Kërcënimin që bëri Millosheviqi në Gazimestan, sot e bëri Vuçiqi në Gazivodë

Opinione

Kërcënimin që bëri Millosheviqi në Gazimestan, sot e bëri Vuçiqi në Gazivodë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 8 shtator 2018 Në ora: 23:10
Sulejman Mehazi

Shikoni sa inferior jeni ndaj Vuçiqit, ju vet i dhatë leje për të hyrë në Kosovê e ai jo vetëm që ju lavdërohet serbëve në Gazivodë, por kërcënon Kosovën me shkëputje territoriale, dhe atë me Trepçën se bashku me liqenin, e këta udhëheqësit komandantë të Kosovës rrinë tê heshtur e të shtangur si mumje para presidentit të Serbisë Vuçiq.

Vet ardhja e Vuçiqit e shëtitje e tij kapadaiste nëpër vendbanimet serbe tregon hapur se më shumë se 1/3 e Kosovës ia merr Serbia.

Për besë, s'bahet kështu shteti i Kosovës, jo, s'ka shaka toleruese me shtetin më armiqësor për shqiptarët, Serbinë.
Kërcënimin që bëri Millosheviqi në Gazimestan, sot e bëri Vuçiqi në Gazivodê. I pari: (Gazimestan-Shkeli vendin), i dyti: (Gazivodën-Shkeliujin) e liqenit. Ju lumtë bre burra komandantë të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat