Defektet Progresive në Politikën e Kosovës

Opinione

Defektet Progresive në Politikën e Kosovës

Nga: Milazim Maraj Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:15
Milazim Maraj

Kaloj një kohë mjaft e gjatë më slogane të njëjta për kapjen e shtetit. Këto slogane tani më janë të skaduara dhe neveritëse për të i dëgjuar, pa efekt për ndryshim pozitiv, ndoshta edhe kur janë zgjedhur si slogane kanë pasur këtë qellim; të thuhen fuqishëm, të mbahen gjatë në opinion dhe të mos ndryshojnë asgjë. Nga së ndryshimit i frikohen ata që janë në pushtet apo në piramidat e partive politike.

Asgjë nuk funksionon e koordinuar, e përgatitur, më program për të ndryshuar në të mirë, më qellim të çartë, me program të studiuar mirë,transparent dhe te përgatitur. Ky defekt progresiv fillon nga subjektet politike dhe bartet i pa përmirësueshëm në institucione të vendit. Përmirësimi i tij nuk ka mundësi të behët në institucione.

Vendet që kanë njohuri për procese demokratike, për korrigjime të tilla përdorin revokimin nga subjekti përkatës. Kurse në Kosovë proceset politike po zhvillohen jashtë programit dhe statutit të subjektit dhe jashtë programit të shtetit dhe interesit të qytetarit. Motoja e tanishme e subjekteve dhe institucioneve është (unë partia, unë shteti). Për këtë formë të pushtetit interesi i përgjithshëm është reduktuar në interesa të ngushta individuale apo grupore, lokale. Udhëheqja pa vizion dhe diapazon nuk lejon hapje dhe transparencë .

Ajo si e tillë është e dënuar të zhvillohet brenda kornizave të caktuara të ngushta, në muzg dhe në fshehtësinë më të madhe. Këto forma të udhëheqjes nuk behën transparente, në sipërfaqe dalin vetëm pasojat si prodhim i këtyre veprimeve të dëmshme dhe të rrezikshme për  shoqëritë demokrate. Për të mbajtur këtë gjendje në interes të grupeve të vogla brenda dhe interesave të huaja jashtë prodhohet mjegull.

Një mjegull tillë ishte udhëtimi masiv i Presidencës dhe shtetit të Kosovës në SHBA. Pjesa më e madhe e aktivitetit të pa koordinuar dhe të pa përgatitur u zhvillua korridoreve të ndërtesës së OKB. Ky veprim ishte i ngjashëm më autografin që Daçiq i kërkonte Presidentit të SHBA që i bëri të qeshin të gjithë të pranishmit në sallë. Kthimi i tyre në Kosovë ishte jo shumë i publikuar dhe jo më një qëndrim.

Presidenca kishte shpresa që do të përkrahet qëndrimi për korrigjim të kufijve. Përkrahja e SHBA e pa çartë për kalimin e FSK në FARK. Kjo nuk u sqarua mjaftueshëm nga Kryeministri i Kosovës. Përkrah SHBA, transformimin e FSK më Ligj apo më Kushtetutë?  Qeveria kishte mësuar së nuk do të ketë ndryshim të kufijve. SHBA kishte qëndrimin e vetë të pa lëkundur e përkrahim çdo vendim që ju do ta merrni. Kjo gjendje tani për korrigjimin e kufijve  dhe mosmarrëveshjen e shqiptarëve në mes veti ka dëmtuar projektin për liberalizim të vizave. Kjo gjendje po dëmton dhe rrezikon sovranitetin e Kosovës.

Në këtë kohë të  ridefinimit të rendit botëror Kosova me këtë udhëheqje të pa aftë dhe miope rrezikon pozicionin e vet në këtë arenë. Partitë e vjetra në Kosovë janë të kapura po aq sa shteti dhe institucionet. Ato ose duhet të reformohen dhe të freskohen më vlera të domosdoshme për të përballuar këtë gjendje kaç të komplikuar, ose duhet të shuhen. Deputetet e Kosovës nuk rrezikojnë përfitimet personale për interes të vendit.

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka orientim të çartë dhe bashkëpunim të nevojshëm që definojnë drejt gjendjen e përgjithshme të vendit. Andaj nuk ka programe të përgatitura mirë për të i dhënë vendit drejtim të duhur  të zhvillimit dhe integrimit në institucionet ndërkombëtare që janë jetike për të ardhmen tonë kombëtare. Në çdo subjekt në Kosovë duhet të konsolidohet demokracia e cila mungon dhe mungesa e sajë po prodhon pasoja të rënda për vendin dhe qytetarin.

Protesta e LVV në Prishtinë ishte protestë e një subjekti politik, kjo shprehu qëndrimin e qytetarit por edhe kryeneçësinë e liderëve të opozitës që të bashkëpunojnë në ndryshimin e gjendje në interes të vendit. Lundrimi i Presidentit po këtë ditë në liqenin artificial të  Ujmanit ishte një veprim pa ndonjë program presidencial. Qytetari serb u ndëshkua më plumba të kallashnikovëve për këtë pritje. Me çka do ta mbroj shteti i Kosovës këtë qytetarë? A ka ndonjë reagim të përgatitur të shtetit tonë për këtë rast?  A ka një prezantim të mirë, të çartë  të organet relevante ndërkombëtare për rrezikun që u kanoset qytetarëve serb në Kosovë nga Serbia, kur ata të respektojnë institucionet e Kosovës? A do të i vije keq znj.

Mogherini për këtë serb viktimë të regjimit të Vuçiqit. Më këto kërcënime serbet e Kosovës nuk do të integrohen kurrë në institucionet e Kosovës. Këto sulme të armatosura stimulojnë  listën  kriminale serbe që  në qeverinë e Kosovës është pjesë pengesë e çdo zhvillimi  pozitiv të vendit tonë.  Sulmi i armatosur ndodhi pikërisht kur Kosova është në proces për pajtim më Serbinë, kërkesë më përulësi dhe pa kuptim nga institucionet më të larta të Kosovës . A mund të behët kështu pajtimi  me Serbinë i kërkuar më kaç inferioritet nga institucionet e Kosovës?

Një gjë është e çartë që në betejat e reja që po dalin në skenën politike ndërkombëtare më ekipin që e kemi nuk do të dalim fitues. Ndërrimet pozitive janë shumë të domosdoshme. Çdo pritje ka kosto!. Këtë  kosto do ta vuajnë qytetaret por duhet të përgjigjën autoret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat