Të drejtat e fëmijëve në rrethin vicioz?!

Opinione

Të drejtat e fëmijëve në rrethin vicioz?!

Nga: Av. Sergjio Mazreku Më: 15 shtator 2018 Në ora: 12:36
Av. Sergjio Mazreku

Në Shqipëri, sipas UNICEF-it si dhe organizatave të tjera që merren me të drejtat e fëmijëve, thuhet se mbi 60 për qind e fëmijëve deri në moshën 16 vjeç, kanë deklaruar se kanë pësuar dhunë psikologjike dhe fizike nga familjarët. Psikologët në vend thonë se rrahjet ende shihen si “mjet pedagogjik” në Shqipëri dhe është vështirë dalja nga ai mentalitet primitiv i trashëguar dhe i pasuruar më tej në këto vite tranzicioni të vështirë.

Psikologët pohojnë se pasojat e dhunës fizike të aplikuara te fëmijët, janë të shumëfishta. Fëmijët që përjetojnë dhunë, janë më të dhunshëm me fëmijët e tjerë. Në Shqipëri dihet se ka dhunë edhe në shkolla , andaj sipas të gjitha gjasave, fëmija që rrihet fizikisht, tregon agresivitet më të lartë. Jo më pak agressive dhe dekurajuese për fëmijët është dhuna psikike dhe shtresa më e ekspozuar ndaj të dyja dhunave, psikike e fizike, janë fëmijët e pambrojtur, fëmijët pa prindër, me një prind ose me prindër të divorcuar.

Dhuna ndodh në familje dhe ne nuk shohim që po ndodh dhuna; dhuna ndodh brenda dyerve të mbyllura dhe institucionet duhet ta thyejnë këtë heshtje dhe ta trajtohet kjo çështje, që ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e fëmijëve, me shkollimin, edukimin dhe noramlitetin e tyre. Dhuna ndaj fëmijëve është në nivel të lartë dhe shpesh është e padukshme, por duhet që instiutcionet dhe specialistët ta ngrejnë zërin dhe vetëdijen te popullata, sepse shpesh ndodh që pikërisht  ata që përkujdesen për fëmijët, ata dhe shkaktojnë dhunë ndaj fëmijëve.

Është dramatike të mëndosh se sipas statistikave zyrtare të dala nga sondazhe dhe anketime serioze, rezulton se ndaj njërit në çdo gjashtë fëmijë, ushtrohet dhunë fizike dhe psikike. Ndërsa ndër fëmijët me probleme, kategoria e fëmijëve të pambrojtur që cilësuam më sipër, ky raport është një në dy, pra gjysma e këtyre fëmijëve janë të ekspozuar keq ndaj llojeve nga më të ndryshme të dhunës dhe paragjykimit.

Fëmijët ndaj të cilëve ushtrohet dhunë shfaqin simpatoma izolimi, shpesh braktsin familjen dhe ikin duke u bërë viktima të grupeve kriminale, të trafikimit të fëmijëve, duke i dërguar ata në metrople të Evropë e gjetkë, për të ushtruar zeje kriminale, në shërbim të tutorëve dhe organizatave të botës së krimit.

Vilson Hajri Krashi, 16 vjeç, në vitin 2012, kur ishte vetëm 10 vjeç, i vdes e ëma dhe për pasojë përjeton një traumë psikike, izolohet, ndihet i vetmuar dhe i braktisur. I ati, një vit pas vdekjes së bashkëshortes, të ëmës së Vilsonit, u martua dhe i biri këtë fakt e përjetoi si një dramë të fortë. Me njerkën nuk ndihej dhe nuk ndihet  mirë, pretendon se ajo ushtron dhunë psikike ndaj tij dhe, si rrjedhojë. Vilsoni, për shkak të presionit psikik nga njerka, ikën me javë e muaj të tërë nga shtëpia, ikën tek daja i tij, por dhe tek të afërm të tjerë. Mungesa e një psikologu në shkollë apo në njësitë administrative për të prekur këto “plagë” të fëmijëve, bën që fëmijë si Vilsoni ta shohin jetën me syze të errëta dhe të ndihen të braktisur e të përjashtuar, aq më tepër kur dihet se fëmijë të tillë me një prind si ai, pësojnë forma të hapuraapo të fshehta dhune,qoftë dhe në mënyrë të pavetdijshme nga familjarët e tyre apojashtë familjes, në rrugë, shoqëri etj.

Dhuna pengon një fëmijë të zhvillojë potencialin e tijj të plotë; mungesa ose prania e dhunës do të ndikojë në suksesin në jetë më vonë. Pasojat e dhunës fizike, emocionale dhe psikologjike mund të ketë shumë ndikim në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve dhe në aftësitë e tyre për të mësuar.

 Është alarmant fakti se në Shqipëri, sipas statsitikave zyrtare, pjesa dominuese e të rriturve mendojnë se dhuna fizike dhe psikologjike ka ndikim pozitiv në edukimin e fëmijëve. Gjithashtu, 50 përqind e fëmijëve janë mësuar me idenë se dhuna është diçka e mirë në shtëpi edhe në shkollë.

Dhuna fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve në Shqipëri është një fenomen i shpeshtë në shtëpi dhe qendrat e kujdesit rezidencial. Megjithëse qeveria shqiptare ka bërë përpjekje për të reformuar ligjet që trajtojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, ka akoma shumë mangësi në legjislacion. Nuk ka asnjë strukturë qeveritare në nivel qendror dhe vendor që të jetë drejtpërdrejtë përgjegjëse për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve. Për më tepër, nevojiten përpjekje për të dokumentuar më mirë prevalencën dhe karakteristikat e dhunës ndaj fëmijëve dhe për të kuptuar më mirë shkaqet e saj.

Ndryshimi i qëndrimeve dhe besimit ndaj kujdesit dhe vëmendjes që kemi për fëmijët është në krye të axhendave mbrojtëse të UNICEF. Por strukturat dhe institucionet vendore e kombëtare duhet ta shohin me përparësi çështjen e mbrojtjessë lirive dhe të drejtave të fëmijëve, pasi çdoneglizhencë e apati në këtë drejtim, i mundëson kontigjenteve dhe botës së rrugës dhe krimit, që të viktimizojë dhe kriminalizojë fëmijët e pambrojtur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat