Anija fundoset, të çmendurit vallëzojnë!

Opinione

Anija fundoset, të çmendurit vallëzojnë!

Nga: Merxhan Jakupi Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:40
Merxhan Jakupi

Pas mbërritjes së lajmeve dhe informacioneve se referendumi ka pësuar fiasko dhe dështuar, filluan brohoritjet, ngazëllimi, duartrokitjet nga turma që kishin dalë në shesh dhe qendër për ta festuar dhe jehona e zërave duke bërtitur vdekje NATO-s nuk duam në EU ku  në gjithë  rrjetet televizive botërore ka qenë befasuese. Gjithë kjo skenë makabër dhe e trishtueshme, i ngjan Titanikut, anija fundoset, kurse të çmendurit dhe të marrët vallëzojnë. 

Të injorosh, të përkëmbësh, të tallesh të përbuzësh në mënyrë arrogante dhe të anashkalosh fuqinë më madhështore të njerëzimit, vlerat më dinjitoze, demokracinë dhe traditat iluministe liberale europjane, që deri tani ka shpikur gjithë njerëzimi, është paradoksale dhe tragjikomike. Të fyesh të përçmosh, të kesh ksenofobi, eurofobi neveri dhe melankoni ndaj figurave më karizmatike në botë, të tre personaliteteve që erdhën duke ju përkëdhelur dhe lutur për t’ju bashkuar familjes europiane dhe me aleancën PAX, superfuqi bipolare dhe kozmopolite në rruzullin tokësor, të mohoh dhe përbuzësh gjithë këto vlera duhet të jesh rival i fuqishëm, komb ose nocion me gjeostrategji ushtarake, ekonomike politike dhe ideologjike.

Një popull i vogël që akoma ka mbetur pa identitet, me një shtet të brishtë para dështimit dhe shpërbërjes të festosh, të shpallësh triumf dhe epope, do të thotë të jesh i marrë, i varfër të mos njohësh vetveten, i mitur dhe i pailuminizuar. Në fund dhe djalli tallet, dhe thotë, o ju të mjerë o ju të marrë, unë u habita me ju. Nuk besoj se aq lehtë do t’ju mashtrojë dhe mposhti. Në fund u hap kutia e Pandorës. Bojkoti i referendumit nuk ishte mos ndryshimi i emrit, por prapaskena vizioni i një pjese të nacionalistëve dhe panosllavistëve ortodoks është se ata nuk duan që Maqedonia të antarësohet në NATO dhe Unionin Europjan. Bojkoti dhe dështimi i referendumit që për shumicën e qytetarëve të Maqedonisë, të shteteve fqinje dhe të shteteve në Unionin Europjan ka qenë befasues dhe shokues.

Sllavo maqedonasit si popull janë të ndarë në dy tabore. Tabori i parë  janë ultranacionalitët, populistët tradicionalistë panollavistët të inpiruar nga Rusia dhe liderët e VMRO DPMN dhe tabori i dytë janë modernistët proeuropian, shumica e SDS që tentojnë Maqedonia pas zgjidhjes së ngërçit, kontekstit të emrit të integrohet në strukturat NATO dhe BE. Sipas analistëve dhe ekspertëve europjanë, Rusia ka pasur influenca ka derdhur dhjetëra milion dollarë. Bashkëpunimi i agjentëve rus me liderët nacionalistë kanë manipuluar masën dhe kanë ndarë para. Po ashtu disa bisnesmenë grekë të djathtë nacionalistë kanë ndarë para të majme në popullatë. Në shumë rrjete informative si facebook, twiter është bërë propagandë dhe fushatë duke manipuluar popullatën. Maqedonia në NATO dhe BE do të jetë në favor të shqiptarëve.

Shqiptarët janë aleatë të Perëndimit. Me ndryshimin e emrit, Maqedonia në NATO dhe BE do të jetë kapitullim dhe gjunjëzimi i popullit maqedonas dhe Maqedonisë. Shqiptarët me ndihmën e aleatëve SHBA dhe BE do të kërkojnë federatë ose konfederatë si në Bosnje mini shtet nga Republika Serbe. Dalja dhe përkrahja në referendum pa masë e shqiptarëve të Maqedonisë, nacionalistët dhe panosllavistët i ka irrituar akoma më shumë. Sikur shqiptarët të bojkotonin referendumin këta fanatikë primitivë dhe meskinë do të dilnin dhe përkrahnin një çik më tepër referendumin. Ata në fund do të lidhin pakt me djallin, por asnjëherë nuk do të shkonin së bashku me shqiptarët në familjen europiane. Janë sikur rivaliteti vjehërr nuse. Vjehrra duke parë si rivale nusen e djalit nga cinizmi dhe xhelozia ka dalë shprehja ‘për inat të nuses, të vdesë djali”. Edhe se këta nacionalistë shovinistë dhe dogmatikë janë me kokë të kthyer nga vëllai i madh kanë nostalgji dhe konspiracion t’u bashkangjiten vëllezërve të tyre që rrjedhin nga toka gjaku dhe fisi nga e njëjta etnogjeni. Por absurdi dhe paradoksi është se po të shpërthejë fuqi e barotit përsëri në Ballkan, ata nuk do të shkonin tek vëllezërit e tyre. Ata si refugjatë së bashku më liderët e tyre do të vinin me nga një valixhe në dorë në tokën e premtuar në Perëndim, në parajsë e jo në ferr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat