Diell dimri në politikën e Kosovës

Opinione

Diell dimri në politikën e Kosovës

Nga: Dedë Preqi Më: 29 shtator 2018 Në ora: 12:28
Dedë Preqi

Ka shumë për të thënë, nëse pushteti e humb besimin tek populli dhe ndikimin e vet mbi gjendjen e përgjithshme- gjë që mund të ndodh në një vend ku humbet vlera e ekzistencës njerëzore. Kjo do të thotë që, gjendja e qytetarit në Kosovë, në çastet më të nevojshme dhe të favorshme të jetës së tij në liri dhe demokraci, e ka humbur drejtimin e vet nga mungesa e shtetit ligjor dhe mungesa e ndërgjegjës dhe përgjegjësive për tu ballafaquar me nevojat e qytetarëve të vendit.

Në Kosovë po udhëhiqet një politikë kryeneqe, që nuk embështet interesat dhe jetën e qytetarëve të vendit, duke bartë në vete një rrezik që shtrien rrënjët e veta në anarki dhe në imazhin e saj që nuk garanton të ardhmen e këtij populli për të realizuar ëndërrat e veta në përspektivën evropiane, ashtu sikur e meriton ky popull një gjë të tillë.

Qytetari i Kosovës, nuk është më në gjendje të përjetojë atë që e ka përjetuar sidomos në luftën e fundit, por thjeshtë e parallogarit dhe do ta kontrollonte gjendjen e vet në një formë të prekshme, i cili nuk e ka besuar se do të ndodh në këtë gjendje dhe nuk e ka besuar se do të përballët me efekte të paimagjinuara nga brenda politikës dhe njerëzve të vendit të vet, që ka të bëjë me tiparin e asaj që do e quajmë  shpërthim i një politike të pa natyrshme.

Megjithatë ndeshëmi me rrezikun e rrëshqitjes të shtetit sovran, nëse përkrahen opsionet e lëvizjeve të kufijve, sikur opsioni i presidentit Thaçi, në shkëmbimin  teritoreve në mes Kosovës dhe Serbisë. A kemi të drejtë të thëmi, nga që niveli politik dhe kulturor i mijëra qytetarëve, apo 80% të popullit të Kosovës, do të jetë më i ulët se ai dhjetëve, apo një individi?

Në fakt, Kosova në këtë gjendje është e kidnapuar dhe e izoluar në frymën e saj politike dhe ekonomike, e cila në rend të parë duhet të çlirohet nga politika e një grupi të rrezikshëm brenda pushtetit dhe shtetit të vet, në krye me Thaçin, dhe korin e diplomacisë imagjinare, që e vë në dyshim të ardhmën e këtij populli dhe vendi.

Do të duhej një bashkim i të gjitha fuqive politike të vendit dhe një përqëndrim përpjekjesh të bazuara në një qëndrim të ri politik, nëse ia dojmë të mirën këtij populli dhe këtij vendi, përmes të cilit politikat e njerëzve regresiv dhe politikave të tyre lojale, do heqin dorë nga nismat e tyre individuale dhe grupore, ku vlera e tyre do të bie dhe do mbetët e vogël e çveshur, e pa fuqishme dhe e humbur kundër masës...

Duhet të theksojmë edhe një fakt, i cili për momentin do të ishte shumë i rëndësishëm, sidomos në marrëdhëniet dhe efektin e tyre me BE-në dhe SHBA-të, që këta të fundit po zhgënjehën me njerëzit e politikës së Kosovës. SHBA-të, pothuaj se sot, nuk janë të drejtpërdrejt me Kosovën, sikur ishin dikur për të gjallët e presidentit Rugova, por në një mënyrë po kalojnë përmes të një ndërmjetësi dhe parallogaritjeve formale, dhe shkaku dihet, nga humbja e besimit dhe rrolit të udhëheqjes kosovare.

Nëse nuk jemi përgjegjës dhe nuk jemi të ndërgjegjshëm para qytetarëve dhe vendit tonë, SHBA-të, si edhe BE-ja, nuk do rrinë gjithherë roje e tërësive të këtij vendi, apo ti fajësojmë të tjerët dhe të presim ndihmën e tyre, ndërsa ne, të shndërrohemi në parazita politik dhe ekonomik, në këtë mënyrë është e pa mundur ta ndryshojmë imazhin tonë së pari para vetëvetës, pastaj edhe para botës, e cila nuk po e kupton lëmshin tonë të problemëve...

Ky lloj diell i dimrit në politikën kosovare nuk është aspak i shëndetshëm, duke i mashtruar frytët e kësaj toke, sepse rrezet e këtij dielli kanë ndjesi të zbehtë dhe rrezet e këtij dielli janë të pa kapshme për bimët e dheut të Kosovës. Prandaj, politika kosovare duhet të ishte më e matur, posaqërisht ndaj marrëdhënieve me SHBA-të, që nuk do të ndjehët e fuqishme vetëm me një shtrëngim dore të presidentit të këtij vendi, por mbi të gjitha të përvijohet një ndjenjë vegjilence, serioziteti dhe përgjëgjësie ndaj qytetarëve të vendit tënd.

Është vështirë të shprehim gjithë atë që është duke ndodhur në politikën kosovare dhe askush nuk është në gjendje të shpjegojë qëllimin e saj, vetëm një gjë kuptohet, e cila e dikton gjendjen në mënyrë reale, e ajo është varfëria, e cila prek çdo pjesë të vendit, poashtu edhe lëvizja e njerëzve të këtij vendi e pa punë dhe e pa përspektivë, posaqërisht të rinjët që e vërshojnë fshatin dhe qytetin e këtij vendi, duke bredhur te imazhi i njerëzve pa përspektivë dhe ardhmëri.

Të gjitha këto janë të lidhura ngushtë me ekonominë e këtij vendi, e cila po gjymtohet ditë përditë, si edhe në mungesë të investitorëve të huaj, por edhe në importimin e shumë mallrave dhe gjërave ushqimore nga vendet që nuk do duhej të plotësojmë këtë boshllëk, kur e kemi këtë lloj malli në vendin tonë, duke hargjuar miliona euro për ujë të pijës që marrim me miliona litra nga Serbia dhe vendet e rajonit.

Populli i Kosovës, nuk ka fuqi ta mposhtë këtë lloj regjimi, këtë lloj politike të ndytë, këtë lloj politike të pistë, i cili po ia hanë mushkëritë këtij populli, duke e degraduar në çdo aspekt, dhe duke ia shembë thëmelet e këtij shteti demokratik. Prandaj, këtij populli nuk i mbetët formë tjetër dhe nuk ka fuqi atomike, përveq që të ngritët i tëri në këmbë dhe të demostrojnë pakënaqësinë e vet, dhe pa reshtur, deri në përmbushjen e qëllimëve të veta ligjore dhe jetike. Ky lloj pushteti nuk e meriton qeverisjen dhe udhëheqjen e këtij vendi, i cili akoma ka aromë gjaku...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat