Bisedimet për korigjimin e kufijve - strategji e Serbisë për rikthimin e idesë së Serbisë së madhe!

Opinione

Bisedimet për korigjimin e kufijve - strategji e Serbisë për rikthimin e idesë së Serbisë së madhe!

Nga: Dr. Sc. Reshat Nurboja Më: 13 tetor 2018 Në ora: 19:59
Dr. Sc. Reshat Nurboja

Hapja e bisedimeve eventuale për ndrrimin apo korigjimin e kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë në thelbin e saj ka diçka shumë më serioze e më përmbajtësore se sa është ndërrimi eventual i disa fshatrave në mes këtyre dy vendeve…

Interesi bazë, së paku nga strategjia ekzistuese serbo-ruse është që Kosova të shfrytëzohet si pikënisje për zhbllokimin e qendrimit unik e shumë të vendosur ndërkombëtar se me asnjë çmim e në asnjë rrethanë të mos lejohet të hapet dialogu për ndrrimin, korigjimin apo çfarëdo loje tjetër të kufijve kudo në botë… Për këtë arsye me aq ngulm insistohet nga Serbia e jo vetëm nga ajo që të lejohet e fillohet ky bashkëbisedim e marrëveshje rreth korigjimit të kufijëve… Se edhe përcaktimi i përdorimit të përkufizimit “korigjim” e jo ndonjë tjetër, është i konceptuar e analizuar mirë e mirë…Se korigjimi nënkupton se diku apo dikur është bërë ndonjë gabim rreth përcaktimeve të kufijëve e tani ato gabime duhet të korigjohen!

Në këtë kontekst, hyn edhe deklarata e kryetarit të Serbisë, Aleksander Vuqiq të potencuar në veri të Kosovës, se “Millosheviqi ka qenë lider i madh serb e me qellime të mira, të cilat nuk janë realizuar për shkak të rrethanave historike”…Kjo, nuk ishte një deklaratë e tij e momentit apo e emocionit momental por ishte një element i shkëputur nga mozaiku shtetror e kishtar serb drejt misionit për krijimin e Serbisë së Madhe, qellim ky i penguar dhe I luftuar ndërkombëtarsiht në vitet 1991-1999… Prononcimi i Vuçiqit në very të Mitrovicës, në Kosovë, kishte mesazh ringjalljen e misionit serb dikur të proklamuar nga Milloshevqi në Fushë Kosovë…! Sic potencohej në atë deklaratë të presidentit të Serbisë, Millosheviqi nuk kishte fat për shkak të rrethanave të atëhershme historike të cilat sipas Vuqiqit, tani këto rrethana kanë ndryshuar në favor të Serbisë dhe ofrojnë mundësi reale për rrumbullakësimin optimal të “endrrave: serbe, gjegjësisht, rikthimin e idesë bazike të Memorandumit të Akdemisë Serbe të Shkencës dhe Arteve të vitit 1986, për krijimin e Serbisë së Madhe me mendësinë shoveniste se kudo ku ka bashkësi serbe, ato duhet bashkangjitur Serbisë me çka do të krijohet në tërësi “Të gjithë serbët në një shtet”…!

Me këtë strategji serbe e ruse nuk rrezikohet aq shumë Kosova sa rrezikohet Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Mali i Zi e përmes tyre edhe e gjithë Evropa e Bota…

Për këtë arsye me të drejtë mbizotëron një konstatim e vlerësim shqetësues se hapja eventuale e temës së korigjimit të kufijve në bisedat Kosovë – Serbi, do t’i mundësonte Serbisë dhe aleatëve të saj t’i “hapin dyertë” për realizimin e pretendimit historik e shpirtëror të shtetit e kishës serbe e ruse për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet serb, gjegjësisht, të krijimit të Serbisë së Madhe…!

Në ketë projekt të tyre, shteti serb për momentin në prapavi e në heshtje ka përkrahjen dhe ndihmen shumë konkrete finansiare e diplomatike edhe jo të pak vendeve e individëve me ndikim ndërkombëtarë…!

Përkrahja e kësaj ideje apo projekti serb në Kosovë nga individë të caktuar ende nuk po mundet të përcaktohet e konkludohet a është për shkak të interesave personale, shantazheve, për shkak të naivitetit intelektual e politikë apo vlerësimit të tyre, se, me lejimin eventual ndërkombëtar të ndryshimit apo korigjimit të kufirit të Kosovës me Serbinë, nuk po i ndihmohet vetëm Serbisë për jetësimin e ëndrres së tyre për krijimin e Serbisë së Madhe por sipas tyre kjo i hapë mundësinë edhe shqiptarëve për krijimin e Shqipërisë Etnike…?!

Kosova, gjegjësisht, disa persona të caktuar dua të besoj pa vetëdije e qëllim të keq po manipolohen e shfrytëzohen nga “kuzhinat” shumë më të afta se ta, si çelës për jetësimin e strategjisë tani më të dekonspiruar serbe e ruse…Disa shqiptarë dhe jo vetëm ata janë duke e luajtur rolin e “lepurit apo miut elektrik’, të cilin po që lejohet nga bota, gjegjësisht, nga Amerika e Gjermania të vihet në veprim kjo “lodër”, përkrahësit e idesë të Serbisë së Madhe do ta ndjekin pas me ngulm drejt cakut e kundërshtarët e kësaj ideje e loje poashtu do të jenë të detyruar të i vien pas për ta ndalur sa më parë vrapimin e këtij “lepuri apo miu elektrik” se gjatë këtij vrapimi do të ndezën shumë vende të minuara nga të cilat, eksplodimi dhe pasojat do të dëgjohen e përjetohen në të gjithë Ballkanin e shumë më larg…Andaj, Kosova nuk duhet me asnjë çmim të bie në gracken e Serbisë e të merr rolin e “lepurit apo të miut elektrik”…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat