Ah sikur të ishte ashtu si i dinë ?! populli!

Opinione

Ah sikur të ishte ashtu si i dinë ?! populli!

Nga: Hafiz Shala Më: 4 tetor 2018 Në ora: 20:08
Hafiz Shala

Fillozofia marksiste-leniniste-enveriste, duket se është alfa dhe omega e Partisë Demokratike të Kosovës. Këta, nuk mundë të shkeputen nga kjo fillozofi, ideologji me të cilën u edukuan, e sunduan shtetin që nga çlirimi i Kosovës e deri sotë. Në mendjet e tyre të çartura e të mykura, ata mendojnë kësisoji dhe janë shumë të bindur se kjo është e vërtetë dhe vazhdojnë deri në marrëzit e tyre, pa u ndalur dhe të bindur se ashtu është!.

Ah sikur të ishte ashtu si i dinë ?! populli! amerikanët thonë gjithmonë "I' wish!

Nëse pyesim se anëtarët e të cilës parti sotë gjinden nën akuza më të rënda! për krim, korrupcion, nepotizëm, arrogancë, argatizëm për Serbinë, manipulim me shtetin, fshehje të pasurisë marramendëse dhe mosdeklarimin e tyre të vërtetë, mos deklarimin e pasurimit të jashtëligjeshëm, moskundërvenja me fakte dhe ,mospaditja e Serbisë, për krimet e bëra në luftën e fundit në Kosovë, ska dyshim që është PDK-ja dhe janë këta që e drejtojn sot.

PDK –ja, është Parti, që pretendon se është demokratike, por që në thelb të saj, program dhe ideologji është marksist leninsite – me drejtues kuadro të majt dhe enveristë të flakt me dekada në Kosovë dhe në Zvicer, Gjermani, SHBA, e kudo nga u mblodhën ata për të bërë partinë që ja vunë emrin PDK.  

Ata janë nashkalimi i organeve shtetërore të Kosovës dhe shkelja e Kushtetutes së Republikës së Kosovës, afera skandaloze “Pronto” me kuadrot me të larta të partisë - PDK-së.

Që nga, moszbatimi i vendimve gjyqësore për vepra penale, ikja nga shteti për krimet e bëra gjatë luftës, dhe pas luftës, nga disa prej drejtuesve të lart të kësaj partie, të cilët janë në pritje të skadimit të afateve gjyqësore, është një krim me vete që dikush duhet të përgjigjet sot apo nezër në Kosovë me vendosjen e ligjit.

Sepse, nuk mundet të shkohet përpara dhe Kosova të bëhet kur udhëheqësit e saj, vazhdojnë me kërcenimet ndaj prokurorve, gjyqtarve dhe organeve tjera shteterore ( kuadro të këtill ka plot edhe nga rradhët e partive të tjera si AAK-ja, e Ramush Hardinaj, e cila me të parin e saj ka bër kercenime ndaj prokurorit të ikur nga Kosova, për në SHBA).

 Mëpastajë, kulminacioni i shumë dukurive që janë shenja të kapjes së shtetit dhe çka jo tjeter janë edhe këto pjesë e asaj se sa të inkriminuar janë disa në PDK dhe AKK, dy parti që pretendojnë se janë demokratike por janë të majta – me bindje enveriste.

Presidenti i shtetit, është i PDK-së, njeriu që sillet jo si President i Kosovës, dhe i unitetit,  por  si një monark i krisur, që bën punë dhe detyrën e përçaresit më të madhë, si faktorit politik dhe atij shteterorë.

Ngase, në vendë të unifikimit që i takonë nji Presidenti legjitim, i zgjedhur nga populli ai tani ka marrë mbi vete “gradat” e përçarjes.

Në pushtet që nga çlirimi ky President, ka qenë në poste të larta shtetetore, deri të posti i fundit, por, asesi i çkëputur nga kontrollimi dhe kapja e partisë dhe  kapjen e shtetit.

Anashkalimi i Parlamentit, anashkalimi i institucioneve te Kosovës deri të kontrollimi i Gjykatës Kushtetuese me qëllim që  shfrytëzojë për nevojat e tij, personale për të ju shmangur akuzave të rënda, për t’i ikur prgjegjësive, për defunkcionalizimin e shtetit.

Ose dhe për akuzat që ka ai për bashkpunim me Serbinë, për të falur territore nën teorinë e korigjimit, rikonfigurimit, korrektimit apo kush dreqin e di se çdo t’I pjell mendja se ai po ndryshon çdo ditë nga deklarimet e qendrimet e tij.

Me iden e treshes “Thaqi, Vuqiq, Rama”, për bashkimin me Kosovën, të Luginës së Preshevës,  që do të ja “falte” Serbia, Kosovës, si shkëmbim territoresh, do të ishte një budallalik dhe çmenduri që vetëm ndonjë anoramal mund ta besojë, këtë lojë të Serbisë ku ka rënë viktimë Presidenti i Kosovës, që as vet ma do mendja nuk di se çfarë po bën .

Ai tani që I ka “ngecur sharra në gozhdë” është i gatshëm të nxitë trazira në marrveshje me homologun e tij, serb, dhe të krijojnë situata shumë të rrezikshme, për vendin dhe miqtë tanë ndërkombetar.

Dhe, ja, që kjo na qenka PDK-ja, partia - pushtet që “ është e barabartë me Kosovën”?! simbas teorisë marksit – leniniste – “Partia është truri dhe mendja e Popullit” një parrull ideologjike kjo e Enver Hoxhës.

Por, nëse PDK është Kosova, athere, mjerë për Kosovën. Por, fatëbardhësishtë, as Kosova nuk është PDK-ja dhe as PDK-ja nuk është Kosova.

Koalicioni është i nji grupi të gjakut prandaj edhe janë bashkuar ideologji dhe marrëzi bashkë.

Napoleon Bonaparti do të thoshte: “Njerëzit i bashkonë frika ose interesi!”

Ky koalicion, është i të dyjave…...edhe i frikësuar për humbjen e pushtetit edhe intersi i pasurimit dhe i keqëperdorimit të paras së taksapaguesve.

Demonstrata e organizuar nga Vetëvendosja, që kesi heri mundë të thuhet se ishte e përkrahur edhe nga shumica e partive opozitare ose e anëtarësisë se tyre, por posaçërishtë nga populli, ishte nji ndër demonstratat më të mirëorganizuara, ma masovike dhe ma civilizuese. E thënë pak më thjeshtë paqesore si asnjihere ma parë.

Saktësishtë, drejtuar kundër Presidentit të shtetit për ndryshimin e kufijve të marrëveshur me Daciqin ma parë, duke e përkrahur idenë e tij saktesishtë të Serbisë së Millosheviqit, me detyrë që ketë ide t’a zbatojë i pari i shtetit të Kosovës kushedi nën çfarë kushtesh dhe shantazhesh që vetëm “Treshja” Beograd, Prishtinë, Tiranë po e dijnë.

Unë do të pajtohem me vrejtjet e shumta drejtuar Vetëvendosjes për simbolet e përdoruar në këtë demonstratë, ku mungojë flamuri dhe hymni i Kosoves.

Të gjithë e dijmë se, as flamuri nuk është shprehje shtetsisë së Kosovës e lerë ma hymni. Të gjithë jem të pajtimit se, ky ka qenë nji leshim shumë i dhimbshem me shpresë që do të ndryshohet dhe duhet të ndryshohet.

Pra, duhet të identifikohemi me simbolet që na përfaqësojnë si shtet për mos ti dhënë rastin Serbisë që shtetin amë Shqiperinë ta përdorë e keqëpërdorë për t’a anashkaluar Kosovën gjatë busedimeve. Dhe, për ta kaluar në lajthijtje, që duke pranuar Shqipërinë si partnere në këto bisedime të “Treshes”, të tentojë në ndarjen e Kosovës për mbi lumin Iber e këtej.

Kërkesat e demonstrueve janë legjitime dhe të pakontestueshme, sepse Kosova është në rrezik si kurrë me parë.

Duhet të vazhdohen deri në realizimin e këtyre kërkesave të cilat njiherit edhe janë gjithëpopullore siç u verejtë nga demonstrata e parë.

Presidenti si udhëhëqes i këtyre bisedimeve në krye të Kosovës, ka dështuar, për mendimin tim, sepse ai ka mashtruar dhe ka tradhetuar Kosovën. Këtë, e tha demostrata këtë e tha populli i cili kurrë nuk do ta pranojë.

Opozita bashkë me popullin i cili në këtë rast është edhe opozitë kundër të këqijave që po i pregatiten Kosovës, duhet të jetë e paluhatshme dhe në numër sa më madh, dhe e pa tërhjekur për asnji moment.

Duhet të veprohet shpejtë, sepse, ky president është në gjendje të provokojë trazira ndër ma të rrezikshmet dhe atë mu në veri të Kosovës në marrëveshje dhe bashkëpunim me Vuqiqin të përkrahur dhe udhëzuar nga Rusia.

Shërbimet e jashtme intelegjente,janë shumë të angazhuara dhe përkushtuara për zbatimin e programit të tyrë: dështetëzimin dhe pengimin e funkcionimit të shtetit të Kosoves.

Deritani, fatëkeqësishtë deridiku, ja kanë arritë me angazhimin e njeriut të tyre-presidentit të Republikës së Kosovës.

Vizitat e Delegacionit të shtetit të Kosovës ne SHBA dhe numrimi tyre, tre delegacione dhe të ndara nga njeri tjetri tregojnë se Kosova politikisht është e “përçarë” dhe aspak unike.

Në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, anipse në koridoret e saj! sikur të shfrytëzohej per Kosovën, nuk do të ishte edhe aq  tragjike, por, fatëkeqësishtë për vetëpromovime që nuk ishin aspak promovime por egzagjërime dhe
gënjeshtra që ju servonin popullit dhe asgjë tjetër.

Vizita e në Akademin më të njohur ushtarake amerikane Ëest Point, e Kryeministrit të Kosovës, ishte diçka që vërtetë do ta dëshironin shumë shtete të regjionit të Ballkanit, por, a e aresyetojë Kryeministri këtë pritje madhështore me paraqitjen e tijë dhe a e kapitalizojë?

Ah,sikur të ishte ashtu!

Vizita në Pentagon dhe pritja nga Sekretari Mattis, dhe vizita në Ëes Popint Akademinë e madhe Ushtarake Amerikane e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ishin nji moment shumë i rëndësishëm për transformimin e FSK-së, në ushtri të rregulltë të Republikes se Kosovës.

Një mbështetje amerikane, si një element i rëndësishëm që përfaqesonë dhe shprehë shtetësinë e Kosovës.

Por, nga që “përvetesohet” dhe personalizohet , dy dyja këto vizita nuk u shfrytëzuan sipas asajë që SHBA-t kanë investuar dhe investojnë si miq të vërtetë, të shetit të Kosovës.

Ndihma që kan dhënë përshkollimin! pregatitjen e oficerve dhe ushtarve të Kosoves.

Gadishmerinë për të ndihmuar në pregatitjen tekniko ushtarake dhe logjistike si dhe përkushtimin që kjo forcë, megjithatë të shendërrohet në ushtri duke i përfshirë të gjitha mundesitë kushtetuese e ligjore.

Duke i patur parasyshë edhe pengesat e Serbisë përmes Listës Serbe që ta pengojë dhe pamundësoje këtë vendim të domosdoshem për shtetin e Kosovës.

Dhe, për fundë, e parapelqeva nji shkrim të zotit Lis Bukuroca ku pos tjerash thotë: citojë: “Sikur të dinin ata, se nuk dinë, athere do te dinin pak, por aq sa duhet për të mësuar shumë, mirëpo, deri kur ata të mendojnë,se janë më të dijeshmit, dhe derisa ne t’u dëshmojm, se ata janë më të padijeshmit, ata do të zbaviten dhe tallen me dijen tonë të pakët, kurse ne do të skuqemi me padijen e tyre marramendëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat