Përmes Bujanocit e Preshevës, përveç Autostradës e Hekurudhës është edhe projekti i kanalit ujor të lundrueshëm

Opinione

Përmes Bujanocit e Preshevës, përveç Autostradës e Hekurudhës është edhe projekti i kanalit ujor të lundrueshëm

Nga: Mr. Sc. Refik Hasani Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:05
Mr. Sc. Refik Hasani

Tri komunat që aktualisht përfshin, nuk do të duhej të bashkohen pjesërisht, por të pandarë. Mbi të gjitha është prezent  elementi dhe  fryma shqiptare në vazhdimësi.  Kjo krahin është një korridor që kalon Autostrada, Hekurudha

dhe projekti shekullor, kanali ujor i lundrueshëm-rruga lundruese. Në këtë Rajon është mbajtur edhe Referendumi më 1 e 2 mars 1992, lufta e armatosur dhe sakrifica e UÇPMB-ës, Marrëveshja e Konçulit, këto jan elemente që nuk mund të mohohen. Presheva, Bujanoc dhe Medvegja, për bashkim me Kosovën vetëm  do të duhej zbatohet vullneti i shprehur lirshëm i  kësaj  popullate që përbëjn shumicën.      

Presheva, Bujanoc jan dy komuna  që pëmesë tyre kalon Autostrada e Hekurudha si lidhje tokësore që lidhin Beogradin e Athinën. Mos të harrojm që ka të hartuar përmes  Bujanocit  e Preshevës edhe rruga ujore nga Lumi  Danub drejtë Lumit  Aksios dhe portit të Selanikut në Greqi. Projekti shekullor për  ndërtimin e kësaj rruge lundruese që daton nga  7 korriku i vitit të largët 1909. Kjo do ta lidhte Evropën qendrore dhe veriore në Perëndim, deri sa në Lindje me Detin e Zi dhe në Jug me Kanalin e Suezit.

Përmes dy komunave tona do të bëhet lidhja tokësore e dy baseneve shumë të rëndësishëm, asaj të Moravës dhe Vardarit.

Pra, Komunat e kësaj Krahine  kan rëndësi, posedojn potencial dhe jan zona kyçe e vendndarjes dhe vendbashkimit të dy Lumenjve potencialisht të lundrueshëm, lidhja kyçe e transportit ballkanik në drejtimin gjeografikë Jug-Veri.

Në kohën kur bisedimet në mesë të Kosovës dhe Serbisë mund të  hapet tema mbi bashkimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kosovën, kjo do të duhej të shtrohet  si respektim i Referendumi të 1 e 2 mars 1992 dhe luftës së armatosur dhe sakrifica e UÇPMB-ës. Se sa do të jemi afër këtij realiteti, varet përveq tjerash edhe si ndërtohet qëndrimi i palës Kosovare.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat