Janë çuar në këmbë t? gjitha partitë politike shqiptare, pozitë e opozitë p?r t'i thënë, PO, referendumit, NATO-s e BE-së në Maqedoni. Ata kurrë s'janë bërë bashkë për shqiptari, e tani, të gjithë huxhum për qytetari e Maqedoni.
Sa inat na vjen, çfarë besnikërie politike shprehin ndaj Zaevit, e sa të këqinj bëhen ndaj njëri tjetrit. Turpi madh për partitë shqiptare, vullnetshëm kanë hyrê nën krahët e pendët e Zaevit sikurse zogjtë e vegjël ndër krahët e pulës klloçkë.
E pula kloçkë i ushqen e rritë zogjtê ashtu si do vet ajo.
Ani, do ju degjojmë e do i themi po referendumit, po pastaj çfarë do bëhet, a do bëhet menjëherë Severna Makedonija anëtarë e BE-sê?, NATO-n se përmendim se ketu do anëtarësohemi menjëherê, ama sa për BE, "mallo morgen", prit gomar se do bie barë".
Ashtu jemi ne shqiptarët, çdoherë pas votimeve mashtrohemi rëndë e bëhemi pishman.
Eeee sa kushte e naze do nxjerrin e bëjnë europianët me ne, pas referendumit të sukseshëm, menjëherê detyrimet shtetërore për t'u anëtarësuar në BE.
-Detyra e parê, të burgosen të gjithë politikanët e korruptuar, për ndryshe s'ka BE për Severna Makedoninë;
- Detyra e dytë, gjyqësia e korruptuar deri në majë të flokëve;
- Detyra tjetër, në Severna Makedoni nuk mund të ketê të drejta nacionale, por vetëm qytetare;
- Në Severna Makedoninë do ketê vetëm një gjuhë zyrtare, maqedonishtja, kurse gjuhët tjera do jenë shpricere qytetare;
E tjerê, e tjerê....... e tjerë.