Drejtësia dhe elita politike shqiptare nuk kanë legjitimitet

Opinione

Drejtësia dhe elita politike shqiptare nuk kanë legjitimitet

Nga: Skënder Kapiti Më: 15 shtator 2018 Në ora: 08:50
Skënder Kapiti

Elita politike shqiptare  dhe drejtësia në Shqipëri nuk kanë legjitimitet per këto arsye:

1-Garat elektorale në Shqipëri gjithnjë kanë qenë mashtruese me premtime te zhurshme, plot me gënjeshta, manipulime ,spekulime ku janë bërë pazare dhe shitblerje votash.Zgjedhjet elektorale kanë qenë si pazare tregu ku fitimtarë kanë dalë sipërmarrësit politikë, elitarët e partive politike,  të korruptuarit dhe individë me rekorde kriminale , xhambazët, injorantët dhe matrapazët politik të cilët kanë marrë mandatin e deputetit, janë bërë qeveritarë e ministra, administratorë, policë ,juristë, gjyqtarë e prokurorë, kryebashkiakë e kuvendarë komunalë e bashkiakë gjatë tërë këtyre viteve të tranzicionit.

2- Partitë politike  shqiptare  janë  prona të kryetarëve të partive politike. Demokracia nuk është në popull pasi populli i voton deputetët , kreyebashkiakët e kuvendarët bashkiakë  ata të cilët nuk i zgjedh populli por nuk i zgjedhin   as partitë politike;  populli i voton ata të cilët nuk i zgjedhin baza e partive politike , por i voton deputetët  dhe ata të cilët i zgjedhin  kryetarët e partive   në orën 12 të natës. Pra, në partitë politike shqiptare nuk ka liri, as demokraci  dhe as legjitimitet të brëndshëm demokratik, dhe si pasojë as parlamenti, as qeverisja dhe as presidenca  dhe as pushtetet e tjera nuk kanë si të kenë  as legjitimitet ligjor, as demokratik dhe  as legjitimitet moral.

Kjo vertetohet me faktin që në parlament, në qeverisje, në administrtatë, në polici e kudo kemi plot individë të korruptuar, me rekorde krimi, të papërgjegjshëm, hajdutë, trafikantë dhe injorantë.

3-Elita politike shqiptare ka instaluar në Shqipëri një pushtet të një “regjimi politik elitist” pluralist  të korruptuar dhe të pasfidueshëm nga vota dhe vullneti i popullit si dhe të pasfidueshëm nga drejtësia ,ku dhe kjo e fundit, pra drejtësia dhe ligji ,edhe ato janë si politika të korruptuara dhe të kriminalizuara sepse edhe ato i zgjedh po kjo elitë politike dhe në këmbim të kësaj drejtësia shqiptare dhe ligji janë mbrojtësit dhe avokatura e kësaj elite politike.

Kjo vertetohet me faktin se e gjithë elita politike shqiptare dhe tërë sistemi i drejtësisë në Shqipëri bënë të gjitha përpjekjet maksimale për të penguar miratimin e VETTING-ut si dhe bëjnë gjithçka për ta penguar zbatimin e tj.

4- Elita politike dhe drejtësia shqiptare funksionojnë në marrëdhënie simbiotike korruptive, krimi, hajdutërie dhe abuzivizmi , si një grup interesi i ngushtë minoritar  që kanë kapur shtetin, ekonominë, ligjin, drejtësinë dhe tërë sistemin.

5- Kjo elitë politike e ka humbur legjitimitetin sepse vetëm ka gënjyer e mashtruar; vetëm ka nxjerrë probleme dhe nuk ka zgjidhur gjë; vetëm sa ka dështuar në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, atij ordiner dhe gjithfarë krimi tjetër; ka dështuar në ngritjen dhe në funksionimin e shtetit ligjor.

Dhe kjo politikë dhe drejtësi   kanë  shënuar këto “arritje”: e kanë mbajtur vëndin dhe popullin  në një gjëndje ankthi e pasigurie juridike ,ekonomike e mosintegrimi; e kanë  vendosur Shqipëinë në krye të listës  së vëndeve europiane por edhe më gjërë  për varfërinë, papunësinë, korrupsionin, krimin  dhe për eksodin. Po kështu edhe sistemi i drejtësisë ka funksionuar  në mënyrë të tillë ku mbi 90% e shqiptarëve nuk besojnë të drejtësia.

 Pra, a nuk e kanë humbur legjitimitetrin si elita politike dhe drejtësia në Shqipëri?!

Pra kjo politikë dhe kjo drejtësi nuk kanë legjitimitet sepse ato legjitimitetin demokratik dhe atë juridik e kanë pronë të tyre dhe bëjnë çfarë të duan me politikën, me pushtetin, me shtetin, me sovranitetin dhe me shoqërivë,  me paranë publike, me pasuritë kombëtare dhe me shoqërinë. 

Për këto arësye kësaj elite politike dhe kësaj drejtësie i duhet dhënë ndëshkimi i merituar në mënyrë që demokracia, sovraniteti  dhe drejtësia t’i kthehen popullit  i cili ai dhe vetëm ai dhe vullneti i tij janë legjitimiteti i vërtetë;  vetëm populli dhe vullneti i tij janë të pasfidueshëm. Këtë në Shqipëri nuk e bën as politika dhe as drejtësia shqiptare por po e bëjnë SHBA dhe VETTING-u.

Pastrimi dhe shfronësimi i kësaj elite politie dhe  kësaj drejtësie jolegjitime politikisht dhe juridikisht por të kriminalizuar e të korruptuar është i pashmangshëm falë VETTING-ut dhe SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat