Serbia po shantazhon Kosovën - Bota Sot
Serbia po shantazhon Kosovën

Opinione

Serbia po shantazhon Kosovën

Nga: Rexhep Torte Më: 11 shtator 2018 Në ora: 12:44
Rexhep Torte

Vizita  e Presidentit të Serbisë Aleksadër Vuçiq në Kosovë më datë 8 e 9 shtator 2018 i dëshmoi konstatimet dëshpëruese, se lidershipi i Beogradit përkundër argumenteve të pabaza është duke u treguar  shumë më superior sesa lidershipi i Prishtinës që ka mijëra argumente bindëse për ta demaskuar Serbinë agresore, e cila me plitiken e saj ekspansionite  në shekullin e 20-të nxiti tre luftëra gjenocidale, të  përgjakshme dhe shkatërimtare në Kroaci, Bosnjë Hercegovimë dhe në Kosovë. Kjo vizitë e Vuçiqit në Kosovë tregoi se Serbia edhe krahas bisedimeve në Bruksel midis Prishtimës e Beogradit në të gjitha mënyrat po e shantazhon Kosovën. Insistimi i Vuçiqit  për ta vizituar  lienin e Ujmanit që është ndërtuar në vitet 80-ta e që një pjesë e vogël e këtij liqeni kap territiorn e Serbisë, por që asokohe ky liqen është ndërtuar me paratë e Kosovës dhe që me këtë rast  u është paguar edhe dëmshpërblimi serbëve për tokat e tyre të mbuluara me ujë, zbulon karakterin provokues, konfliktuoz e shantazhues të Serbisë ndaj Kosovës. Deklaratat  serbe gjatë kësaj vizite dhe pas saj janë  një mësim i mirë se Kosova nuk duhej dhe as që duhet të hyjë në bisedime me Serbinë, pa kërkuar Serbia falje për terrorin,vrasjet,dhunimet, shkatërrimet dhe gjenocidim që bëri në Kosovë, pa u zbardhur fati  i 1860 personave të pagjetur, pa e pranuar Pavarësinë e  Kosovës, dhe se domosdo për këto bisedime duhet përgaditur  një platformë të mirëfilltë dhe një grup të aftë për negociata.

Egzistojnë dëshmi historike se Serbia është nepërkë e Ballkanit. Ajo nga një Pashallëk i Beogradit me luftëra të përgjakshme, me vrasje dhe djegie i ka shtrirë kufijtë e vet e më së shumti në dëm të shiptarëve. Dihet  se shqiptarët kanë jetuar  gjer në Qupërli përtej Nishit. Hordhitë serbe i janë afruar edhe bregdetit të Shqipërisë, por në Konferencën e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, dhe në Konferencën e Paqës në Paris në vitin 1920, u vendosën këto kufij aktualë edhe pse në dëm të shqiptarëve. Kjo tregon se luftën dhe ekspansonizmin sërbët e kanë në gjenin e tyre, gjë që është vërtetuar me shumë luftra që i kanë nisur vetë sërbët. Në viset e okupuara serbët në mënyrë të shpejtë kanë ndryshuar toponimet vendase me toponime serbe dhe kanë ndërtuar kishat e tyre orthodokse.

Të dhënat historike të pakontestueshme flasin qartë se Serbia ka qenë shtet në  miniaturë si Sanxhak i Beogradit,  dhe se zgjerimi i saj  është bërë gjithnjë nëpërmjet okupimeve të trojeve të huaja me vrasje e djegie, e më së shumti të trojeve shqiptare. Këto të dhëna  historike  i dëshmon  edhe Faksimili i hartës së Enciklopedisë Ruse të vitit 1817, ku shihen  qartë  kufijtë realë të Serbisë në periudhën e viteve   1804, 1810, 1812, 1815, 1820, 1867 që janë shënuar në brendinë e kësaj harte. Kufijtë e sotëm të Serbisë  ku janë  përfshirë trojet shqiptare  janë arritur vetëm  nëpërmjet ekspeditave  të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve.

Kosova ka një numër të madh faktesh, provash e dëshmishë për ta demaskuar Sërbinë. Luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999 e nisi Serbia duke suprimuar institucionet dhe arsimin në të gjitha nivelet në Kosovë. Ajo e sulmoi Kosovën me dhjetëra mijëra  ushtarë, paramilitarë e policë të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe armatim të rëndë, duke djegur e shkatërruar qindra mijëra shtëpi, duke vrarë më shumë se 15 mijë shqiptarë, mes tyre gra, pleq e fëmijë, duke mos llogaritur varrezat masive dhe 1860 personat e zhdukur dhe ende të pa gjetur si edhe dëbimin e një milion shqiptarëve. Dhunimet e femrave dhe  grave shqiptare janë nga më trishtueset dhe më makabëre që njeh historia e njerëzimit.

Serbia ka shpërndarë  disa mijëra dokumente propagandistike për gjoja sovranitetin që i cënohet me Pavarësinë e Kosovës, edhe pse janë të qarta të këqiat, tmerret dhe dëmet që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës.

Ndërkaq Kosova ka bërë shumë pak për ta demaskuar Serbinë. Në Kosovë  me sa kam unë dijeni janë botuar tre libra të autorëve Kosovarë bazuar në rrëfimet origjinale  femrave të dhunura shqiptare në Kosovë.

 Gazeta “Fakti”me pronar Emin Azemin  luajti një rol tejet të rëndësishëm gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe ishte një informuese e denjë për mbarë opinionin për atë se çka po ndodhte në Kosovë, sepse gati tërë gazetarët që punonin në mediumet e shkruara në Kosovë ishin larguar nga Kosova për të shpëtuar kokën. Gazeta “Fakti” asokohe në mungesë të gazetarëve angazhoi gazetarin Musa Kurhasku që paraqitej  me emrin Albin Isaku  për të mos rënë në dorën e agresorëve serbë. Ky gazetar  informonte rregullisht për luftën në Kosovë dhe për gjëmat që po ndodhnin atje. Në një shkrim të tij Musa Kurhasku përshkruante një ngjarje rrënqethësë kur një vajzë shqiptare minorene pasi ishte dhunuar nga ushtarët serbë bashkë me motrën e saj të vogël kishin nisur të largohen nga vendi i ngjarjes, dhe pasi kishin arritur në një kodër shkëmbore, miniorenja e çnderuar dhe e lënduar psikikisht në dinjitetin dhe nderin e saj  për një çast  ndalet,e përqafon motrën e vogël dhe e turpëruar për atë që i kishte ndodhur e hedh veten në greminë për të mos mbetur e gjallë.

Po me nismën e  Emin Azemit në  gazetën “Fakti” në muajin gusht të vitit 2007 u botua si fejton libri i autores Luljeta Selimi me titull ”Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”. Ky fejton zgjoi një intersim të jashtëzakonshëm te lexuesit. Ky libër me përmbajtjen e tij trishtuese por teje reale, është argument bindës për mbarë opinionin që të mësojë e dijë më shumë për gjenin shtazarak serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Që nga gushti i vitit 2007 e gjer më sot kam shkruajtur disa tekste që janë botuar në media me rekomandim lidershipit kosovar, biznesmenëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e në diasporë, që librat me kësi përmbajtje është më se e nevojshme të përkthehen në gjuhë të huaja dhe tu dërgohen ambasadorëve në OKB, në Unionin Evropian, Këshillin e Evropës, Grupin e Kontaktit dhe tërë burështetasve Evropianë e Botërorë. Në këtë mënyrë ata do të kuptonin më qartë se çfarë krimesh kanë bërë serbët në Kosovë, e sidomos ndaj vajzave e grave shqiptare. Në këtë drejtim me një letër të hapur i jam paraqitur edhe Kongresit Mbarëshqiptar  në Botë të mbajtur nga vëllezërit Kuzhnini në Prizren dhe në Tiranë. Së fundmi para disa muajve në media u botua edhe një letër e imja e hapur drejtuar Bexhet Pacollit, ministër i jashtëm i Kosovës, me të njëjtën kërkesë, sepse jam më se i bindur se librat e këtillë po të shpërndahen nëpër botë, flasin më shumë se qindra ambasadorë në të mirë të Kosovës, por për fat të keq këto angazhime të mia hasën në vesh të shurdhër.

Ja disa grimca të rrëfimeve nga  libri i Luljeta Selimit. “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më  dhunuan dhe  trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron  se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe  mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”,” Pasi ma vranë djalin,  mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Më dhunuan para syve të nënës”, “Më dunuan e ma prenë gjirin”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “Me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën  e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”,  “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tëtë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe  burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenital…”. Kushdo që do ti lexonte këto libra, duke mos përjashtuar z. Frederika Mogherini, komesaren e BE në praninë e së cilës zhvillohen  bisedimet Prishtinë- Beograd në Bruksel, z. Maja Kocijançiq, zëdhënësen e BE, Johanes Han, komisarin e Be, Ana Bërnabiq, kryeministren e Serbisë dhe cilindo  funksionar apo funksionare në BE apo në SHBA, me siguri se nuk do të kishin qëndrim kaqë indiferent ndaj Kosovës dhe nuk do ta lazdronin kaqë shumë Serbinë.

Mediat informojnë se lidershipi i Serbisë është në kontakte të vazhdueshme me Rusinë dhe shtetet mike të saj, ndërsa kohëve të fundit po lëvdohet se e ka thyer edhe akullin diplomatik  20 vjeçar edhe me SHBA-të, dhe mua më habit fakti se me çfarë gënjeshtras Serbia po kërkon ndihmën e tyre.

Kosova është pjesë e rëndësishme e jetës s’ime. Lidhjet e mia me Kosovën ekzistojnë qysh si nxënës i tetëvjecares kur lexoja “Zërin e Rinis”, e më vonë edhe “ Rilindjen” dhe “Jeta e re”.Gjatë studimeve në Beograd pata rastin të jem edhe kryetar i Shoqatës Letrare Studentore “ Përpjekja”, të cilës ia shtova edhe aktivitetin si shoqatë letrare-muzikore sepse kishte një numër të madh  të studentëve shqiptarë që studjonin Akademinë e Muzikës në Beograd. Asokohe pata rastin të njihem me shumë shokë dhe me ajkën  letrare e kulturore të Kosovës, në mbrëmjet letrare që i organizonim në Beograd. Në vitin 1971 me kërkesë të Rexhep Zogaj, drejtor i NGB “Rilindja” u punësova  gazetar i rregullt i “Rilindjes” në Dibër. Por ky gëzim nuk zgjati shumë. Nijazi Limanoski, deputet Republikan, drejtor i Radio Dibrës dhe korrespodent i të gjitha gazetave joshqipe, dhe Halit Basha, zëvendësdrejtor i Radio Dibrës, sekretar në Pallatin e kulturës-Dbër  dhe korrespodent honorar i “Rilindjes” dhe “Flaka e Vëllazërimit”, për arsye miskine të konkurrencës gazetareske dhanë deklarata të rreme në Komitetin e LKJ-së  dhe në policinë e Dibrës, për çka Aktivi Politik i Dibrës vendosi që unë të mos jem gazetar  i “Rilindjes” nga Dibra. Si rezullta i kësaj u përndoqa, u burgosa dhe u përjashtova nga puna. Kjo odisejadë zgjati shtatë vite, ndërsa Nijazi Limanoski nga sistemi i atëhershëm monist për këtë intrigë ndaj meje u shpërblye me titullin e doktoranturës, kurse Halit Basha u shpërblye duke e vënë  në krye të Komitetit të LKJ-së- Dibër  dhe u rivendos të vazhdojë punën si korrespodent honorar i “Rilindjes” nga Dibra. Në vitin 1978  u paraqita në konkursin e shpallur për përkthyes në Këshillin Ekzekutiv Federativ dhe pas dhënies me sukses të provimit pranues u punësova si përkthyes në gjuhën shqipe në Shërbimin e Përkthimeve në këtë institucion. Pas tre muajve pune për mua kishte arritur mendimi negativ nga Maqedonia se,”Rexhep Torte assesi nuk guxon të punojë në organet dhe drejtoritë e administratës  federative“. Ishte z.Fadil Hoxha, funksionar i lartë i Kosovës, i cili ma vuri dorën dhe unë  vazhdova të punoj si përkthyes për Kosovën në këtë shërbim gjer në shpërbërjen të këtij shërbimi. Zotin Fadil Hoxha e njoftova kur isha  kryetar i Shoqatës studentore “Përpjekja”, i cili asokohe na inkurajonte dhe ndihmonte finansiarisht sidomos në kompletimin e orkestrit me instrumente muzikore dhe në kremtimin e 10- vjetorit të themelimit të shoqatës, si edhe në shënimin e 500- vjetorit të lindjes së Skenderbeut. Te z. Fadil Hoxha gjithmonë gjeja përkrahje për aktivitetet e shoqatës dhe për organizimin e mbrëmjeve letrare dhe të koncerteve të shoqatës sonë në mesin e studentëve shqiptarë në Beograd, Zagreb, Lubjanë, Sarajevë, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, Shkup dhe Dibër. Zoti Fadil Hoxha vinte pahezitim edhe në pikniqet që ne studentët shqiptarë i organizonim në Parkun Koshutnjak të Beogradit. Gjatë kësaj periudhe unë vendosa kontakte edhe me Shoqatën Kulturore-Artistike “Ramiz Sadiku” të studentëve në Prishtinë. Kjo shoqatë kishte përgatitur dramën për Skënderbeun “Trimi i mirë me shokë shumë” të autorit Sulejman Pitarka me regji të Krist Berishës. Me Ali Gojanin, kryetarin e SHKA “Ramiz Sadiku”  organizuam që kjo dramë të shfaqet edhe në Shkup, Dibër dhe Strugë. Me Shoqatën “Përpjekja” ne e vizituam edhe Dibrën, e me këtë rast të gjithë anëtarët i vendosa të flejnë në familjet dibrane me të vetmin qëllim për ta zgjeruar miqësinë me famljet dibrane. Kjo gjë doli shumë e efektshme dhe lidhjet shoqërore e familjare që u krijuan vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Në këtë kohë e riaktivizova edhe SHKA “Liman Kaba“ të Dibrës, e cila i kishte ndërprerë aktivitetet një kohë të gjatë dhe ndihmova   edhe në organizimin e koncerteve të saj në Kosovë dhe Beograd. Në këtë drejtim edhe SHKA “Hajdar Dushi” nga Gjakova shfaqi koncerte në qytetet shqiptare të Maqedonisë. 

 Në kohën kur në Shërbimin e Përkthimeve erdhi për mua mendimi negativ, unë e takova z.Vahide Hoxha, bashkëshorten e z.Fadil Hoxha, e cila ishte deputete e Kosovës në Kuvendin Federativ, me angazhimin e të cilës u  themeluan  Shërbimi i Përkthimeve në Kuvendin Federativ dhe në Këshillin Ekzekutiv Federativ ku isha unë i punësuar. Sapo e njoftova z.Vahide Hoxhën për mendimin negativ që kishte ardhur për mua nga Maqedonia, ajo  më premtoi se çdo gjë do të rregullohet nëpërmjet z.Fadil Hoxha, bashkëshortit të saj që njëherit ishte edhe kryetar i Kryesisë të  RSFJ-së, premtim të cilin edhe e realizoi. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë  u ktheva në Dibër dhe sërish  mora  ofertën nga redaksia “Rilindja” dhe fillova të punoj si gazetar. Puna ime në gazetari vazhdoi më tej në “Fakti, “Zhurnal” dhe aktualisht  po vazhdon me shkrimin e kollumnave në “Koha” e “Bota Sot”në mesin e shokëve nga Kosova. Sot e kësaj dite shokët më të mirë i kam patur dhe i kam nga Kosova.I kam njohur dhe kam patur konsideratë letrarët Esad Mekuli, Sitki Imami, Hasan Mekuli, Vehap Shita, Rexhep Hoxha Maksut Shehu, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Ramiz Kelemndi etj.Ndërkaq nga veprimtarët politike i kam njohur  Mr. Ukshin Hotin, Fehmi Aganin dhe Adem Demaçin, për të cilët kam botuar edhe shumë shkrime dhe i kam kuptuar mirë konceptet e tyre gjeopolitike dhe rrugën për realizimin e të drejtave mbarëshqiptare. Pjesa më e madhe  e punës sime i është kushtuar Kosovës.

Kosova ka një numër të madh faktesh, provash e dëshmishë për ta demaskuar Sërbinë. Luftën e fundit në Kosovë në vitin 1999 e nisi Serbia duke suprimuar institucionet dhe arsimin në të gjitha nivelet në Kosovë. Ajo e sulmoi Kosovën me dhjetëra mijëra  ushtarë, paramilitarë e policë të shoqëruar me tanke, autoblinda dhe armatim të rëndë, duke djegur e shkatërruar qindra mijëra shtëpi, duke vrarë më shumë se 15 mijë shqiptarë, mes tyre gra, pleq e fëmijë, duke mos llogaritur varrezat masive dhe 1860 personat e zhdukur dhe ende të pa gjetur si edhe dëbimin e një milion shqiptarëve. Dhunimet e femrave dhe  grave shqiptare janë nga më trishtueset dhe më makabëre që njeh historia e njerëzimit.

Serbia ka shpërndarë  disa mijëra dokumente propagandistike për gjoja sovranitetin që i cënohet me Pavarësinë e Kosovës, edhe pse janë të qarta të këqiat, tmerret dhe dëmet që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës.

Ndërkaq Kosova ka bërë shumë pak për ta demaskuar Serbinë. Në Kosovë  me sa kam unë dijeni janë botuar tre libra të autorëve Kosovarë bazuar në rrëfimet e femrave të dhunura shqiptare në Kosovë.

 Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, i pyetur nga mediat televizive të Tiranës se a ka kontakte me lidershipin e Shqipërisë, u përgjigj, “ Jo”, por besoj se nuk do të kënë gjë kundër nëse arrimë  një marrëveshje me Beogradin”. Me sa dëgjojme lidershipi i Serbisë ka angazhuar shumë grupe ekspertësh që kanë hartuar opsione të ndryshme në dobi të Serbisë. Presidenti Hashim Thaçi si duket nuk e sheh të nevojshme që  më së paku të konsultohet me tërë lidershipin dhe me ekspertët në Kosovë. Te na shqiptarët egziston shprehja “ Trimi i mirë me shokë shumë”, por ja që Hashim Thaçi don të punojë i vetëm si bajraktar, në një punë që lyp zotësi, dituri dhe përgjëgjësi maksimale dhe se askush nuk mund ta kryejë i vetëm.

Sërbia i ka dëmtuar dhe ka marrë shumë nga shqiptarët. Kompromisi që Serbia kërkon ta arrijë me Kosovën është  më se iracional. Zgjidhja më reale dhe e drejtë duhet të jetë që Sërbia të lejojë që Lugina e Preshevës ti bashkangjitet Kosovës, e asgjë tjetër. Ndryshe zgjidhjet tjera do të ishin një kandil i ndezur për konflikte në të ardhmen. Kosova në asnjë mënyrë  nuk duhet të lejojmë që Sërbia agresore e dëshmuar, të vihet në një rafsh me Kosovën viktimë.  

Kosova assesi nuk duhet të lejojë që argumentet kundër Serbisë, të cilat i ngjajnë floririt ti shndërrojë në baltë, dhe ti lejojë Serbisë që me argumente të rreme, të cilat i ngjajnë baltës, me gënjeshtra të mundohet ti shndërrojë në flori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...