres për popullin shqiptar dhe për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në përcjelljen e tij në udhën e amshimit,kishin ardhur shumë personalitete politike,diplomatike,akademike,universitare,
sportive dhe të botës së informimit dhe miq të tij e familjarë të shumtë nga të gjitha anët e Amerikës.

Në lamtumirën e fundit kishte ardhur ish nënpresidenti i Amerikës z.Joe Biden(Partia Demokratike)që ishin miq të mirë në këto vite të jetës politike dhe institucionale në Kongres dhe Senatin Amerikan në Washington.Ndonëse John McCain ishte i (Partisë Republikane)asgjë nuk i pengoi që të nderohet heroi i Amerikës  ashtu si e ka traditë të mirë edhe nga Partia Demokratike.

Joe Biden mbajti një fjalim para arkivolit të heroit të Amerikës John McCain dhe duke ia kujtuar udhët e jetës, sakrificën e madhe për demokracinë dhe lirinë si vlera universale për popullin amerikanë dhe botën,z.Biden përmes lotëve ia dha lamtumirën e fundit John McCain që me fjalët e njeriut të dashur e quajti edhe vëlla edhe hero të Amerikës.

Fotografia e ceremonisë mortore që u mbajt në Washington në Shtëpinë e Batdhë dhe lotët e ndarjes së nënpresidentit  Joe Biden mbuluan faqet e shtypit në Amerikë dhe është një shembull i mirë për politikbërjen në Kosovë dhe Shqipëri se mbi të gjitha është shteti e jo partitë politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat