Kush ishin miqtë e shkollës shqipe?!

Opinione

Kush ishin miqtë e shkollës shqipe?!

Nga: Sami Arifi Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:29
Sami Arifi

Aktiviteti i austro-hungarezëve në Shqipëri në aspektin kulturor kishte objektiv të veçantë në të cilën nxiste e lartësonte shpirtin e nacionalizmit shqiptar,...,qëllimi i tyre ishte të ngrehëte nivelin kulturor e materjal të kombit shqiptar dhe të trajnonte ata (shqiptarët) për vet-administrimin e pavarësisë.

Më 4 korrik të vitit 1863, Konsullata Austriake në Shkodër njofton ministrin e saj se   “që nga viti 1855 ka pasur në Shkodër një shkollë fillore. Ajo qe drejtuar më parë nga mësues laikë që ishte ndihmuar nga dashamirësia e qeverisë sonë”. Arsimi i lartë në Austro-Hungari i të rinjëve student shqiptarë, u bënte në universitetet më të mira të vendit me qëllim që ata të shërbenin si elita në Shqipëri.

Ato u bënin me fonde të shtetit austro-hungarez që jepeshin fshehurazi nga sllavët që ishin brenda Monarkisë, nga se ata protestonin për një gjë të tillë. Pra, brenda Monarkisë ishin ngritë zëra hungareze, çeke kundër zemërgjërsisë dhe shkollimit falas të nxënësve dhe studentëve shqiptarë. Në një gazetë çeke të fshatarëve “Selske listy” shkruhej se:

“Çdo vit harxhohën shuma të konsiderueshme për shkollimin e fëmijëve shqiptarë të cilët Monarkia i ka më përzemër se fëmijët e popullit çekë që janë megjithatë pjesë e kësaj Monarkie,..., për mbështetjen e nënshtetasëve të saj zor se janë planifikuar nga arka shtetrore qindra (krouna),...,kurse për shqiptarët qëndrojnë vazhdimisht miliona në dispozicion.

Me qëllim të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare shqiptare, Vjena kishte bër themelimin e shkencës së Albanologjisë në mënyrë që të ngrihte krenarinë kombëtare tek shqiptarët që tu tregohej atyre se ishin populli më i vjetër në Ballkan dhe Evropë. Pra, studiuesit austriakë dhe gjermanë hedhën bazat e shkencës së albanologjisë që në fakt shumë pak (ajo bazë) studiohet në Shqipëri nga se idet e tyre (studiuesve albanolog) aq të guximshme i trembin disa studiues të pandërgjegjshëm shqiptarë.

Një pjesë e madhe e studiuesve albanalog (veprat e tyre) vazhdojn të mbeten të pa përkthyera në shqip, prandaj edhe njihen shumë pak nga shqiptarët. Që nga Bosnja, studiuesit albanolog që punuan mjaft shumë ishin:

Franc Baron Nopça, Robert Jokl, Theodor Ippen, Gustav Majer të cilët themeluan shkencën e albanologjisë dhe hapën institute të tilla në Sarajevë, Budapest dhe në Vjenë. Konsulli dhe studiusi Johan Georg von Hahn me veprën “Studime Shqiptare”, mbahet edhe sot si “baba i albanologjisë”.

Theodor Ippen në vitin 1897, që ishte edhe Konsull austriak në Shkodër, bëri një udhëtim në Shqipërinë Qëndrore, ku iu dha mundësia të takohej me dy bejlerë që kishin mjaft ndikim në rrethinë e Tiranës dhe Elbasanit, veprimtaria e të cilëve ishte e drejtuar kah arsimi i popullit nëpërmjet kultivimit të gjuhës shqipe, si dhe themelimit të shkollave, e ata ishin Murat Toptani dhe Dervish Elbasani të cilët kishin qenë mikptitësit e tij. Pas largimit të Ippenit (konsullit austriak) autoritetet turke arrestuan dy këta bejlerë patriotë.

Historianët austriakë botuan edhe akte diplomatike që ilustrojnë çështjen e Shqipërisë Mesjetare për periudhën 344-1406 dhe u mblodhën nga arkivat e Venedikut, Raguzës, Napolit, Romës që Milan Sufflay ishte një nga autorët.

Shtypi shqiptarë që botohej nëpër botë, financimin më të madh e kishte nga austriakët. Me mbështetjen e Ministrisë së Jashtëme të Monarkisë, i Madhi Faik Konica nxirrte në Bruksel revistën mujore shkencore-politike “Albania”. U financuan edhe gazetat tjera si: “Ylli i Dritës”, gazeta “Besa Shqiptare”, gazeta “Populli”, gazeta “Posta e Shqipërisë”, gazeta “Atdheu” e të tjera. Pra gazetën  Atdheu në Konstancë e drejtuar nga Mihal Lehova e financonte Vjena.

 Në një letër falenderuese për Vjenën, Mihal Lehova shkruante se: “Me ndihmën tuaj pata mundësinë të plotësoj detyrën që i kisha vënë vetes për drejtimin e gazetës Atdheu dhe që (kjo gazetë) ka ndihmuar në çështjen shqiptare”.  Edhe Lulo Malësori që jetonte në Kajro, kërkonte të themelonte gazetën “Përlindja Shqiptare”, i kërkon ndihmë Monarkisë. Në një letër për Ministrinë e Jashtëme të Monarkisë ai shkruante se:

“Duke u bazuar në miqësin e sinqert që Austro-Hungaria tregon ndaj atdheut tonë fatkeq gjë për të cilën ne i jemi asaj shumë mirënjohës,...,i kërkoj zotrisë së juaj botimin e gazetës në emrin e Luco Malësorit nga se nuk e lejon ate qeveria egjiptiane”.

Financimi u bënte vetëm nëse editoriali i gazetës kishte qëllime kombëtare. Vjena kishte konrtibuar edhe në financimin e veprave të autorëve shqiptarë që ishin: Sami Frashëri me veprën “Shqipëria Ç’ka Qenë Ç’është e Ç’do të Bëhet”? , ka financuar edhe të gjitha veprat e Fishtës e shumë të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat