“Shteti jam unë” “ L`Etat,c`est moi”

Opinione

“Shteti jam unë” “ L`Etat,c`est moi”

Nga: Mr Shefqet Avdimetaj Më: 6 shtator 2018 Në ora: 19:54
Mr Shefqet Avdimetaj

Hashim Thaçi, dhe klani i tij pronto, po tentojnë të udhëheqin me Kosovën dhe popullin e saj, sipas konceptit të Luigjit të XIV që thoshte se "Unë jam shteti""L`Etat,c`est moi"

Në Kosovë kemi të instaluar një monarki absolute, prandaj është koha që populli, me partitë opozitare,ti ndalin njëherë e përgjithmonë, dhe të largojnë nga pushteti matrapazët dhe mbështetësit e klanit PRONTO, që asnjë të mirë nuk ja sollën vendit, vetëm dëme, dhe ato vështirë të riparueshme...!

Këtë mision mund ta kryej vetëm populli...! Mision aspak i lehtë, ngase kemi të bëjmë me budallënjë intelegjentë.

Apo si thoshte Albert Ajnshtanjni" Nëse një budalla intelegjent i bënë gjërat më të mëdha dhe më komplekse,duhet prekja e një gjeniu dhe shumë kurajo për ti drejtuar në drejtimin e duhur".

Thjeshtë, kjo udhëheqje që kemi tani, janë të ndarë nga populli, jetojnë në botë e tyre egocentrike.

Këta janë psikopat dhe narcisistë...!

Është e dokumentuar shkenctarishtë, që njerëzit e tillë kanë probleme që ta kontrollojnë vetëveten.Janë njerëz që nuk posedojnë fare empati, dhe nuk i përfillin fare ligjet shtetërore, rregullat e as kodet morale.

Si psikopatët ashtu edhe narcisistët, gënjejnë,manipulojnë dhe tradhëtojnë, për të përfituar, c`do gjë në favorin e tyre.

Intrigat e tyre, janë shumë të rrezikshme dhe janë të prirur për të përqarë...!

Duke parë, dhe dëgjuar fjalorin dhe veprimet e disave prej tyre, në kuvend dhe jashtë tij, nuk është vështirë të konkludohet se kemi të bëjmë me disa njerëz të sëmurë, që ndoshta nuk janë të vetëdijshëm për gjendjën në të cilë ndodhën.

Pa qëllim të keq, mendoj se disa prej tyre kanë shumë nevojë, që të bëjnë kontrollë psikiatrike.

Cdo literaturë serioze,këshillon që sa më pakë të kemi kontakt me psikopatë dhe narcisist.

Sjelljet e tyre helmuese, janë shumë të dëmshme ,jo vetëm për ta,por edhe për rrethin në të cilin veprojnë...!

Se çmenduritë individuale të disa politikanëve tanë në Kosovë, kanë arritur majat më të larta të pushtetit, janë realitet i hidhur për vendin tonë.

Populli si opozitë...!

Meqenëse situata në vendin tonë,nuk është aspak e mirë, dhe kur tani po dialogohet me Serbinë,duhet që të gjithë të angazhohemi me qëllimin më të mirë mundshëm, dhe çdo veprim të jetë në favor të vendit dhe të popullit.

Në Kosovë, kemi nevojë për rinovim të institucioneve, institucione që i shërbejnë popullit dhe jo individëve...!

Jemi dëshmitarë që i dhanë më se  8200 hektrëve tokë, Malit të zi, jemi dëshmitarë që thonin se Zajednica nuk është problem e shumë gjëra të tjera, që Z Albin Kurti me largëpamësinë e tij, prej një politikani të ri, guximtar dhe mjaft ambicioz, ju kishte tërhequr vëmendjen me kohë, këyre matrapazëve,që tani po shtyhen si kijet në zgjedhë, jo unë se kam nënshkruar, por ti...! Sikur nënshkrimi i zajednicës të ishte në favor të Kosovës, këta do të luftonin për të marrë primatin e nënshkrimit...por jo, tani e kanë kuptuar, se ka qenë nënshkrim fatal, për Kosovën.

Pse duhet që VV-ja, ta ftojë LDK-në, që të organizojë protesta kundër Thaçit?

Nëse LDK-ja dhe LVV-ja, nuk gjejnë gjuhë të përbaskët të veprimit, edhe shumë e shumë vite, këta do të kullosin...!

Mendoj, që në situatën në të cilen gjindemi,duhet ti lëmë anash  individualistët politik dhe ti bashkangjitemi ftesës së LVV-je dhe ti japin grushtin e merituar këtyre matrapazëve dhe hajdutëve pangopur. Autoriteti i tyre nuk e meriton as rrespektin më të vogël.Prandaj "rrespektimi pa u menduar i autoritetit, është armiku më i madh i vetvetës" Mos të lejojmë që të bëhemi armiq të vetëvetës...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat