Të gjithë në protestë, atdheu është në rrezik nga copëtimi

Opinione

Të gjithë në protestë, atdheu është në rrezik nga copëtimi

Prof. Dr. Binak Maxharraj Nga Prof. Dr. Binak Maxharraj Më 28 shtator 2018 Në ora: 06:43
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Ani pse protesta e datës 29 shtator 2018 është thirrë nga LVV, kjo nuk është krejt çështje vetëm e kësaj partie, por është çështje me e madhe i takon të gjithëve, sepse është në pyetje copëtimi i Atdheut.

Po, pse duhet të protestojmë?!

1.Duhet të protestojmë sepse atdheu është në rrezik të copëtohet, siç vepruan me Çakorrin. Pra, është në rrezik ta humbim pjesën me të flakëruar me arë, argjend, plumb, zink, qe s’i ka askush në botë, Veriun e Kosovës mbi 30% të atdheut, të cilës ia ka lakmi Amerika, Anglia, Rusia, Gjermani, Franca, etj. Pa Veriun Kosova nuk është më Kosovë, sepse është buka dhe jeta e Kosovës.

2. Duhet të protestojmë sepse shteti është i kapur, i zaptuar nga bandat politike të krimit të organizuar. Për çdo ditë hajnia dhe korrupsioni janë në rritje. Për çdo ditë po lindin milionerë të rinj duke e zhvatur shtetin.

3. Duhet të protestojmë, sepse nga gjendja e pa perspektivë ne vend, për çdo ditë e më shumë djalëria dhe vajzëria e jonë, pra pjesa më e shëndetshme e kombit, po ikë jashtë vendit, kurse popullsia e Kosovës për çdo ditë po zvogëlohet.

4. Duhet të protestoni, sepse të gjitha këto mund të ndalën vetëm me protesta të organizuar, të qeta te dinjitetshme, për t’i treguar botës së çfarë po ndodhë në Kosovë, për t’i treguar botës së duhet ndalet kjo mafi politike, e cila po e luan lojën e djallit me armikun tonë shekullor, pa kërkuar nga ajo asgjë, bile asgjë, bile as kërkim falje për gjenocidin qe e ka bërë ne Kosovë.

Duhet të protestojmë të gjithë?!

5.Në protesta duhet te dalim të gjithë i madh e i vogël, nxënës dhe student, fshatar dhe qytetar, minator dhe bujq, afarist dhe biznesmen,

6. Në protesta duhet të dalin edhe ata të cilëve ua kanë ndaluar të protestojnë, duhet të protestojë edhe anëtarësia dhe elektorati i LDK-së dhe të PSD-së, të cilët ua ndaluan anëtarësisë të protestojnë, sepse i frikësohen PDK-se e cila që moti ua ka ngrënë orën dhe nuk guxojnë të ndihen prej saj. Pra, protestoni edhe ju anëtarësia e PSD e ish- Kaqusha Jasharit dhe tani janë bërë bishta të PDK-së.

7. Protestoni, dilni në masë të madhe në protesta, sepse atdheu është në rrezik nga copëtimi. Protestoni, nëse ia doni të mirën Atdheut. Protestoni fuqishëm për ta mbrojtur lirinë të cilën e fituat me gjakun e bijave dhe bijve tuaj, dhe të cilën ua kanë rrëmbyer klanet dhe bandat e ndryshme mafioze. Protestoni që të largohen njëherë e përgjithmonë këta keqpërdorues të shtetit. Protestoni sepse kjo është detyrë për t’i dalë zot Atdheut.

Pra, 29 shtatori 2018 është dita e Juaj. Atë ditë protestoni fuqishëm. Protestoni me faqe te bardhë, me maturi, dinjitetshëm dhe më mençuri.

Zoti na ndihmoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat