Ah media çfarë nuk bëni kur nuk jeni reale?

Opinione

Ah media çfarë nuk bëni kur nuk jeni reale?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 20 shtator 2018 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Erdhi koha në trojet shqiptare qe të pa moralshmit, të japin edukatë, të pa ndershmit, të sillen ndershmërisht, dhe të pa turpshmit, ti turpërojnë tjerët!

Kosova po përballet me një luftë  psikologjike falë pushtetarëve dhe institucionalistve qe drejtojnë pushtetet dhe pikërisht të atillët po e bëjnë gjendjen të nderë. Halli i abuzuesve me listat famoze për veteranet si të mbrojnë qëllimet dhe qëndrimet e veta shkon deri ne atë kufi sa kërcënimet janë si thuhet hit i ditës? Dorëheqjet si nga postet shtetërore dhe parlamentare e partiake po bëjnë bujë mediale sepse ne momentet me kritike per vendin “në liri" po sjellin edhe intervenime ndërkombëtare ne institucione për të gjetur kompromise reale! Deklaratat e pushtetarëve me afera dhe rreth aferave(së pari z.Lumezi për listat duke mbrojtur abuzuesit e jo të vërtetën, presidenti me platformën për korrigjim kufijsh, kryeministri për prolongimin e formimit të ushtrisë) sikur janë disa nga temat te cilat popullin jo se vetem ekanë hutuar dhe larguar vëmendjen nga skamja e varfëria por e ve ne pyetje edhe bindjen dhe qëndrimin real të tij për shtet dhe te drejtë?

Në Shqipëri sikur e të toka shqiptare prodhon vetëm drogë dhe mban pushtetet duke quar ne vllavrasjet me të rënda nga paslufta e dytëbotërore. Ne Maqedoni shqiptarët të përçare për pushtet. Në Kosovën lindore pushtetarët kanë mbetur te vetmuar sa i përket trojeve shqiptare te lënë nen mëshirën e fatit dhe te serbit nga institucionet tjera shqiptare, përdorën vetëm për poenë politike. Fundja media është ajo e cila bartë bajrakun për te gjitha por për dikën qenka e pa skurpullt? Ja qe nuk qenka e vështirë ta lajsh mëkatin duke u paraqitur ne media sikur dëshiron demant apo edhe akuzë ndaj tyre dëshmon çdo ditw oponenta e shkruar deshmi epa  dëshmi fare sikur thuhet e "han tregu"! "Doktor Krasniqi" u lajmërua kësaj radhe ta "laj fytyrën dhe ti mbroj familjaret e punësuar" Të lumtë keni të drejtë, por zoterite do ishte ma mirë qe tjerët ta dëshmojnë ketë per ty se ti po e humb primatin intelektual duke iu kundërvu të "pa ndershmëve" për ndershmëritë tua me te cilët deri dje e keni ndarë bashkërisht te njëjtin kulaq?

Zotrite keni harruar si duket fillimisht si zëdhënës i UÇK kur vizitonit zonat e luftës dhe pikërisht vizitat tuaj jo qe dërgonin ne vëllavrasje nga kërcënimet e juaja, por edhe vriteshin të pa bindshmit për ju kundër dr. Rugovës (sikur ishte ne ZO të Shales me vrasjen e Rexhep Muses).Treguat për pushtetet por nuk e thate të vërteten sepse si ministër i pushtetit lokal i asaj kohe akoma janë kontestues 11 milion e200 mijë euro të pa mbuluara (ish deputetja e LDK-së iu ka kërkuar ne kuvend te tregoni të vërtetna për ato para). Mandati i juaj kryeparlamentar thoni 6 vite solli risi vetëm me perqarje parlamentare por fitim prurës për ju sepse shfrytëzuat pozitën dhe kohen e punës  doktoruat. Dhe si duket qenkan fajtor familjaret tuaj tani të punësuar ata te cilët të bënë me shtëpi milionëshe (pa e parë as ne ëndërr) qe tani ti po i mbron (larg qoftë pandershmërinë) e punësimit të tyre ne kohen kur 45% e Kosovës jetojnë ne varfëri të skajshme?

Ah media po përse juve po bartni barrën e jetës dhe te drejtës për jetë informim deri ne atë masë sate gjykoheni, akuzoheni, abuzoheni nga te "ndershmit, kulturuarit dhe fytyrlaret". Lufta askund nuk bënë mermet por shkatërron, ndërsa ne Kosovë lulëzoj për të pa ndershmit qe e keqpërdoren luftën dhe dëshmorët e luftës, të zhdukurit dhe gjakun e vuajtjen e popullit!

Sot vajtojmë për liri të vërteten, drejtën, realen, dhe te sinqertën me media të akuzuara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat