Kufijtë personalë të Hashim Thaçit!

Opinione

Kufijtë personalë të Hashim Thaçit!

Nga: Kimete Berisha Më: 29 shtator 2018 Në ora: 22:25
Kimete Berisha

1. Aspak, ama hiç hiç, nuk u hetua mungesa në protestë e Shpend Ahmetit dhe e asaj hamshoricës që kurrë se kish pas lëshu 'm.tin' nga goja.

Protesta sot i dëshpëroi të gjithë ata që kanë mbajtë ymyd se Vetëvendosja u shkatërrua nga largimi i të 'pakënaqurve', ama sot u pa se Vetëvendosja u përtri me largimin e tyre, u krasit si pema nga degët e tepërta dhe si bahçja nga bari i keq. 

Ky është testi i parë që tregon se Vetëvendosjes nuk iu ka heq copë.

2. Hashim Thaçi ish nxi. Krytë ju kish zvogëlu prej nervozës. 

Për ta fshehur pasigurinë e tij u çu shkoi në Ujman, shkoi me polici speciale, aq i lirë është ai vend sa nuk shkohet i paarmatosur. 
Kur tha kam pi kafe me serbët, nuk e shihke veten e Ardii nuk guxon mi tregu se sa patetik e i pafuqishëm dukej, punë e madhe që pi ti kafe me serbë. Çka na ndin neve me kë pi kafe ti o jahu! 

Kur ja nisi me poezi me përshkru bukurinë e Ujmanit dhe e shprehu dashurinë që ndjen ndaj bjeshkëve, dha mesazh shumë serioz se përnime me pas njet me nda Kosovën nuk e kish dasht Ujmanin. 

Fati ynë që s'u takua me naj lopë se e kish përshkru bukurinë e rrallë dhe tiparet e lopës së asaj ane që e dallojnë nga loptë tjera. 

Mos me pas shku në Ujman e në FSK ndoshta ish duk insan, por kështu si ka vepruar ky me panik tregon se po e ndjen fort se si 'po fryen për të një tjetër erë'.

3. E Kadri Veseli e kish gjetë ditën me shku me nejt me babën e Thaçit. Bajati. Priton mu bë i pari. S'din me qenë i pari. 

I parashikueshëm e i thjeshtë si pasuli pa maru. 

I tutet Hashim Thaçit e jo protestuesve, prandaj i çon selam Hashim Thaçit (se neve s'na interesojnë selamet e tij), se si gjoja nuk është kundër tij. 

Me qenë budallë Hashim Thaçi m'i besu, po.

4. Ramush Haradinaj trim, ka guxu me falë Çakorrin dhe ua ka mbyll gojën edhe poetëve 'të lashtë', të cilëve ua ka bë farakat me përmend më Rugovën e ndarë në poezi, i 'han dreqi', kurse Hashim Thaçin nuk po e lejojnë me nda Mitrovicën.

5. Albin Kurti e di mirë se pa u ndryshuar kufijtë nuk mundet me ndodh bashkimi kombëtar.

Prandaj është kundër ndarjes e jo kundër bashkimit. 

Lojë fjalësh kjo. 

Të thuash që je kundër ndarjes, kurrë nuk gabon. 

E të thuash se je kundër bashkimit, e bën bërllog. Të thuash që je për korrigjim kufijsh, i frikëson njerëzit, se korrigjimi është i paparashikueshëm dhe temë e gjanë. 

Prandaj, Hashim Thaçi 'po varet' në terminologjjinë e tij. Dhe, duke shikuar për ti korrigjuar kufijtë e Kosovës, po njoftohet me kufijtë e tij personal. Për herë të parë në jetën e tij, i ka parë kufijtë e tij. 

Është kokëfortë e dogmat, prandaj nuk e pranon se sa mirë i bie m'i pa dhe m'i pranu kufijtë personal deri ku i shtrihen. 
Kur e sheh kufirin tënd se deri ku mund të shkosh, dhe ku përfundon rruga jote, dikush edhe mund të tranohet. Nuk është lehtë me pa fundin, por është mirë.

6. Për t'ia rritur vlerën gjestit të shokut të tij me varka e me filma, Vuçiçi e mobilizoi ushtrinë. Mendja e tij kur të problematizohet nga Serbia vizita e Hashim Thaçit në Ujman, për inat të Serbisë ne do ta ndryshojmë disponimin. 
Sigurinë e Kosovës e ka në dorë NATO, prandaj Vuçiçi s'ka me kë të luftojë, veç nëse i shpall luftë KFOR-it, që përgjigjet për sigurinë në Kosovë.

7. E vetmja 'e metë' e kësaj proteste ishte që u kry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat