Deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët si komb vuajtën zitë e ulirit

Opinione

Deri te shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët si komb vuajtën zitë e ulirit

Nga: Ragip Guraziu Më: 28 shtator 2018 Në ora: 11:35
Ragip Guraziu

Pavarësia e Shqipërisë që lindi më 1912,ndaloi planin strategjik të mitit serb për realizimin e ëndrrës së tyre për një Serbi të Madhe.Që do të thotë; Qeveria serbe kishte bërë planin, për realizimin e ëndrrës së saj duhet patjetër që të gllabëronte tokat shqiptare. Pastaj, realizimin e Serbisë së Car Dushanit, miti serb e shikonte në shfarosjen e popullit shqiptar,asimilimin e në veçanti asgjësimin fizik të tyre.

Serbia për të mos hargjuar municionin,thernin shqiptarët me thika!

Po,pra Serbia i quante shqiptarët si popull i egër që kjo pati ndikim dhe te shtetet tjera dhe morri jehon gati në tër botën për ti bindur ata kështu,Serbia ia mundësoi vetes përdorimin e të gjitha metodave më çnjerëzore,më shtazarake për zhdukjen e tërësishme nda një kombi që quhej kombi shqiptar,dhe për ta mësuar atë popull të egër,siç na quente Serbia,për të jetuar në një shtet modern.

'Dora e Zezë'' band kriminale

Në Ballkanin e trazuar kishin ndodhur shumë befasi me opinionet që krijonte Serbia,opinioni i përgjithshëm si ai evropian dhe botëror i kishte mbyllë sytë përpara gjenocidit që përjetonte populli shqiptar. Siç shihej asaj kohe,vihej në zbatim urdhi suprem,tani më i paralajmëruar se ndaj këti populli,gjithnjë i pafajshëm,por hallkë në sy për serbinë,duhet të përdoren,që Serbia i lejonte vetës duke bindur të tjeret,se janë të lejuar të gjitha metodat më të egra të zhdukjes fizike të një gjenocidi si platformë dhe si praktikë përbërse të një sistemi që s'i dihej fundi.

Plani i hartuar nga Qeveria e Serbisë e cila tani më kishte hyrë thellë në tokat shqiptare dhe bënte krimet e papara në histori. Gjenocidi, zjarri dhe plaçkitja. Shkaku nuk kishte rëndësi, ai gjendej, krijohej e kjo s’ishte problem. Edhe vetë këto organizoheshin nga një band kriminele serbe që në hallkë kishte shfarosjen e shqiptarëve kudo që ata janë.diku si në Kosovë ndikim kishte vet kjo''Dor e Zezë,banda kriminale numër një serbe,e ne viset tjera ku jetonin shqiptarët si në Maqedoni e Mal të Zi ndikonte serbija gjithnjë duke diktuar nëpërmes të kësaj bande tek serbet e asja krahine,shteti ku jetonin shqiptarët,e që kishte pak serb por me ndikim të madh siç i cekem Maqedonin dhe Malin e Zi,që serbet e asaj ana(edhe pse shqiptaret ishin shumicë) ky ishte një shkas,pres shkaseve tjera për shfarosje e shqiptareve kuda që janë e jetojnë nga kjo band kriminele serbe.Kjo band kriminele serbe e dirigjuar nga Serbia,dhe nuk ishte kjo e vetmja band kriminele serbe Serbia kishte edhe shumë banda tjera që kishte formuar e trajnuar vetëm për shfarosjen e shqiptareve me duart te lira sepse shtetet tjera apo BE-ja e Evropa dhe e tërë bota vetëm në ato kohra veshtronin dhe asqë iu interesonte se çka po ndodh me kombin shqiptar?!Serbia me Banbat e veta kriminele, kishte të drejtë të vrasë në fushë, mal, rrugë bile për kokë njeriu merrte edhe shpërblime. Në shumë raste të shtypit të kohës kemi edhe lëvdime nga ushtarë e ushtarak të ndryshëm që kanë udhëhequr me ekspeditat ndëshkuese dhe shfarosëse.

Serbia iu kishte hyrë këti gjenocidi ndaj shqiptarëve që të krijoi paqen e vet por të shfarosë shqiptarët

Gazeta angleze''Daily Cronike'' shkruante ne atë kohë;“Serbët deklarojnë hapur se shqiptarët muhamedan duhet të zhduken, ky ishte mjeti më efikas për vendosjen e paqes në këtë vend”. Serbia kishte hyrë që të krijojë paqen e vete por të shfarosë shqiptarët.

Në vitin 1912 në afërsi të Shkupit 2000 dhe në afërsi të Prizrenit 5000 shqiptarë u masakruan. Gazeta daneze “Riget” shkruante; “Komanda e forcave serbe në Maqedoni ka marr karakterin e komandës masakruese ndaj popullsisë shqiptare, ushtria zhvillon një luftë të neveritshme shfarosëse”, po në të njëjtën gazet më tej shkruan, “fshatrat shqiptare rrethohen dhe u vihet zjarri, ndërsa popullsia nxirret nga shtëpitë dhe vritet si minjtë. Për këtë gjueti njerëzish ushtarët serb flasin me mburrje.....dje u dënuan 36 shqiptarë me vdekje dhe u vranë në vend. Nuk kalon ditë pa pasur vdekje të tmerrshme të shqiptarëve. Lumi është mbushur me kufoma. Çdo ditë organizohen ekspedita ndëshkuese në fshatra rreth e rrotull. Dje thekson autori i të dhënave një oficer serb më ftoj edhe mua të marr pjesë në një ekspeditë të tillë duke mu mburrur se një ditë më parë si kishte vrarë me duart e tij 9 shqiptarë”. Autori më tej thekson se “duket se ishte kthyer në traditë hakmarrja ndaj një populli për qëndresën ndaj pushtuesit dhe kjo hakmarrje shtrihej në masë, në pleq, gra, fëmijë, e në therje të pa mbrojtur të çdo moshe e seksi. Kështu ngrihej një “stuhi” shtazore duke përfshirë mbar jetën njerëzore deri dhe me të plagosurit, të sëmurët, sakatët etj. Thika, arma e zjarrit, pusi, lumi i Vardarit ktheheshin në mjete për mbytje e asgjësim masiv, ku një masë që i mungonte ndërgjegjja njerëzore shfaroste masën njerëzore”.

Pas shpalljes së pavarësisë (1912) kufijtë u përcaktuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër

Pas shpalljes së pavarësisë së SHqipërisë (1912),kufijtë e shtetit të ri shqiptarë u përcaktuan në Konferencën e Anbasadorëve në Londër,1913.Një bazë të vendimeve të kësaj konference,një rrip verior i Çamërisë mbeti brenda kufijve të shtetit shqiptarë.Në këhën e monarkisë së mbretit Zog,në këtë zonë u krijua një njësi e vetme administartive që u quajt''Nënprefektura e Çamërisë''.Me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve (1913),pjesa më e madhe e siperfaqes së Çamërisë,rrethet e Filadit,Gumenicës,Margellicit,Prevezes,Artës e të tjerë,mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar.Kjo krahinë iu aneksua Greqisë.

Me vendimet që mori Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913,territoret etnike shqiptare u coptuan në katër pjesë,nga të cilët,më pak se gjysma u përfshi në kufijtë politik të shtetit shqiptar,ndërsa tri pjesët tjera,donëse me pupullsi kryesisht muslimane,u ankesua nga monorkitë e krishtera,nga Serbia,Greqia e Mali i Zi.Me këto vendime,parimi i së drejtës kombëtare,i trumbetuar nga Fuqitë e Mëdha gjatë shekullit XIX,u SHKEL.Platforma e rilindasve frymëzoi Kuvendin e Vlorës (1912),i cili i dha shtetit SHqiptar,që në lindjen e vet, karakter demokratik laik dhe iluminist.Formimi i shtetit të pavarur shqiptar krijoji premisën për realizimin në të ardhmën,të programit madhore të Rilindjes Kombëtare për bashkimin kombëtar.Pas afro 100 vitesh të shtetit të pavarur shqiptar,paraqitja,përpunimi dhe zbatimi i një platforme mbarë shqiptar,mbetet një detyrë ende e paplotësuar.nga pikëpamja gjeografike,njësia mbarëshqiptare do të perfshinte trojet ma se vijonë;Republikën e SHqipërisë në kufijtë e sotëm,Republikën e Kosovës në kufijtë e sotëm,Çamërinë dhe trojet e tjera shqiptare në Greqi,Trojet shqiptare në Maqedoninë Përendimore,Trojet shqiptare në Mal të Zi(Ulqini,Hoti,Gruda,Plava,Gucia,Rozhaja e tjerë) Ah që në këto momente autorit të këtij shkrimi që po iu kujtohen vitet e 60-80-tat kur rapsodi i mirënjohur i kombit shqiptar, indjeri tani Riza Bllaca,kur këndonte në dasma ,ndeje e ahengje(pasi autori vie nga i njëjti fshat dhe lagje nga vie edhe rapsodi Riza Bllaca),këngët e këtij vilajet,ku po e shkputemi një pjesë;''pa Plavë e Guci,nuk do të ketë shqiptari,këndonte rapsodi Bllaca''.

Pastaj vijnë trojet shqiptare në Serbinë Jugore(Preshevë,Bujanovcë dhe Medvegjë).Një SHqipëri e së ardhmës,me një trung të plotë e të përcaktuar,përafërsisht në pesëkëndëshin,Ulqin-Podujevë-Preshevë-Strugë-Prevezë do të kishte kushte të mjaftueshme për begadi ekonomike,përparim shoqëror e qëndrushmëri politike.Rrjedhimisht,ky vend do të kthehej në një faktor paqeje dhe stabilitet në Ballkan e më gjerë.

 Pavarësia e Shqipërisë që lindi më 1912,ndaloi planin strategjik të mitit serb për realizimin e ëndrrës së tyre për një Serbi të Madhe.Që do të thotë; Qeveria serbe kishte bërë planin, për realizimin e ëndrrës së saj duhet patjetër që të gllabëronte tokat shqiptare. Pastaj, realizimin e Serbisë së Car Dushanit, miti serb e shikonte në shfarosjen e popullit shqiptar,asimilimin e në veçanti asgjësimin fizik të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat