Shqiptarët e Maqedonisë në mënyrë plebicite do të dalin në referendum, për NATO dhe BE

Opinione

Shqiptarët e Maqedonisë në mënyrë plebicite do të dalin në referendum, për NATO dhe BE

Nga: Merxhan Jakupi Më: 27 shtator 2018 Në ora: 10:59
Merxhan Jakupi

Në prag të referendumit si dhe vizitat e shumë liderve, figurave dhe personaliteteve botërorë, siç ishte kancelarja gjermane Angela  Merkel, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini dhe shumë ministra dhe diplomatë të Bashkimit Europian dhe SHBA në fund u pa që Maqedonia është faktor gjeostrategjik dhe gjeopolitik në tërë Ballkanin Perëndimor. Ky është një sinjal dhe dritë e gjelbërt nga Brukseli që sa më shpejt Maqedonia dhe shtetet Ballkanit Perëndimor të integrohen në strukturat e NATO dhe hyrjen në të ardhmen në Unionin Europian. Takimet e shumë liderve dhe ministrave perëndimorë me liderin e ri opozitar Mickovskin, në bisedime është vërejtur se ato kishin antipati dhe neveri. Lideri i VMRO Mickovski ka piketuar një sërë argumentash nacionaliste, ku ai para diplomatëve dhe ministrave perëndimor, nuk është treguar pragmatik dhe i moderuar. Nëse lideri i ri Mickovski, që sipas shumë analistëve dhe politikanëve thuhet se është pinjolli i ish kryeministrit Nikolla Gruevskit del me moton  dhe u thotë simpatizuesve dhe qytetarëve që të bojktojnë ose të votojnë kundër referendumit, sipas sondazheve edhe se del opozita kundër referendumit  do të kalojë pro, ndryshimit të emrit. Pas referendumit, opozita VMRO do të pushojë të ekzistuarit, do të fshihet nga faqja e dheut. VMRO dhe DPMN duhet të nderojnë emrin dhe mbiemrin kurse pasardhësit duhet të tjetërsohen, distancohen të dënojnë aktet e oligarkëve të korruptuar, inkriminuar dhe të formojnë subjekt të ri politik.

“Nuk është me rëndësi së ç’emër do të ketë Maqedonia”

Shumica e shqiptarëve mbi 50% sipas shumë sondazheve në mënyrë plebicitare me 30 shtator do të dalin në referendum për pro, siç dihet shqiptarët e Maqedonisë nuk do të dalin në kontekstin e emrit. Ata do të dalin në referendum për Maqedoninë në NATO dhe BE. Për shqiptarët e Maqedonisë nuk do të ishte me rëndësi  se ç’emër do të kishte republika e Maqedonisë, shembull Republika e Maqedonisë Vardare, RMK Veriore, Lindore, E Mesme, E Epërme etj, pasi shqiptarët dhe subjektet politike shqiptare nuk i kanë pyetur askush  kurse partitë politike shqiptare përsa i përket kontekstit të emrit si qytetarë të këtij shteti janë konsideruar si fëmijë bastard dhe tinejxhër politikë. Dalja në referendum tek një pjesë e shqiptarëve vërehet me inferioritet. Kemi zëra kritikë në opinion se referendumi i ngjan një fushate parazgjedhore dhe marketingu politik.Liderët dhe subjektet politikë duhet të jenë të kujdesur, të mos instrumentalizojnë, politizojnë votuesit ku shumica e votuesve që do të dalin do të jenë opozitarë, kundër BDI dhe PDSH. Këta votues, siç kam shkruar më parë nuk do të jenë partiakë as për ndryshimin e kontekstit të emrit por do të jenë shumica e votuesve për Maqedoninë në NATO dhe Union Europian. Partitë politike dhe liderët me retorikën do të tentojnë nëpërmjet referendumit të fitojnë kredibilitet dhe reputacion, për zgjedhjet e ardhshme. Në fakt ata mund ta dëmtojnë dhe minimizojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në referendum. Shqiptarët e Maqedonisë të mos presin si me shkop magjik në shtetin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Kur Maqedonia pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë shpalli pavarësinë , me fillimin e pluralizmit dhe formimin e partive politike, shqiptarët mendonin se kishte filluar epoka e re. Shqiptarët plot shpresa të ngazëllyer duke menduar se do të jenë etnitet i barabartë në shtetin e ri do ta ndajnë pushtetin, por në fund u zhgënjyen, shpallën Iliridën që në fund dështojë, pastaj konfliktin e armatosur më 2001. Realiteti dhe nacionalja është se për çerek shekulli shqiptarët e Maqedonisë akoma mbetën të diskriminuar qytetarë të rendit të dytë. Ata janë të diskriminuar akoma në shumë sfera, shembulli në armatë, diplomaci, ekonomi, kulturë. Kohët e fundit kam lexuar në gazeta dhe portale perëndimore artikuj tema për Maqedoninë. Shkruajnë se dy etnitete më të mëdha maqedonasit dhe shqiptarët  janë të prerë me thikë, jetojnë në një shtet të ndarë dhe nuk janë të integruar si shoqëri multikulturore dhe multietnike. Në fund ata i fajësojnë të dy etnitë dhe liderët e tyre. Për mos integrimin si shoqëri të mbyllura dhe getoizmin nuk mund të fajësohen dhe akuzohen shqiptarët. Kjo ndarje mund të tejkalohet kur shqiptarët do të pranohen të barabartë dhe as të kenë status të njëjtë si maqedonasit. Pas ardhjes në pushtet të BDI dhe liderit Zoran Zaev, Maqedonia ka filluar të ketë progres , lëvizje pozitive dhe përmirësim në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, por shqiptarët akoma nuk kanë arrit kriteret dhe standartet si etnitet i dytë në Maqedoni.

“Mungesa e platformës së përbashkët të subjekteve politike”

Që nga pavarësia e republikës së Maqedonisë sidomos pas konfliktit të armatosur 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, subjektet politike nuk kanë pasur platformë të përbashkët, koncept avantazh për kauzën dhe aspiratat e shqiptarëve të Maqedonisë. Me arritjen e bisedimeve dhe zgjedhjen e kontekstit të emrit, maqedonasit do të zgjedhin dhe ngërçin e identitetit, si faktor shtet komb, kurse shqiptarët përballë maqedonasve me statut bashkësi e etniteteve do të ngelin grup i etniteteve. Pa një platformë, vizion, front të përbashkët të subjekteve politike në shtetin e ri Maqedonia Veriore dhe më tej do të përkëmben dhe do të ngelë statut quo për shqiptarët.  BDI vazhdon dhe më tej me kuadro të njëjtë dhe politikanë të vjetër, pa platformë dhe koncepte inovative edhe se mund të veçojmë disa politikanë pragmatikë dhe të moderuar. Opozita e dobët, pa lider të ri karizmatik pa kuadro dhe politikanë të rinj ku mungon fronti dhe uniteti politik, në shtetin e ri RMK Veriore do të vazhdojnë akoma avazin me retorikë të njëjtë. Do ti kemi po ata dekadent infantiv, me po të njëjtin subjekt politik BDI.  Do të kemi të njëjtën opozitë siç ishte PDSH e Menduh Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat