Tubimet e bajatizuara partiake

Opinione

Tubimet e bajatizuara partiake

Nga: Sulejman Mehazi Më: 21 shtator 2018 Në ora: 15:46
Sulejman Mehazi

Sejri madh për referendumin në Maqedoni, secila parti politike shqiptare; veç e veç s'bëjnë gjë tjetër përveç reklamimeve të partive të tyre, shikoni  bisedat e bëra nëpër vendbanimet shqiptare me frazat e tyre: NATO, BE, na konsiderojnë si klyshat e sapo lindur që s'dinë kurrgjë, bëhen aq të mençur e të ditur sa popullata shqiptare për së pari herë dëgjon për NATO-n e BE-në. Na konsiderojnë si analfabetë, na keshillojnë e na mësojnë se si duhet bërë, vepruar e votuar shqiptarët në Maqedoni. Të gjorët partiashë mendojnë se jemi dalltonistë mendor e s'dimë tê dallojmë të mirën nga e keqja, natën prej ditës, shapin e hidhur nga sheqeri i ëmbëlsuar. Atë që duhej berë para njëzet viteve më parë e bëjnë tani me NATO-n e BE-në. Lene krejt, po pas referendumit të sukseshëm përsëri, do na thijnë qimet e kresë  deri më poshtë trupit me lavdet e tyre për BE-e NATO, se ne e bëmë.

E keni bërë ju leshin e dredhur e të përdredhur e kurrgjë tjetër, vet europianët për interesat e veta gjeostrategjike e politike e kanë prurë këtë situatë të volitshme për ne shqiptarët e Maqedonisë, sa për ju ende do jetonit me politikën tuaj të pëlqyer korruptive e skandaloze. Sa për politikën tuaja kurrë nuk do bëheshit anëtarë të BE-së e NATO-s, por ju ka kapur gozhda në sharrë e s'keni kah t'ia mbani e bëheni ("se pravite tosho"), se ja jemi për Europë e NATO. Të kishit dashur moti e kishit bërë, por ju ka konvenuar e ju ka ardhë mirë me agallëqet, vjedhjet e shëmtitë e ndryshme korruptive e skandaloze.

Na tregoni, sinqerisht ju pyesim, çfarë të mire që 28 vjet, nga 1990-ta, i keni dhënë kësaj popullate përveç largimeve masive të rinisë, familjeve dhe intelektualëve të ndershëm.

Ju jeni bërë më të kiqinjë se ish-komunistët e Titos, në kohën e Jugosllavisë largohehej popullata e pashkolluar në Europë, tani përveç masës së pashkolluar e të varfër edhe intelektualët më të ndershëm largohen për shkak padrejtësisë nënçmuese jetësore.

Maqedonia ka mbetur vetëm me, ju, funksionarë, anëtarët e militantë partishë. S'ka mbetur gjë për popullatën e ngratë shqiptare përveç largimeve të ditëpërditëshme nga ky vend i nemur e i dënuar nga politikanët gjakpirës, të paskrupull e të pamoralshëm, pa farë shijesh, aromash e ngjyrash njerëzore humane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat