Limaj zmbrapsë Presidentët

Opinione

Limaj zmbrapsë Presidentët

Nga: Seremb Gjergji Më: 8 shtator 2018 Në ora: 20:06
Seremb Gjergji

Vendimi i Kryeministrit Haradinaj që z. Limaj të jetë kryesues i Ekipit Negociator; jo vetëm që ka zmbrapsur Presidentin z. Thaçi dhe z. Vucic, por ka ndryshuar tërë qasjen anti-shqiptare në Ballkan dhe Evropë.

Madje hipokrizia e Presidentit Vucic shkoi aq larg sa e ofendoi pa kufi Presidentin Thaçi dhe angazhimin e tij 7 vjeçar për procesin paqësor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Fatmir Limaj ka marrë barrën më të madhe, por më të lavdishme që ndonjë lider ka marrë deri me tash – udhëheqë të gjitha llojet e bisedimeve me Serbinë.

Kjo detyrë e re, do ta ndryshoi përgjithmonë politiken e sigurisë ballkanike dhe një herësh, relacionet e brishta Shqiptaro-Serbe. z. Limaj të hënën duhet të dal me vijat e kuqe që janë për atë!

Qëndrimi i tij i deritashëm dhe i fuqishëm ndaj drejtësisë, si dhe politika e deritanishme e udhëhequr racionalisht nga z. Limaj, trego që do të ketë një ndryshim të paimagjinueshëm pozitiv.

Mangësia e vetme është politika dhe koalicioni i brishtë që aktualisht udhëheqë Kosovën. Ky edhe është rreziku i dështimit të tij. Si nga ana e parlamentit – ashtu edhe nga koalicioni i gjerë.

Dje për herë të parë Frederika Mogerini ka pranuar se është dashur të bisedohet për ndryshim territoresh – por që Presidenti Serb Vucici në minutat e fundit kundërshtoi takimin – edhe pse i ishte premtuar pjesa Veriore e Kosovës e banuar me serb deri në lumin Iber.

Ky veprim ofendoi Presidentin Thaçi pa masë dhe e bëri t’i takoi mediat disa herë duke shpjeguar shumë arsye, përveç të vërtetës që ishte ofenduar nga Presidenti Vucic.

Shtatë (7) vjet angazhim për paqë të Presidentit Thaçi, bien poshtë. Unë Seremb Gjergji si shqiptar dhe qytetar i Kosovës, jam shumë i ofenduar nga veprimet e Presidentit Vucic, duke mos e takuar kryetarin tonë.

Fatmir Limaj tash do të përballet me dy (2) veprime të ekipit serb:

1. Ofendimet vazhdueshme

2. Nënçmimi si shqiptarë

Në çdo veprim të mundshëm, të gjitha ekipet serbe do të synojnë ofendim nga ai moral deri tek ai personal dhe familjarë. Nga këto veprime do të reflektohen edhe zhvillimet e ardhshme.

Të gjitha veprimeve aktuale, piken ua qet Kancelarja Gjermane Angela Merkel e cila decidivisht tha: Ballkani nuk ka nevojë për ndryshime të kufijve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat