“Vijat e kuqe” të Ilir Metes në bisht sorre

Opinione

“Vijat e kuqe” të Ilir Metes në bisht sorre

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 16 tetor 2018 Në ora: 20:20
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Në leksikonin historiko-politik të vendeve të kolonizuara afrikane dhe aziatike (1945-2018), thuhet se asnjë shtet në botë nuk është shkolonizuar, duke caktuar "vija të kuqe" dhe duke flertuar dhe koketuar me fuqitë e mëdha kolonialiste për shkak se shtetet e dobëta dhe kuiazishtetet nuk i pyesin shtetet e mëdha për “vija të kuqe” e as për “vija blu”, sepse  fati i tyre varet nga shtetet e mëdha, ashtu siç ndodhi me SHQIPËRINË ETNIKE të copëtuar dhe të kolonizuar si rrjedhim i vendimeve të padrejta historike, politike dhe juridike të Fuqive të Mëdha të Evropës, më 1878, më 1913 dhe më 1919.

Historia e hidhur e derisotme e popullit shqiptar të shtypur dhe të kolonizuar ka provuar se “vijat e kuqe” kanë lënë të ndezur prushin nën hirin mesjetar të kolonializimit gjenocidal sllav në Ballkan. Mirëpo, ky zjarr nuk do të shuhet përderisa të mos organizohet mbajtja e një KONFERENCE NDËRKOMBËTARE PAQËSORE për  ridefinimin e kufijve artificialë të Ballkanit. Këtë duhet ta kërkojnë urgjentisht Ilir Meta, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Edi  Rama, Jo të  “karrabythen”, duke vizatuar  “vija të kuqe” në akull, duke aminuar “Dialogun e Brukselit” (2010-2018), i cili pretendon copëtimin verior të Kosovës.

Vërtet, kjo “vijë e kuqe” duhet të heqet urgjentisht dhe, në vend të saj të  vihet “vija e gjelbër” për mbajtjen urgjente të KONFERENCËS NDËRKOMBËTARE  PËR BALLKANIN, ku do merrnin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit, të Evropës me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkolonizimi  i shqiptarëve pa “vija të kuqe”

Në qoftë se shtetet e Balkanit nuk kanë probleme të pazgjidhura ndërterritoriale mes tyre, atëherë pse Serbia  dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008)? Pse  Serbia nuk heq dorë nga Presheva, Bujanoci dhe Medevgja? Pse Greqia nuk heq dorë nga Çamëria , përkatësisht nga Epiri ilirik-shqiptar, të kolonizuara dhe të aneksuara, që nga Kongresi i Berlinit (1878) dhe nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913)?  Pse Mali i Zi nuk heq dorë nga Uliqini, Tivari, Plava, Gucia, Tuzi, Trieshi, Koja, Hoti…etj.? Pse  Maqedonia nuk heq dorë nga territoret shqiptare të Iliridës (Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri,Manastiri, Prespa…etj.?

Sa më sipër, si mund të vihen “vija të kuqe”, kur të gjitha këto probleme të pazgjidhura me bagazh kolonialist sllav rëndojnë mbi supet e shqiptarëve dhe të më se gjysmës së territoreve autoktone të Shqipërisë Etnike?

Në këtë rast konkret, që përbën rrezik për qëndrueshmërinë, për sigurinë dhe për paqen e Ballkanit, liderët drejtues të Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk kanë asnjë të drejtë morale, kushtetuese dhe ligjore, që t’i heshtin këto probleme politike, kombëtare dhe shtetërore, duke tërhequr  “vija të kuqe”  gjoja që të “mos hapet Kutia e Pandoras”, domethënë  që të mos hapet shqyrtimi dhe zgjidhja e problemit kolonial shqiptar (1878-2018).

–Mbase sipas logjikës së tyre të “robit”, që me çdo kusht ta ruajnë kolltukun dhe pushtetin e përjetshëm kinse për ta ruajtur  “qetësinë”, përkatësisht për ta ruajtur status quo-n e ekuilbrave të politikave kolonialiste dhe hegjemoniste sllave në Ballkan (1878-2018), duhet të  “vizatohen” vija të kuqe, që të mos lejohet “dreqi” të dalë nga “Kutia e Pandoras”, se  do t’ua gllabëronte pushtetin, luksin, milionat dhe gjithë pasurinë e fituar në kurrizin e popullit dhe të Shqipërisë Etnike (1990-2018).

“Kutia e Pandoras” është e hapur qe më se 140 vjet në territoret e Shqipërisë Etnike (1878-2018).  Mirëpo, që atëherë, edhe sot në fundin e dekadës së dytë të shekullit XXI, përmbajtja kolonialiste dhe hegjemoniste e kësaj kutie ka ngelur e paprekur dhe e pandëshkuar  ligjërisht  nga drejtësia  shqiptare dhe nga ajo ndërkombëtare. Ky është problemi, që kërkon zgjidhje urgjente, pikërisht sot, kur Amerika  me aleatët e saj evro-perëndimorë është e pranishme në Ballkan.

Ndryshe, vërtet, “Kutia e Pandoras”, do të ngelë si “gogol” për trishtimin  dhe për frikësimin e politikave shqiptare, protagonistët e të cilave, shkolonizimin dhe shpëtimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë po e kërkojnë, duke tërhequr  “vija të kuqe” për ta ruajtur si “souvenir” të përjetshëm  “Kutinë e pandoras” sllavo-bizantine, sepse kjo është garantuesi i vetëm, që klasës sunduese në pushtet i siguron “jetë të gjatë dhe të ëmbël idilike”  me  partnerët e vet sllavo-bizantinë ballkanikë, duke mos e prishur bashkëpunimin dhe miqësinë  “tradicionale” kolonialiste dhe korrupcioniste me ta, gjithnjë, duke e ruajtur gjallë “goglin” e përbashkët enigmatik në “Kutinë e Pandoras”  për t’i frikësuar shqiptarët, që të  mos luftojnë kundër padrejtësive dhe kolonializmit shekullor sllavo-bizantin.

Jo këmbimi,  as korrigjimi, por ndryshimi i kufijve të Ballkanit

***   Shpëtimi politik i Hashimit, kërkesa e tij Mogerinit dhe Trumpit për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Ballkanin.

Deri tani (1945-2018)  në  doktrinën e  sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, ende nuk ka “pjellë” ndonjë teori e re, që flet se, duke këmbyer territore,  duke tërhequr “vija të kuqe” dhe duke mos hapur “Kutinë e Pandoras”, të jetë arritur zgjidhja e ndojë problemi kolonial në botë (Afrikë, Azi, Amerikë Latine).

Prandaj, as shqiptarët nuk do të kenë gjasa reale që përmes “vijave të kuqe” dhe të moshapjes së “Kutisë së pandoras”,  të shkolonizohen nga kolonializmi gjenocidal shekullor sllav i Ballkanit.

Këtë duhet ta mbajnë parasysh edhe  presidentët  Ilir Meta dhe Hashim Thaçi, si dhe e gjithë “makina derjtuese” shtetërore e Shqipërisë dhe e Kosovës.

Duhet të pranojmë  faktin se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka gabuar qasjen e ridefinimit të kufijve, duke ngulmuar që vetëm me një marrëveshje të thjeshtë politike mes tij dhe presidentit  serb Aleksandar Vuçiq, të bënte kinse njëfarë “korrigjimi të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo qasje është plotësisht e gabueshme mbase as korrigjimin e as ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund ta bëjnë  vetëm Thaçi me Vuçiqin, pa mbajtjen e një Konference  Ndërkombëtare, ku do të merrnin pjesë shtetet evropiane me SHBA-në në krye dhe me Rusinë.

Këtë duhet ta kërkojnë urgjentisht, edhe presidenti Thaçi, edhe presidenti Meta, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Të mos merremi me “linçimin” e Thaçit, por me korrigjimin e qasjes së drejtë  të ridefinimit në “pako” të kufijve artificialë të Ballkanit .

Pra, në vend të qasjes së gabuar të Hashim Thaçit për “korrigjimin” e kufijve të Kosovës me Serbinë , presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të duhej të kërkonte nga Amerika  dhe nga BE-ja, që të rindërkombëtarizohej  zgjidhja e problemit kolonial shqiptar, duke kërkuar urgjentisht mbajtjen e një Konference Ndërkombëtare, ku do të debatoheshin problemet e pazgjidhura territoriale mes shteteve  të Ballkanit (1878-2018).

Kjo, do të duhej të ishte kërkesa politike  dhe diplomatike e Tiranës zyrtare, jo përfolja e “vijave të kuqe” dhe e “Kutisë së pandoras”  si masa preventive çimentuese për  “ngrirjen e thellë” të mëtejme të  sundimit kolonial dhe nekolonial sllav mbi territoret shqiptare në Ballkan.

“Vija e kuqe”e presidentit Ilir Meta  për Kosovën

-“Mbështetja e sigurisë dhe e stabilitetit të Kosovës”.

Po si do të arrihet kjo strategji, kur  sipas Kushtetutës së Serbisë (2006), “Kosova është krahinë e Serbisë”?

Si të ruhet ky stabilitet,  kur Serbia ka ndërkombëtarizuar “problemin verior”, duke e konsideruar si “pjesë integrale të saj”?

Si të ruhet siguria e Kosovës, kur Beogradi vazhdimisht po ndërhyn në çështje të brendshme të Kosovës, duke mos e njohur qeverinë dhe shtetin e Kosovës?

Si mund të pohojë Meta se ka “vija të kuqe” për Kosovën, kur ai, kryeministri i qeverisë, Edi  Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati njëzërit mbështesin Dialogun e Brukselit (2010-2018) në saje të cilit Boegradi ka bërë llogarinë e vet për copëtimin e territorit verior të Kosovës?

Në këtë kontekst, as Tirana e as Prishtina nuk kanë kurrfarë “vija të kuqe” vetëm se po vrapojnë si “Muça pas daive”, askush si pyet e as  si bën  “hesap” vijat e tyre kinse të “kuqe”. Po, për çfarë “vijash të kuqe” mund flasish, kur nuk ke sovranitet, as nuk je kurrfarë faktori me peshë piltike as në rajon, as në Evropë e as në botë?

Sikur  politika dhe diploamcia e Ilir Metes të kishte “vija të kuqe” për mbrojtjen e interest të përgjithshëm gjithëkombërtar shqiptar nuk do të kishte pasur kurrfarë “Dialogu të Brukselit” mes pales serbe dhe asaj kosovare.

Së fundi, do të kishte qenë e mira e Zotit, sikur Shqipëria dhe Kosova të kishin pasur “vija të kuqe” për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm gjithëkombëtar, territorial dhe shtetëror. Mirëpo, fatkeqësisht nuk kanë vija të tilla për shkak se sovraniteti i tyre është i brisht dhe  relativ në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat