Shqiptarët të pa vizion pranë faktorëve ndërkombëtar!

Opinione

Shqiptarët të pa vizion pranë faktorëve ndërkombëtar!

Nga: Asllan Dibrani Më: 9 shtator 2018 Në ora: 08:00
Asllan Dibrani

Se ngjarjet e fundit për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë shumë alarmante me një epilog dhe pompozitet te madh nga të dy anët, ajo po shihet? Shqiptarët dhe udhëheqësit e Kosovës nuk kanë vizion pranë faktorëve ndërkombëtarëve edhe pas këtyre sakrificave dhe gjakut që u derdh për çlirimin e Kosovës. 

Evropë nëse luajnë kufijtë kthei shqiptarët deri te Nishi dhe hiqni këta kufij artificial.

Me politikë te dobët sot i gjithë spektri politik orkestron sipas daulleve të pushtuesve pranë qarqeve evropiane dhe botërore! Sot evropianët bëjnë thirrje për mos ndryshim të kufijve aktual, duke parë të kaluarën e hileve që bënë me tokat shqiptare,madje presin edhe një tronditje që do ta kap Evropën nga shqiptarët nëse luajnë këta kufij artificial edhe se janë të domosdoshëm të luajnë në interesin tonë të Bashkimit Kombëtar! Madje këtë e theksojnë edhe disa shtete që ishin vendimmarrëse të copëtimit të Kosovës në vitin 1913. Këta kufij të krijuar në atë periudhë janë sot rezultat i pa drejtësive qe iu sajuan shqiptarëve dhënien e tokave dhe copëtimin nëpër vendet fqinje... 

Prezantoni aspiratat tona në tavolinat e Evropës për tu ndryshuar kufijtë për tu bashkuar e jo copëtuar akoma!?

Derisa sa shqiptarët e njohin Evropën në relacion me shqiptaro-serbët duhet ta rikujtojmë që pak ka ndryshuar nga Evropa e Kongresit të Berlinit dhe Konferencave të Londrës dhe Parisit, prandaj shqiptarë politikan, intelektual, qeveritar dhe i gjithë spektri potencial kosovar madje ai i Shqipërisë, Maqedonisë, Lugina e Preshevës, shqiptar nga Mali i zi, shqiptar në Greqi dhe me dhjetëra miliona në Turqi e Diasporë, mos hezitoni shtroni kërkesat tona qe të rikthehemi në tokat tona deri te Nishi. Akoma i kemi djepat tonë dhe oxhaqet tona duke tymuar atje!!!. Shqiptarë tu rikujtojmë se për herën e parë janë të hapura tryezat e Evropës për shqiptarët qe të pyeten për trojet e veta, prandaj prezantoni aspiratat tona në tavolinat e Evropës për tu ndryshuar kufijtë për tu bashkuar e jo copëtuar akoma!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat