NATO-n dhe BE-në nuk e duan ata që kanë mentalitet të retarduar dhe intelektualizëm të gjymtuar

Opinione

NATO-n dhe BE-në nuk e duan ata që kanë mentalitet të retarduar dhe intelektualizëm të gjymtuar

Nga: Sulejman Mehazi Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:25
Sulejman Mehazi

S'është rastësi që jemi në këtë gjendje, të pa marrë veshë ndaj njëri tjetrit. Që nga 1990, e këndej kemi dashur, kërkuar e bërtitur NATO e BE, ja tani në prag të derës e kemi referendumin për t'u an?tarësuar te këto dy fuqitë botërore të sigurisë (NATO) dhe mirëqenies sonë ekonomike (BE), vetëm, duke rrethuar (po-n?) në fletën e votimit e kurrgjë tjetër. 
K?të luks politik, të sigurisê e të mirëqenies sonë ekonomike e sociale se duan vetëm ata që s'ia duan të mir?n popullit  shqiptar, vetëm ata që e kanë intelektualizmin dhe patriotizmin e gjymtuar e me të meta retarduese.
28 vjet kërkojmë NATO e BE, ja, kur vjen koha për t'u anëtarësuar, në moment na pjellë mendja kundër.

Kot e kemi miq, me mendjet tona të prapështa do vdesim urie! NATO-n dhe BE-në nuk e duan  shqiptarët që kanë mentalitet dhe karakter talibanësh. Rinia me të madhe na ik e na largohet, atje, në shtetet europiane së bashku me shumë familje, e ne lavdërohemi me patriotizëm e shqiptari. Globalizmi politikë botëror lufton shtetet nacionale e përkrahë shtetet  qytetare. Kështu si kemi nisur pas njëzet vjetësh do zhdukemi fare.
S'jemi në rregull, prandaj jemi duke u shkrirë pak nga pak, aq jemi të hidh?ruar sa që se duam e jemi në gjendje ta hamë njëri-tjetrin për shkak inateve tona të pakuptimta.

Çështë kjo mëri, s'duam asnjë përveç vetëvetes: s'bëjnë kosovarët s'bëjnë shqiptarët, s'bëjn? maqedonasit, armiq sërbët, armiq grekët, armiq turqit, armiq myslimanët, armiq krishterët, tani armiq dolën dhe europianët, BE-ja dhe NATO, po atëherë na tregoni be të dashur, ku t'i gjejmë miqtê e shqiptarëve ku? A duam dikë ne, na tregoni? Të gjithë të k?qijnjë vetëm ne të mirë!?
Sa të pagdhendur jemi, jo vetëm që jetojmë, por edhe të parët e Europës jemi e s'duam të anëtarësohemi në BE, të gjithë njerëzit e kontinenteve tjera që janë më të m?dha me të madhe shpërgulen në Europën e vogël, ne këtu jemi e s'duam?
Për respekt të miqëve do ua shkruajmë tregimin e shkurtër të "Mjekut me pacientin"

Vjen njëri te mjeku e i ankohet për shumë sëmundje, me gishtin e tij tregues ia numëron të gjitha sëmundjet një nga një: e vëndon gishtin te gjuri i këmbës së  djathtë e i thotë mjekut, më dhemb këtu; pastaj e drejton gishtin te gjuri i këmbës së majtë e i thotë mjekut, më dhembë këtu; pastaj e vëndon gishtin në kokë e i thotë mjekut, më dhemb këtu; pastaj e hap gojën e me gishtin e tij i tregon mjekut, më dhemb këtu, pastaj e vëndon gishtin tregues në vendin e zemrës e i thotë mjekut, më dhemb këtu; pastaj ia kthen bythët mjekut e me gishtin tregues thotë, më dhembë bytha.
Pas gjithë këtyre sëmundjeve mjeku i tha, ti zotëri s'je i sëmurë dhe asgjë s'të dhemb përveç gishtit,  zotëri ke problem me gishtin tënd tregues e kurrgjë tjetër, mos vallë edhe ne shqiptarët kemi problem me gishtin e mendjes sonë e me kurrgjë tjetër!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat