Hashim Thaçi, cila është tani agjenda dhe idea e planit, apo ta prisni Aleksandrin me bukë, kripë e zemër te liqeni i Ujmanit!

Opinione

Hashim Thaçi, cila është tani agjenda dhe idea e planit, apo ta prisni Aleksandrin me bukë, kripë e zemër te liqeni i Ujmanit!

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 8 shtator 2018 Në ora: 13:12
Hashim Thaçi, Aleksandar Vuçiq

Çka po ndodh me politikën e jashtme kosovare, gjegjësisht me negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ndërmjetësimin e BE-së?

Pas idesë të z.H.Thaçi, për korigjimin e kofirit me Serbinë, të cilën e sajoi pa një tërësi kompakte me gjithë spektrin politik kosovar, në fakt pasojnë edhe shumë probleme tjera, të cilat nuk e zgjedhin çështjen difinitive në mes këtyre dy shtetëve, por përmes kësaj beteje mund të fitoj vetëm politika e A.Vuçiqit, duke e shfrytëzuar politikën e Thaçit me një mjeshtëri të thjeshtë.

Shtysa e z. Thaçi, për të shdërruar teritore  me Serbinë, duket se është diçka më shumë se një utopi e tij, kur shumica e vendeve mike, janë në kundërshtim të kësaj ideje, duke ditur se mund të pjellin edhe shumë konflikte të tjera nga rajoni dhe më gjerë, dhe përdorimi i këtij plani është diçka që nuk mund të garantohet.

Vetëdija e një gjendje të tillë nga ana e z.Thaçi, është e pa qartë, por edhe e mangët dhe ka forma pa vlerë nacionale, e cila në mungesë të seriozitetit dhe jo unitetit të spektrit politik të vendit, mund të rrezikohet shteti në thelbin e vet, pikërisht në çastin e shpërthimit të vet ngadhnjimtar, po i kundërvihët një lloj politike destabilizuese dhe i natyrave tjera konfliktuese.

Po shihet se, sa vështirë është që ta zbulosh një vijë të përbashkët ndërmjet lëvizjeve të shtetit serb dhe Kosovës, lëvizje që në shumë aspekte janë në kundërshtim në mes vete, dhe kështu ndodh, kur rrymat e ndryshme të politkave të imponuara dhe të çelbura mitike, japin tensione të pa kontrolluara e të mbushura me rreziqe, ku edhe marrëdhëniet ndërmjet popujve marrin tiparet e një opsioni të tilë, apo të pa pajtujtueshëm dhe pa fund.

Serbia nuk ka ndryshuar fare pak në aspektin e saj millosheviçian, si antishqiptare, që edhe sot është e lidhur me konceptin e njëjtë që kishte edhe një shekull më herët, dhe këtu do shohim përditë politikën e saj destruktive që zhvillon me palën kosovare në Bruksel, e cila është përgjegjëse e luftës dhe gjenocidit që shkakëtoj ndaj popullit shqiptarë të Kosovës.

Qëndrimi që po vjen duke marrë formë, ose ma saktë, diçka të pa natyrshme brenda këtij qëndrimi, duket se ngurron edhe nga vetë politika dhe politikanët e pa aftë të Kosovës, të prirë nga z.Hashim Thaçi dhe të tjerë, që shteti serb dhe regjimi i saj, po e shfrytëzon këtë lloj politike me shumë mjeshtri. Këtu nuk bëhët fjalë as për qortime dhe as për lartësime, por për të ditur fundin e kësaj politike dhe çka po sjell kjo politikë e udhëheqjes kosovare, e cila nuk ka ende një emër të mirë.

Fakti që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë akoma të pa qarta, diplomacia kosovare nuk mundet ta përceptojë, apo të shprehet në një formë të pa zakontë, atë që e përjeton në mënyrë të pa organizuar jetën politike brenda vendit të vet, e cila përmes unitetit të saj brenda përbrenda, do e përcaktojë edhe unitetin, apo të kundërtën e saj me politikën e jashtme.

Edhe nëse do e fajësojmë Brukselin për një çështje, e cila i ka kopetencat që ta diciplinoj dhe kushtëzoj Serbinë, pjesën e madhe të barrës kryesore e mbanë politika kosovare, duke u treguar e pa zonja dhe e ngathtë me udhëheqjen e saj jo adekuate, jo të gjallë dhe konstruktive, karshi politikës së Serbisë.

Nga ana tjetër, nuk po pohojmë se politika dhe përsonaliteti i saj i Serbisë, janë diçka të pa kapshme, ata mbetën të pakapshëm nga natyra e tyre ndaj Kosovës, nëse politika kosovare dhe udheheqësit e saj janë të ndarë dhe të përqarë në mes vete, dhe nëse politika kosovare udhëheqët me njerëzit e njëjtë, që janë të dëshmuar si të dështuar në politikë dhe në udhëheqje të vendit dhe më e keqja, kur Kosova po mbështetët akoma prej një politike e njerëzve të tillë.

Atëherë, z. H.Thaçi, çfarë po i mbetët këtij vendi si shtet i pavarur dhe sovron, cila është tani agjenda dhe plani i juaj për Kosovën, kur Vuçiqin nuk mund ta kufizoni dhe ndalni, që ta vizitoj Kosovën, i cili nesër do të kërkoj ta vizitoj edhe Trepçën, ndoshta më mirë do të ishte, që ti delni para dhe ta prisni me “bukë, kripë e zemër, te Liqeni i Ujmanit, dhe ti thuani se ne, jemi ata që edhe mikun edhe armikun e presim në këtë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat