Qëndrimi serbo-grek dje dhe sot ndaj shqiptarëve

Opinione

Qëndrimi serbo-grek dje dhe sot ndaj shqiptarëve

Nga: Sami Arifi Më: 2 tetor 2018 Në ora: 22:41
Sami Arifi

Udhëheqësit shqiptar duhet  t’ia përkujtojnë  presidentit grek, Prokopis Pavlopulos, dhe atij seb, Aleksandër Vuçiqit, përveç të drejtës etnike, shqiptarët kanë edhe të drejtën historike në trojet e tyre.

Ç’thotë presidenti i Republikës së Greqisë, Prokopis Pavlopulos, duke manipuluar me të pavërteta historike, duke thënë gënjeshtra absurde për të kakuarën historike për çamtë, ai thekson se; nëse Shqipëria dëshiron mbështetejen greke për në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të pranoi të vërtetën historike të dokumentuar të së kaluarës krimilale naziste të çamëve shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 29 shtator 1943.

Që prej viteve të mëhershme, po, edhe më vonë më 1912 e këtej nga dhuna e terrori i papar pati shpërngulje të pandërprera. Gazeta Express më 26 korrik 2015 shkruan se si grekët me mjete të ftohta (me sëpata) prejnë shqiptarët çamë të pafajshëm.

Presidentim i Republikës së Greqisë si duket po harron marrëveshjen greko-turke të arritur në janar të vitit 1923 në Lozan të Zvirës që në emër të këmbimit të turqve me grekë sipas Traktatit të Lozanës, në emër të turqve, që pa asnjë të drejtë iu dha grekëve mundësinë, përmes manipulimeve, për realizimin e objektivave të tyre për largimin e çamëve autokton shqiptarë në emër “si shqiptar me prejardhje turke”, që t’i shpërngulin mbi 384.000 dhe t’i zëvendësonin, popullonin vendin e tyre (shqiptarëve) me grekë. Pra, grekët larguan pjesën më të rëndësishme të popullsisë shqiptare kompakte, autoktone të Çamërisë për të krijuar “homogjenitetin e tyre etnik”.

Holokausti ndaj shqiptarëve çamë vazhdoi sidomos në mes të viteve 1944-1945, holokaust ky i paparë në historinë e popullit shqiptarë të Çamërisë i cili ndodhi më 25 qershor të vitit 1945, nga krimineli famëkeq, Napoleon Zerva me bandat e tij, i cili masakroi vetëm në një rast më se 2000 çamë të pambrojtur. Informatat e lilla i kishte dërguar në Londër, koloneli britanik, Vuthaus si dëshmitar i ngjarjeve, veç tjerash raportonte: “Ju bëj me dije se Napoleon Zerva, i nxori çamët nga shtëpitë e tyre dhe i dëboi me forcë. Dëbimi i tillë u bë përmes një gjakderdhje të madhe, pjesa e vogël e çamëve të cilët shpëtuan gjetën strehim në Shqipëri”.

Masakra e cila nuk mund të përshkruhet ndodhi në Filat, në mars të vitit 1945. Edhe pas gjitha përpjekjeve që po bën Greqia sot, ajo smunsd ta fshehë holokaustin që bëri me të gjitha mënyrat në të kaluarën, kundër shqiptarëve autokton. Udhëheqja e Shqiprisë duhet të ia bëj me dije presidentit grek, Prokopis Pavlopulos, historinë për të kaluarën, në mënyrë që të jetë e qartë rruga për të ardhëmen.

Edhe presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për lëvizje të lirë në pjesën veriore të Kosovës po kërkon të pyetët Serbia se kush, dhe kur, duhet të lëvizinë, apo si dhe kur, duhet punojnë shqiptarët në trojet, në atdheun e tyre, duke harruar se deri ku ishte vendi i shqiptarëve. Duhet t’i përkujtohet atij (Aleksandër Vuçiqit) se si u shpërngulën nëpër kohë shqiptarët në mënyrën më barbare nga trojet e tyre, nga Serbia të ndihmuar edhe nga Rusia.

Në vitin 1877 nga qytetet pothuajse me shumicë, të cilat ishin, të banuara me shqiptarë; Nishi, Leskovci, Vranja, Prokupla, Kurshumlia e tjera, pra, në dhjetor dhe janar të vitit 1877 gjetën vdekjen në mënyrat më mizore më se 35 mijë shqiptarë dhe u shpërngulën nga vatrat e ture autoktone më se 160 mijë shqiptarë.

Dëshmit për gjenocidin serbo-grek kundër shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, autoktone argumentohet përmes kronikanëve të kohës si; Edith Durham, Leo Freundlich, Leon Trockit, Hermenling Ëagner, Milan Sufflay si dhe përmes argjipeshkvit shqiptar katolik të Shkupit, Lazër Mjeda e shumë të tjerëve. Të dhënat dëshmojnë se, kur Shqipëria shpalli pavarësinë kishte 700.000 banorë, ndërsa nga gjenocidi serbo-malazez e grek u zhdukën fizikisht më se 500.000 (gjysëm milioni) shqiptarë.

Prandaj, nga të dhëna të pakta, të prezentuara për të bërat e serbo-malazezëve dhe grekëve ndaj popullatës shqiptare, mbi aneksimin e trojeve të tyre, u jepet e drejta historike udhëheqsëve të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i thuhet presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mësojnë të drejtën historike që aq shumë thirren në atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat