Maqedonia e Veriut në NATO dhe Bashkimin Europian

Opinione

Maqedonia e Veriut në NATO dhe Bashkimin Europian

Nga: Halim Hyda Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:11
Halim Hyda

Rruga jone e perbashket, ideali jone shekullor per barazi dhe integrim ,hecin me hapa te sigurte drejte  realizimit te plote.

Maqedonia, qe nga viti 2005 është kandidate për anëtarësim në BE dhe në NATO ,mirepo, qe nga viti 2008 është e bllokuar nga Greqia. ,edhe ate duke iu  faleminderuar një politike te gabuar 11 vjecare.

Me humbjen e pushtetit nga ana e VMRO-së, dhe marrjen e pushtetit, nga ana e LSDM – BDI, Kryeministri Zoran Zaev, nuk ka shume  kohë për të humbur dhe për tu marrë me vetvehten.

Maqedonia nuk mundet të vazhdoje rrugen drejte NATOS dhe BE-se, pa u ulur dhe bërë marrëveshje të pastër në interes të përbashkët mes Maqedonise dhe Greqisë. Nëse dëshirojme të anëtarsohemi në BE dhe NATO kjo është rruga e vetme, që kalon përmes Greqisë. Inkuadrimi në NATO dhe BE i shuan orekset e gjithë atyre, që janë vënë në shërbim të shërbimeve te huaja dhe  qe e demtojne interesin e pergjithshem  te Maqedonise dhe punojnë e propagandojnë në atë se, nuk ka asgjë nga kjo marrëveshje e më pas edhe nga inkuadrimi në NATO dhe BE dhe  nuk i sjellë asnjë dobi këtij populli dhe vet shtetit të Maqedonisë.

Maqedonia në korrik ka marrë ftesën për NATO dhe ka filluar bisedat finale për anëtaresim dhe kjo ka gjasa qe, shumë shpejtë  të realizohet, nëse referendumi kalon me sukses. Gjithashtu në BE është vendosur që, në qershor të vitit  2019 të fillojnë negociatat finale dhe te caktojn   daten, gjegjësisht vitin për anëtarësimin e vendit në BE.

Ky është një rast dhe shansë e veçant dhe e papersëritshme, që zgjate qe, nga pamvarësia e Maqedonisë  e deri me sot, për ta rrumbullakësuar dhe mbyllur çështjen e emrit. Në këto procese zhvillimore, të gjithë duhet të japin maksimumin në kontributin e tyre në Maqedoni dhe në Diasporë dhe ti thonë me te madhe  PO  Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë. Po ,,Për NATO dhe Bashkësinë Europiane. Për një perspektivë të re në familjen e përbashkët europiane. Për një perspektivë të Re për rininë dhe gjithë popullatën e vendit. Duhet ti thuhet jo, politikave dhe partive politike si dhe shoqatave me nje (individ), që dojnë të bëjnë amulli në popullate, se nuk është koha e duhur për referendum.

Alternativë dhe rrugë tjetër nuk ka, prandaj kjo punë është shumë e pastër dhe pa dilema ,se cilën rrugë duhet ta zgjedhim përpos NATO-s dhe BE.

Nuk ka shumë kohë për të humbur dhe për ta mashtruar popullin, se ka edhe rrugë tjera. Jo gjithe rrugët tjera janë për tu marrë me vetvehten dhe për të numëruar në vend, siç kemi numëruar 27 vite pa asnjë perspektivë.

Por, një gjë duhet ta dijë çdokush që mendon me kokën e vet, se në këto zhvillime të përgjithshme gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe më gjëre nëse themi jo në referendum, në mulli te kujt e drejtojmë ujin. Arsyet dhe pakënaqësitë i ndjej si çdokush tjetër, as më pak e as, më shumë por, në asnjë mënyrë dhe me asnjë argument të shëndoshë, nuk munden të më bindin për të bojkotuar referendumin dhe për të penguar hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Kësaj marrëveshje i qendron mbrapa Vashingtoni dhe Brukseli. Të gjithë ata që mendojnë ndryshe, kokën e kanë të kthyer via Beograd - Moske.

Anëtarësimi në NATO dhe BE luan rolin kyç për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe stabilitetin rajonal dhe me këtë, ngritet interesi i kompanive të huaja për investime në vend.

Vlerat demokratike euro-perendimore dhe perspektiva euroatlantike kanë qenë janë dhe duhet të mbeten gjithmonë synim dhe përcaktim i vetëm i veprimit dhe përkrahjes politike të vendit.

Një ditë pasi të inkuadrohemi në NATO dhe BE duhet të organizohemi të gjithë së bashku për bojkot të vlerave të dëmshme të qeverive të kaluara dhe shoqatave ,që kanë nga një (individ), të cilët manipulojnë me vlerat e BE dhe të NATO-se ,gjoja nuk ka vlera të mirëfillta demokratike në këto dy familje të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat